LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja "Babale" në Apel/ Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia për funksionarë të lartë gjithmonë janë provuar! Vendimi për çështjen jepet në 26 shator

• Sot në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale". • Apeli e ka shtyrë dhënien e vendimit për Salianjin në 26 shtator • Avokati i Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe emrat e tjerë socialistë: Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi. • Vetë Salianji para togave të zeza ka deklaruar se ka bërë denoncime në lidhje me funksionarë të lartë dhe se të gjitha çështjet pasi janë çuar në gjykatë janë fituar. • Ndër emrat e këtyre funksionarëve ai përmendi Arben Ndokë, Agron Carën, , Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Pjerin Ndreu, etj. • Demokrati ndër të tjera thotë se ky është një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim. • Ai tha më tej se ky është një proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet. • Jashtë ambienteve të gjykatës para nisjes së seancës, Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani. •Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Gjyqi ndaj Salianjit/ Apeli e jep vendimin më 26 shtator, deputeti: Një i dënuar për trafik droge po stërzgjat gjyqin

Dosja "Babale" në Apel/ Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia
ervn salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit e ka shtyrë për në 26 shtator dhënien e vendimit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale". Pas daljes nga salla e gjyqit, Salianji tha për mediat se nga audio në Gjykatë u vërtetua se nuk ka asnjë provë që e inkriminon. 

"Sikurse e keni ndjekur, sot u zhvillua një proces, datë tjetër e në procesi të stërgjatë. U përballa sërish në gjykatë për shkak se një i dënuar për trafik droge jetonte i lirë në Shqipëri, për shkak të mbrojtjes që i jepte vëllai i vetë. Sikurse është e qartë nga dokumentet përmes audios në sallë, nuk ka asnjë fakt si mund të inkriminohem në këtë çështje. Nëse unë flas me emra konkrete, më shumë se 600 çështje gjyqësore të fituara, ku koha na ka dhënë të drejtë, sot ishim në një rast tjetër, ku unë përmendja argumente. Avokati ka një raport më shumë se thjesht me një klient. Nuk kemi bërë videoregjistrim, por audioregjistrim. Nuk kam asnjë interes unë, përveç interesit publik. Nuk kam asnjë njohje personale me Babalen. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan“, tha Salianji. 

Deputeti demokrati tha se le të nxjerrin një dokument që “unë kam një njohje me ta dhe nuk dal më në publik”.

“Për ta quajtur këtë proces që nuk ka kallëzim kanë futur një vendim në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë të falsifikuar dhe të fshehtë. Personi që e ka futur është Artan Gjermeni, si shërbëtor i bandës së Lushnjës”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Dosja "Babale"/ "Proces gjyqësor pa kallëzim", Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia për funksionarë të lartë gjithmonë janë provuar

Dosja "Babale" në Apel/ Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia
ervin salianji

TIRANË- Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale".

Në gjyq Salianji ka deklaruar se ka bërë denoncime në lidhje me funksionarë të lartë dhe se të gjitha çështjet pasi janë çuar në gjykatë janë fituar. Ndër emrat e këtyre funksionarëve ai përmendi Arben Ndokë, Agron Carën, , Damian Gjiknurin, Erion Veliajn, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Pjerin Ndreu, etj.

Salianji ndër të tjera thotë se ky është një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim. Ai tha më tej se ky është një proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet.

Fjala e Salianjit në Gjykatën e Apelit:

Geron Xhafa ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain ministër të Brendshëm. Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam por nuk pati asnjë reagim

Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime te ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, ervin Rroshi, vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe keshtu me radhë. Të gjitha keto ccështjet kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të çuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur ne çdo gjykatë janë fituar. Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e Drejtësisë dhe deputetin e PS tanimë, që kishte favorizuar që vëllai i vetë me këto dy emra, i dënuar për trafik lendesh narkotike, i qenka dënuar reputacioni. Ne kemi nxjerrë dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim.

Ka email-e qe vërtetojnë qe ne këtë audio përgjim e kemi patur në tetor 2017. Denoncimi është bere ne 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre dite me radhë pati heshtje nga ministri dhe vellai i vete dhe heshtje nga prokurorët. Zero reagim. Nëse një njeri preket ne mënyrë te padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë. Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në oren 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tij me burg, shkon me influencën e vellait të tij dhe vetedorëzohet. Prova qe është ngritur e gjithë kjo “farsë” është gje zëri i Agron apo Geron Xhafa ka ardhur me Usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe t’i shmanget dënimit. Ka nje lidhje me shume se klient-avokat.

Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurrë. Si e kam bërë unë një kallëzim te rremë , kur ata thonë që e kanë bërë vetë. Si ka mundësi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë kontakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë te shkarkuar. Kulluri dhe Osmani u shkarkuan. Kol Hysenaj po ashtu.

Artan Gjermeni ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës se Lushnjës. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam une ketu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge.

Unë dua ta rrëzoj qeverinë për ditë. Ca dmth kjo që unë jam kriminel? Si mund të gjendet një personazh që nuk e njeh njeri, se unë nuk e njoh Geron Xhafën. Si iu shkon imagjinata që ne si PD apo unë, e kam gjetur me zë të ngjashëm. Nuk kemi se si e gjejmë ne, për t’i krijuar atij dëmtim.

Gazetari thotë qe unë e kam bërë përgjimin në datë tetor 2017. Ja ku janë qelizat telefonike, kane qenë numrat e Jetmir Olldashit, Fredi Alizotit dhe Geron Xhafës në të njëjtën antenë telefonike. Si ka mundësi qe qelizat telefonike për të tre pulsojnë të lokali i Geron Xhafës. Dhe këte e kemi bërë me plan ne që ata duhet te shkojne aty? Si e bëjmë ne këtë. Unë në jetën time nuk e kam parë kurre Alizotin dhe Albert Veliun. Alfred Alizoti thote që Salianji na ka ofruar para dhe kemi takuar me të. Si Albert Veliu si Alfred Alizoti kanë qenë ose në Vlorë oee në Fier. Këta kane ardhur dhe me kanë marrë mua në telefon për te me dhënë mua stilolapsin, apo cffarë i ka thenë imagjinata. Cila është prova që më implikon mua? Që kam bërë denoncimin? Po do e bëj prapë dhe kur te dal nga këtu.

Unë e kam organizuar që të ndodhë kjo, thonë. Në datë 18, ka 7 mesazhe të këmbyera mes meje dhe gazetarit. 5 sms të derguara asnjë nga unë, por nga Olldashi dhe 2 të kthyera nga unë. Sms e parë, 18.10 ka qenë nga Olldashi. Olldashi ka bërë investigimin me Albert Veliun. Ka pasur kërkesë dhe deklarim nga ministri i brendshëm që ka thenë se ky është komplot shtetëror. E dini pse? Sepse ka patur operacion për ta arrestuar atë në vend. Sepse kanë qenë te informuara të gjitha institucionet. Është dekonspiruar procesi.

Si mund te jete një proces gjyqësor nga fillimi në fund pa kallëzim dhe pa patur une lidhje me këtë. Nuk ka prova që me lidh as drejtpërdrejtë as ne mënyrë të tërthortë. Nuk kanë kapur dot një fotografi me Alizotin me mua.

Prokuroria kërkon me pak se çfarë jep gjykata. Nqs ka bërë krim dhe nqs e kam bërë une, do përballem me të. Nuk besoj që ka njeri që vjen këtu dhe nuk thotë jam i pafajshëm. Po ku është krimi unë këtu? Ky është proces i montuar nga fillimi deri në fund për interesat e qarta të partisë në pushtet.

Ky është historiku i kësaj ngjarje, këto janë faktet. Nëse gjykatës do i duhet një dëshmitar për të dënuar një pushtetar, unë po them sot gjejmë 500 qytetarë që te kallëzojnë kryeministrin.

1 VITE ME PARE

Dosja "Babale"/ Avokati i Salianjit: Të rihapet shqyrtimi gjyqësor! Të thirren të gjithë dëshmitarët

Dosja "Babale" në Apel/ Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia
ervin salianji

TRANË- Sot në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësoe për deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me dosjen "Babale". Avokati i Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe emrat e tjerë socialistë: Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi

"Na u refuzua nga shkalla e parë pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm. Taulant Balla nuk na u pranua, Bert Nushi, drejtori i qarkut Fier shok i ngushtë me Arlber Veliun. Fatmir Xhafaj ka qene ministër i brendshem duhet te pyetej se ka mbajtur qëndrim. Thoma Jano duhet të pyetej si dëshmitar për një shkresë dërguar Gentian Osmanit ku pretendohej se telefoni i Fredi Alizotit nuk është përgjuar pasi kompania telefonike paska patur probleme.

Gjithashtu pjesë e listës së refuzuar është edhe Donika Prela,e cila ka kryer përzgjedhjen e prokurorit dhe ka bërë qëndrim publik Gentian osmani. Përparim Kulluri, Ardi Veliu. Andi Enesi, Sokol Xhani oficerë që kane kryer veprime aktive. Për këtë arsye kërkojmë që gjykata të riçelë hetimin gjyqësor dhe t’i thërrasë të gjithë listën e dëshmitarëve duke nisur nga Taulant Balla.", u shpreh avokati i deputeti të PD-së.

Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani. Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Seanca për dosjen "Babale", Salianji në gjykatë i shoqëruar nga deputetët e tjerë demokratë

Dosja "Babale" në Apel/ Salianji nxjerr emrat: Denoncimet e mia
Foto jashtë Gjykatës

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për seancën e radhës të dosjes "Babalja".

Salianji është parë i shoqëruar edhe nga deputetë të PD-së Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula, Asllan Dogjani.

Në këtë gjykatë, deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e "kallëzimit të rremë".

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’iu dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

 

ervin salina dosja babale gjykata e apelit

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën