6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Qytetarët kanë mbajtur sot protestën e radhës para bashkisë Tiranë. • Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur koktejl molotov drejt godinës së Bashkisë. • Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. • Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve. • Deputeti demokrat Asllan Dogjani është shprehur se për shkak të kësaj situatë dhe kësaj qeverie, qytetarët dhe të rinjtë po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi. • Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ka hasur probleme për shkak se është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka bërë që fonia të mos punojë dhe qytetarët të mos mbajnë dot fjalimet e tyre. • Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet. • Këto protesta kanë ardhur pas arrestimit të drejtorëvë të bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar edhe këtë të martë një tjetër protestë te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas skandalit “5D” që përfshiu bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.
Kjo është protesta e tetë që mbahet para godinës së Bashkisë, dhe ashtu si tubimet e mbajtura më herët edhe protesta e sotme është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku nuk kanë munguar edhe lëndët plasëse molotov të hedhura drejt godinës.
Por një incident është regjistruar jashtë gardhit metalik të vendosur para Bashkisë mes dy protestuesve. Një grua është konfliktuar si fillim verbalisht me një protestues mashkull, dhe më pas sherri ka degruar deri në përplasje fizike. Nuk dihet ende pse dy protestuesit janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërkohë siç mund të shihet edhe në video në një moment burri i gjuan me shqelm gruas e cila rrëzohet në tokë. Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për të kuptuar arsyen e konfliktit, ndërsa skena ka shkaktuar shqetësim edhe tek protestuesit e tjerë.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa protesta e radhës u thirr të martën e ardhshme në orën 11:00.
TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve. Nga protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi tha se vjedhjet në bashkinë e Tiranës kanë qenë më të mëdha se në Afrikë. Po ashtu, Këlliçi tha se ata nuk do tërhiqen nga protestat pa e çuar Veliajn në vendin që meriton.
“Erion Veliaj do të mbahet mend si simboli i vjedhjes dhe i hajdutërisë. Pra meje dolën shumë qytetarë. Unë në emër tuaj do të doja të kishit mbajtur një minutë heshtje për Tanush Mulletin, nipi i Qazim Mulletit. Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në bashkinë e Tiranës është më e madhe se në Afrikën e Jugut. Dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku ka marrë 700 milionë euro, Kujtim Qefalia 55 mln euro tendera për familjarët e tij. A e imagjinoni se sa para ka marrë Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa e çuar Veliajn aty ku e meriton. Ti vërtetë sot ke halle, por po të bëhet një hetim pasuror ty nga SPAK dhe për familjarët e ty, ti që rrahe gjoksin dhe the se ke punësuar 11700 punonjës. Të gjithë hajdutët janë në bashki," tha ai.
TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Tiranës për shkak të korrupsionit dhe vjedhjet nga drejtorët e Bashkisë Tiranë. Në protestë ka marrë pjesë dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë. Dogjani është shprehur se për shkak të kësaj situatë dhe kësaj qeverie, qytetarët dhe të rinjtë po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi.
"Dua t’ju falënderoj juve që dilni këtu për të protestuar. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës që për shkak të frikës të kësaj diktature që po instalohet nuk kanë mundësi për të ardhur sepse kërcënohen nga shteti dhe pushteti. Këta janë hajdutë që e shikoni që me hajdutërinë e tyre kanë bërë që qytetarët e Tiranës të largohen, por jo vetëm, të largohen edhe gjithë shqiptarët. A e shikoni se çfarë moshe jemi ne këtu, shikoni moshën mesatare, Ku janë djemtë tanë. Ku është rinia, ku janë vajzat dhe djemtë tuaj. Janë larguar për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën në vendin e vet. Prandaj ne jemi këtu, për të protestuar kundër këtyre hajdutëve. A e dini se sa vuan një qytetar i Tiranës. A e dini se prona vidhet. A e dini se qytetarët e Tiranës kur dalin në mëngjes janë nën kërcënimin e kësaj diktature. Në në Tiranë jemi në pamundësi për të marrë shërbimet e përditshme, prona vidhet, qytetarët nuk kanë mundësi që të marrin shërbimin shëndetësor. Qytetarët nuk kanë mundësi të marrin arsimin. Nuk ka mbetur një copë tokë pa u vjedhur, pa u bërë ndërtim," tha Dogjani.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës, Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protests e radhës përpara Bashkisë së Tiranës nuk do ndalet kurrë.
Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protestat nuk ndalen se fiken dritat. Ai më tej shtoi se një ditë do ia dalin me mjete demokratike të mosbindjes civile dhe të qënrdojnë të fortë e të bashkuar.
“Protesta nuk do të ndalojë kurrë. Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat. Nuk ndalon protesta se ju mundoheni të shtypni me këmbë të drejtat e protestuesve. Nuk ndalon protesta se ju përfaqësoni sot diktaturën e vitit 2024. Ne do protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë. Një ditë do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile.
Të gjithë të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar. Forcën e protestës demokratike nuk ka as polici, as ushtri që ta ndalojë. Përkundrazi do jetë policia dhe ushtria që do bëhet me protestuesit dhe qytetarët se ne jemi me të drejtën dhe të vërtetën,” tha Teliti.
TIRANË- Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës ka hasur probleme për shkak se është ndërprerë energjia elektrike. Kjo ka bërë që fonia të mos punojë dhe qytetarët të mos mbajnë dot fjalimet e tyre. Ndërkohë që pas ndërprerjes së energjisë, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës, duke bërë që situata të agravohet.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës së opozitës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se policët para bashkisë janë për të mbrojtur çiftin e lezbikeve.
Malaj theksoi se duhet që të reagohet ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, të mbushur me skandale. Ai shtoi se populli është i shtrirë barkas dhe se kryeministri i shkel dhe shqiptarët nuk dëgjohen dhe nuk protesotjnë. Ai bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protestë kundër këtyre skandaleve.
"Tani e kuptoj pse janë gjithë këta policë. Policët janë në mbrojtje të çiftit të lezbikeve. Po të ishte ky popull trim, kryeministri nuk do ishte sot në detyrë. Është skandal që njëra nga vajza lezbike kishte një fëmijë në dorë. Si nuk u çua dikush për këtë skandal?
Ne jemi popull shtrirë barkas, që na shkel kryeministri me këmbë dhe ne nuk ndihemi. Njerëz, mbushni xhepat me gurë kur të vini këtu. Jemi populli më qesharak në botë, nuk protestojmë. Ndonjëherë ne zihemi me veten, jo me këta, që çfarë nuk po na bëjnë. Populli të çohet në protesta të mëdha për këto skandale," tha ai.
TIRANË- Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë Tiranë kundër korrupsionit të dosjes 5D. Qytetarët kanë marrë me vete si gjithmonë, mollë, portokalle dhe vezë, të cilat i kanë gjuajtur në godinën e bashkisë. Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
TIRANË- Protestuesit kanë shpërndarë ujë për policët e vendosur përpara Bashkisë së Tiranës. Duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe situatën që është krijuar në Bashki, protestuesit kanë zgjedhur që të blejnë shishe me ujë dhe t'ua japin efektivëve të policisë që ndodhen në vijë të parë.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protstën e radhës së opozitës. Para protestës Këlliçi foli për mediat ku ka denonciar sërisht rastet të cilat janeë zbuluar fakte për dy administratorë të dy ish komunave të Tiranës.
Këlliçi u shpreh se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti dhe se shpesh dëgjohet se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen derisa hajduti i bashkisë të largohet.
"Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK. Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë." tha ai.
TIRANË- Protesta para bashkisë Tiranë ka nisur fuqishëm ditën e sotme. Që në nisje të protestës, qytetarët kanë hedhur koktejl molotov drejt godinës së Bashkisë.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme ditën e sotme pritet që qytetarët të mblidhen para bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj.
Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme e cila do të mbahet rreth orës 11:00 në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta. Këto protesta kanë ardhur pas arrestimit të drejtorëvë të bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D.