LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status të ngjashëm me Vatikanin!" Rama rikthen premtimin për Shtetin Bektashi: Nuk vendos në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë! Baba Mondi: Shpresojmë në stabilizimin e idesë

• Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.• Në këtë aktivitet u bë prezantimi për krijimin e shtetit Bektashi. • Baba Mondi tha se shpreson që ky të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. • Ai shtoi se kjo do të kujtohej jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë, por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë. • Kryeministri Edi Rama tha se bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar.• Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti. • Rama tha se nuk mund ta akuzojnë që po bën diçka në favor të një pale, duke iu referuar idesë për krijimin e një shteti bektashi. • Kryeministri tha se Selisë së Kryegjyshatës Botërore do t’i jepet një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit.• Rama tha se krijimi i Shtetit Bektashi nuk do të përçajë askënd, nuk do të kërcënojë askënd dhe as nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. • Ai shtoi se edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla. • Rama tha sot se askush nuk ka pse i trembet ides së dhënies së një statusi të posaçëm ndaj Selisë së Kryegjyshatës Botërore. • Ai tha se të gjithë duhet ta shohin këtë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për t'i garantuar vazhdimësinë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ka edhe disa që Allahu na ruajt ne prej tyre!" Ideja për krijimin e shtetit Bektashi/ Rama: Askush s’ka pse i trembet këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se askush nuk ka pse i trembet ides së dhënies së një statusi të posaçëm ndaj Selisë së Kryegjyshatës Botërore. Teksa mori pjesë në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Rama tha se të gjithë duhet ta shohin këtë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për t'i garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur, sipas tij, në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri. Ai shtoi se këtë ua sugjeron analistëve që, sipas tij, përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar.

"Askush që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, se ka edhe disa që flasin shqip dhe Allahu na ruajt ne prej tyre, dhe Allahu u bëftë derman mendjes së tyre, por shyqyr Allahut dhe lavdi Zotit janë pak shumë. Askush s’ka pse i trembet idesë së kësaj embleme, të këtij statusi të posaçëm të Selisë së Kryegjyshatës Botërore, përkundrazi gjithkush duhet ta shohë si detyrim për të mos e lënë të vdesë dhe për t'i garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri, dora vetë dhe si udhërrëfyes kuptimplotë për këdo që do të kuptojë pa u munduar fare dhe në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve që përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar.

Dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar, flasin pastaj shumëçka që është t’ju ridrejtuar Allahut me lutjen që t’ju bëjë derman edhe për mendjen e tyre. Fletoren e Bektashinjve lexohet shpejt dhe për të mos i vendosur shkopinjtë në rrota një karvani që i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe prosperitetit krah për krah me komunitetet e tjera për komunitetin bektashi", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status të ngjashëm me Vatikanin!" Ideja për krijimin e shteti Bektashi/ Rama: Nuk vendos në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri ku tha se Selisë së Kryegjyshatës Botërore do t’i jepet një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit. Rama tha se krijimi i Shtetit Bektashi nuk do të përçajë askënd, nuk do të kërcënojë askënd dhe as nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Ai shtoi se edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla.

"Historia e bektashinjve është thirrja imponuese për ti dhënë selisë së kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, nuk do të vendosë në diskutim sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë se çfarë nuk dëgjon njeri nga shqipet dhe shqipot kur u shkon mendja të bëjnë ndonjë gjë të re apo të bëjnë ndonjë punë, që të tjerët se kanë bërë.

Jo, Shqipëria është shtet unitar, nuk është shtet federal. Edhe Italia i ka nja 3 realitete brenda saj me statuse të tilla. Komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë arsye që të shqetësohen nga ky trajtim i veçantë, se nuk është trajtim i veçantë i një komuniteti fetar në vetvete, por trajtimi i merituar i në komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Të tjerët do ta kishin shpikur edhe sikur të mos e kishin. Ne e kemi dhe jemi gati që ta lëmë të vdesë. Një emblemë e tillë i jep Shqipërisë edhe më shumë dritë si shembull i respektit të asaj harmonie aq shumë të bekuar dhe kërkuar sot në mbarë botën që Papa Françesku kur erdhi këtu e pagëzoi si shembullin e një vëllazërie fetare në mbarë botën", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama tha se nuk mund ta akuzojnë që po bën diçka në favor të një pale, duke iu referuar idesë për krijimin e një shteti bektashi.

Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, pasi rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti. Rama tha se bektashizmi ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik.

"Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt.

Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks apo katolik. Nuk është sekt fetar, por dritë udhëzuese që shkon përtej kufijve të besimit, duke ofruar një mesazh dashurie, dhembshurie dhe largpamësie, bektashizmi ka edhe atdheadashurinë", tha Rama.

1 VITE ME PARE

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri/ Rama: Bektashizmi duhet të mbrohet nga shteti dhe populli shqiptar

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama tha se bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar. Ai shtoi se bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti.

"Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar. Dhe këto mund t'i them pa gajlen më të vogël sepse në këtë rast shyqyr zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale. Bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti", tha Rama.

1 VITE ME PARE

95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri/ Baba Mondi: Shpresojmë në stabilizimin e Statutit juridik ndërkombëtar të Urdhrit

"Do t’i japim Selisë së Kryegjyshatës një status
Baba Mondi

TIRANA- Aktivitet ku u përkujtua 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri nisi me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në këtë ceremoni mbajti fjalën dhe Kryegjyshi botëror i Bektashinjve i cili foli për kontributin e këtij komuniteti për vendin tonë, ndërsa u ndal edhe te ideja e krijimit të shtetit bektashi.

Baba Mondi tha se shpreson që ky të jetë viti i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Ai shtoi se kjo do të kujtohej jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë, por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë. 

Pjesë nga fjala e Baba Mondit:

Të nderuar miq të dashur vëllezër, ne përkujtojmë këtë përvjetor në dy shenja të mbara të fillimit të vitit, Nga njëra anë takimi ynë historik me shenjtërinë e tij Papa Françesku në një Kuvend vëllazëror që pati për kryefjalë paqen dhe harmoninë mes besimeve. Për komunitetin tonë bektashian kryefjalë të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërguara nga Zoti.

Ne shpresojmë që një vit me këto shenja të jetë edhe vit i përmbushjes, plotësimit të një domosdoshmërie të hershme të komunitetit tonë, stabilizimit të një statuti juridik ndërkombëtar rë Urdhrit Bektashi në Kryegjyshatën Botërore. Ne shprehim mirënjohjen tonë qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht kreut të saj, Zotit Edi Rama, që është treguar i vëmendshëm i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoje, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të statutit në fjalë.

Stabilizimi i mundshëm i një statuti juridik ndërkombëtar të urdhrit bektashi dhe Kryegjyshatës botërore do të kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë. Madje përforcimi dhe mirëkuptimi edhe për një tjetër komunitet që ndodh ta harrojmë, atë të jobesimtarëve që e respektojmë, ashtu si kundër presim prej tij respektin e ndërsjellët. Zoti na bekoftë të gjithëve.

edi rama baba mondi shteti bektashi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen