LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni kërcënohet me për tenderin 1 mln eurosh, në pranga rivalët, pronarë të 'Alcani Sh.P.K.', kishin paguar kriminelë

• Eral Myftaraj, bizesmen që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua nga katër persona që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. • Bëhet fjalë për rivalët e tij, pronarët e kompanisë ‘Alcani Sh.p.k.’ Shaqir dhe Algert Alcani, si dhe dy persona të paguar prej tyre, Edmir Boci, 37 vjeç dhe një 38-vjeçar me inicialet L.K., i shpallur në kërkim. • Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Tërhiqu nga tenderi ose të vrasim...”/ 3 të arrestuarit për kërcënimin ndaj biznesmenit në pranga, para Policisë heshtin

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Foto ilustruese

ELBASAN- Tre persona u arrestuan në Elbasan këtë të hënë dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, të cilët i kërkonin të tërhiqej nga një tender i fituar në Bashkinë e Tiranës. Në të kundërt, do ta vrisnin atë dhe djalin e tij.

Deri më tani, sipërmarrësi Shaqir Alcani, djali i tij Algert dhe Edmir Boci nuk kanë pranuar të flasin dhe të rrëfehen para grupit hetimor.

3 VITE ME PARE

Kërcënimi i biznesmenit, Partia e Lirisë denoncon: Alcani dhe djali i tij u punësuan në Bashkinë e Tiranës, kanë fituar 13 tendera

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Silva Caka

TIRANË- Partia e Lirisë reagoi ditën e sotme për operacionin e Policisë së Shtetit, ku u prangosën tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër sepse kërcënonin një biznesmen që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Dy prej të arrestuarve janë Shaqir Alcani, pronari i kompanisë “Alcani shpk”, dhe djali i tij Algert Alcani, i punësuar si përgjegjës në Bashkinë e Tiranës. Partia e Lirisë, nëpërmjet Silva Cakës, thotë se kompania në fjalë ka fituar plot 13 tendera në Bashkinë e Tiranës.

“Shaqir Alcani (administrator i "Alcani" sh.p.k., kompania që ka rrafshuar pyjet në Elbasan), ka fituar 13 tendera në Bashkinë e Tiranës, ku i biri, Algert Alcani, punon si përgjegjës sektori. Sot, babë e bir, plus edhe ca kriminelë të kontraktuar, kanë kërcënuar me jetë administratorin e një kompanie tjetër, që ka fituar një tender rreth 1 milionë euro për furnizimin me lëndë drusore dhe që nuk tërhiqej nga gara. Bashkia e Tiranës, e vendosur plotësisht në shërbimin e familjeve të punonjësve të saj patronazhistë, nuk verifikon asnjë paligjshmëri, as konfliktin e interesit, mjaft që të marrë pjesën e saj”, shkruan Caka, zyrtare e Partisë së Lirisë.

3 VITE ME PARE

MESAZHI në telefonin e biznesmenit: Tërhiqu nga tenderi ose do të vrasim ty dhe djalin tënd

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Eral Myftaraj

TIRANË- Biznesmenit Eral Myftaraj i mbërriti një mesazh në telefon: Tërhiqu nga tenderi që ke fituar ose do të vrasim ty dhe djalin tënd. 

Ky mesazh mbërriti në telefonin e biznesmenit, nga personat të kontraktuar nga Shaqir Alcani, konkurrent në një garë prokurorimi publik për blerjen e lëndëve drusore në Bashkinë e Tiranës. Myftaraj kallëzoi rastin në Policinë e Elbasanit pak javë më parë.

Policia thotë se Boci së bashku me një person tjetër me incialet L.K. ishin kontraktuar nga biznesmeni Alcani për t’i bërë presion konkurrentit të tij, që të hiqte dorë nga tenderi i zhvilluar në Tetor të 2022.

Vlera e tenderit të fituar nga Eral Myftaraj kap shifrën e 41.220.000 lekëve. Krahas mesazheve biznesmeni i kompanisë me seli në Cërrik, është takuar dhe fizikisht gjatë disa takimeve të zhvilluara në Tiranë me personat e kontraktuar nga Shaqir Alcani. Pavarësisht kanosjes së vazhdueshme, Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tenderi për drutë! Kush është pronari i ‘Alcani shpk’, që kërcënoi me jetë familjen e biznesmenit nga Cërriku

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Shaqir Alcani

TIRANË- Personi në foto është Shaqir Alcani, personi i cili së bashku me të birin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj, që të tërhiqej nga një tender 1 milionë eurosh për furnizimin me lëndë drurësore në shkolla. Së bashku me djalin e tij, kërcënuan biznesmenin, pasi donin që tenderin ta përfitonin vetë. 

Raportohet se babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e kërcënonin biznesmenin Eral Myftaraj. Njerëzit që u paguan për të kërcënuar biznesmenin janë nga Lezha e Burrelli, por jetojnë në Kamëz.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Kërcënoi biznesmenin për tenderin 1 milionë eurosh, ky është i riu që vetëdeklarohet si zyrtar i Bashkisë Tiranë, jeta mes luksit në Dubai e Monte Carlo

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Algert Alcani

TIRANË- Personi në foto është Algert Alcani, 27-vjeçari i cili së bashku me të atin kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, e këtë të fundit ta merrte i ati, Shaqir Alcani. I riu, vetëdeklaron se punon në Bashkinë e Tiranës si përgjegjës sektori. Këtë e reklamon me krenari edhe në rrjetet sociale. 

Mirëpo, nuk dihet nëse aktualisht punon në Bashki, pasi emri i tij nuk figuron gjëkundi.

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni

Siç shihet edhe në fotot e publikuara në Facebook, i riu bën jetë luksi e madje ka udhëtuar në shtete të ndryshme, si Dubai apo Monte Carlo. 

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni

3 VITE ME PARE

ME FOTO- U kërcënua që të hiqte dorë nga tenderi, ky është biznesmeni nga Cërriku

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Eral Myftaraj

TIRANË- Personi në foto është biznesmeni, Eral Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua nga katër persona që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. 

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni

Bëhet fjalë për rivalët e tij, pronarët e kompanisë ‘Alcani Sh.p.k.’ Shaqir dhe Algert Alcani, si dhe dy persona të paguar prej tyre, Edmir Boci, 37 vjeç dhe një 38-vjeçar me inicialet L.K., i shpallur në kërkim. Mirëpo, pavarësisht kërcënimit biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Biznesmenët paguan njerëz me rekorde kriminale! Si e kërcënuan me armë në kokë rivalin për tenderin 1 mln eurosh, njëri ende në arrati

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Foto Ilustruese

TIRANË- Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir kanë paguar persona me rekorde kriminale që të përndiqnin e kërcënonin biznesmenin Eral Myftaraj. Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për njerëz nga Lezha e Burrelli, por që jetojnë në Kamëz.

Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të përfshirë përveç atyre që janë arrestuar. Deri më tani janë vënë në pranga: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ndërsa i shpallur në kërkim është 38-vjeçari me inicialet L.K., për të cilin RENEA ka dalë në terren.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.

3 VITE ME PARE

Biznesmeni u kërcënua nga rivalët! ‘Alcani Sh.p.k’ ishte mësuar të fitonte, 13 tendera iu dhanë vetëm nga Veliaj

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Bashkia Tiranë

TIRANË- Anëtarët e familjes Alcani që kërcënuan biznesmeni Eral Myftaraj nuk njihnin humbje! Shaqir Alcani, 62 vjeç, rezulton pronar i ‘Alcani Sh.p.k.’, kompani që furnizonte objektet arsimore me lëndë drusore dhe në total ka përfituar 28 tendera. Vetëm nga Bashkia Tiranë, e drejtuar nga Erion Veliaj, kjo kompani ka marrë 13 tendera dhe siç duhet humbja përballë Myftarajt ka qenë e papranueshme për familjen Alcani.

Në pranga janë vënë: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K.. Ata kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë. Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe ka bërë kallëzim në polici.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ “Të zhdukim familjarisht”, kush është biznesmeni që u kërcënua për tenderin 1 mln eurosh

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Foto Ilustruese

ELBASAN- Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona. Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes. Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni 'Tenderi' që solli arrestimin e tre persoinave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. 

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë tre të arrestuarit që kërcënuan me jetë biznesmenin për tenderin në Bashkinë Tiranë

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Arrestimi

ELBASAN- Janë zbardhur emrat e tre personave të vënë në pranga nga Policia e Elbasanit që kanë kërcënuar biznesmenin që kishte fituar një tender në Bashkinë Tiranë. Mësohet se ata janë: Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç; dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. I shpallur në kërkim është 38-vjeçari me inicialet L.K..

Të katër e kishin kërcënuar biznesmenin me inicialet E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte.

E. M., nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.  Gjatë operacionit ‘Tenderi” janë sekuestruar automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

3 VITE ME PARE

"Tërhiqu"/ Kërcënohet biznesmeni nga Cërriku që fitoi tenderin në Bashkinë Tiranë, tre në pranga, një në kërkim

"Do të të vrasim, ty dhe familjen"/ Biznesmeni
Policia e Elbasanit

ELBASAN- Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen me inicialet E.M., që përmes kompanisë së tij ka fituar një tender në Bashkinë e Tiranës., Në njpoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se arrestimet janë kryer nga policia e Elbasanit. Në pranga janë vënë E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall L. K., 38 vjeç. Të katërt akuzohen për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Elbasan

Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm. Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal. Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

kercenohet biznesmeni algert alcani shaqir alcani eral myftaraj edmir boci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet