vokshi, ndreca
TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet në Shëndetësi, ku që prej mëngjesit pritet të dëshmojë ishi-ministri, Ilir Beqaj.
Mbledhja është zhvilluar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kërkesën e Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point.
Opozita dhe kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e kanë refuzuar kërkesën e tij duke deklaruar se kjo gjë nuk lejohet. Nga ana tjetër mazhoranca thotë se nuk e pengon punën e komisionit nëse deklarata e ish-ministrit shoqërohet me prezantimin në Power Point.
DEBATET:
Vokshi: Ai mund të ketë qejf që sot të shkojë të flejë në shtëpi. Ka ardhur me pranga në duar, le ta dëgjojmë, se keni bërë shoë. S’jam si ju që keni ardhur me dajre në dorë.
Ndreca: Ke dëgjuar ndonjë nga ne këtu që të flasë për hallet që keni ju, apo që të përmendim historitë… Është mungesë etike.
Vokshi: E kuptoni sa etike është se dy persona në këtë komision janë në konflikt interesi, njëra drejtoreshë e tjetri avokat. Ti mos mbro atë, ndoshta s’ke ardhur nga këta faktorët si Çyrbja. S’jemi këtu as për gjynaf as për keqardhje, dënuat pa rregullore e ligj, 40 deputetë të opozitës.
Metaj: Kryetare ju po e mbroni, keni mision për ta mbrojtur, ne s’po e ndihmojmë.
Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën ty, as e dua respektin tuaj. Nuk janë kryer 500 mijë analiza, ju ndaj nuk e lejoni që të flasi.
Metaj: Kryetare bëni edhe ju si ne që mos ta ndihmojmë.
Vokshi: Ca po mbroni ju, krimi i organizuar do ua caktojë listën juve?
Metaj: Ju jeni vrasës, vratë 4 njerëz në 21 janar
Vokshi: Ata njerëz i çuat ju atje, dhe atë që ishte atje e bëtë kryetar bashkie dhe partie. Bjeri dajres se i bie më mirë se fjalës.
Ndreca: Çfarë frike ke nga power point, pse nuk ia jepni mundësinë? Të ka ngel fiksimi atje, atë ke problem, ne nuk po shkelim ligjin.
Vokshi: Unë uroj që të fitosh ca pikë sot që të shpëtosh nga disa halle personale që ke, nuk i ke më pak se Ilir Beqja.
Ndreca: Po sigurisht se PD është hedhur në sulm, se ju doni që unë mos flas. Por ti nuk mbron dot askënd, ti je bërë qesharake.
Vokshi: Ke plot halle, duke filluar nga kapelet te tjetërsimet e pronave…
Ndreca: Eja në Gjykatë, eja tregoje të vërtetën para gjyqtarit, ose do të marr ca lekë ty, ti je bolshevike. Ti je kryebolshevike, merresh me emra, s’merresh me argumenta. Ti je një hitleriane, ti përshtyn çdo qytetar të këtij vendi, të cilët as janë të dënuar.