LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së Elbasanit 45 të arrestuarit, 35 mbeten në burg. Zbardhen PËRGJIMET, Gjeli: Të pëlqeu kokaina?

 • Gjykata e Elbasanit mbajti sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë për 45 personat e arrestuar nga megaoperacioni 'Rrjeti'. • Të 45 personat që u arrestuan disa ditë më parë akuzohen për grup kriminal si dhe për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. • Prokuroria e Elbasanit ditën e djeshme i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të fundit. • Por sot, togat e zeza vendosën masën e sigurisë "arrest me burg", 35 prej tyre. • Ndërkohë që nga dosja e megaoperacionit janë zbuluar detaje të reja se si grupi funksiononte dhe bënte shpërndarjen e lëndëve narkotike. • Në dosje ka dalë emri i Hekuran Gjelit dhe Esmirald Liçit, të cilët kanë shpërndarë kokaine dhe kanabis te një agjent i infiltruar.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Elbasanit lë në burg 35 persona

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë këtë të diel për dhjetëra personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”. Seanca ka nisur sot në mesditë, e ka përfunduar pasditen e sotme. Nga togat e zeza, masa “arrest me burg” është dhënë për 35 persona, 7 janë lënë me detyrim paraqitje, ndërsa 3 të tjerë “arrest shtëpie”. Skema është zbuluar nga një agjent i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin “K”, që blinte drogë dhe zbulonte se si kryhej shitja e kokainës.

Grupi u "çmontua" nga i infiltruari i Policisë së Shtetit bleu lëndë narkotike pothuajse nga të gjithë anëtarët e grupit të përfshirë në role të ndryshme, ndërsa në një moment njëri prej tyre i tha se kokaina ishte peruane e pastër. Kokaina shpërndahej në qese në zona të ndryshme të Elbasanit, ndërsa metadoni shitej brenda shisheve të ujit.

 

3 VITE ME PARE

'Do m'japësh një të vogël mu'/ Përgjimet që nxorën zbuluar trafikantët në Elbasan: Edhe ne po rrezikojmë nëpër dogana, të them kur të vish të marrësh drogën...

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Foto ilustruese

ELBASAN- Disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan tregojnë komunikimet e anëtarëve të grupit me agjentin ‘K’ për çmimet e mallit. Në bisedat e përgjuara nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjenti i infiltruar bisedon me Xhevit Bogdanin, i identifikuar me simbolin Xh dhe i kërkon lëndë narkotike. Së bashku flasin për "pazarin", por edhe për rreziqet e punës së shpërndarësit të lëndëve narkotike. 

PJESË NGA PËRGJIMET: 

K: Nuk janë aq aty.

XH: Po pra të thash që ma kan lujt, thash vet që ma kan lujt. Po për këtë të paktën po more i 250. Bosha diferencën me tjetrën prap rregulloena prap.

K: Nuk bohet fjalë burr, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjal. Na t’jap….

XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti me burr.

K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti.

XH: Unë 50 gr i kam dhënë vetë për 100 mijë lekë. T’paktën boje 200 meqë t’ra rruga, 150 nuk bohet fjalë o vlla, për zotin nuk jam ngushtë për ato, po veç nga rruga llogarite ti që i shkova në Strugë, Dogana, duke e marr, duke ardh edhe njëher, rrezikun, duke marr çunin e huaj anej duke i dhënë noi lek noi gjë.

K: I dyqinçe jan s’jan aty e burr.

Person i paidentifikuar me simbolin Y: Jep dyqind rrugën tjetër rregullohemi e vlla, jep 200 e hajd ikim dhe ne, se ne qem….

K: Për sa të vi un e vlla ta marr atë tjetrën?

XH: Atë tjetrën nuk të gënjej kot që të them nesër pasnesër, të më vi e të them unë një ditë para.

K: Për sa dit e pra, je, që je me i fjal?

XH: Kiameti kiameti 2-3 dit nuk e di. Nuk e di të sigurt fare fare, e kupton se varet ça te ndodh edhe ty ere se mua kur më thonë po vim, vin pastaj prap. Po në momentin që ta kem në dorë vetë, e kupton ta kem në dorë vet të them hajde.

Y: Mos bosh rrugën kot ti, si ti dhe ne rrezikojmë.

XH: Aty masaneje ka timen 4 cope apo 5 cope sa mund të jenë.

Y: E rregullohemi pastaj e burr.

XH: Ta boj ofert tamam se e di që e kam timen, se ktë këtu betohem për kok të asaj nane që ja kam marr tjetrit nga 300 m kan lan 250.

Bisedat me 26 maj mes agjentit me Armand Llucën:

K: Do m'japësh një të vogël ti mu.

A: Ça do?

A: Po i kam kshu unë zero treshe. O Xhul shif içik sipër frigoriferit ke i plaçk aty.

Shtetasi Xhuljo Lluca i identifikuar me simbolin “XH”: Ça t’boj ee?

A: I plaçk sipër frigoriferit, anej maton. Kujdes Xhul mos t’bjeri.

3 VITE ME PARE

"I mir' o? Se na 'flliq' te njerëzit"/ Zbulohen përgjimet e grupit që u arrestua për trafik droge në Elbasan

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Foto ilustruese

ELBASAN- Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”, i cili u finalizua dy ditë më parë. Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, rezulton se personi i infiltruar dhe i identifikuar  me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe çmimi që do paguhej.

PËRGJIMET: 

K- Me sa do i lesh he, po t’marr 3.

E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh

Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

PËRGJIMET: 

K- O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe.

L- T’bardh dhe t’kuqe.

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Mir a e?

Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari. 

K: Del për bidon me i fjal.

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?  Shtetasi Aldo Gjeli i identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?  K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?  A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti.  K: Okey

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” :  

Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

K: E vlla gjysëm sa i bie….

K: Hë do të ulem mrena unë?

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë? Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

Më dt. 13.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur? Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

M: Unë do të jap izet e la.

M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

M: Kto I pata të funit unë e la.

K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

Më dt. 12.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat?Po të bardha ka?  Shtetasi Rudolf Korumi i identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

K:Po t’bardhë e, t’merrja i gjysëm lali ke ti?

R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

K: e emir hajt, i ke fut ktu gjith me një fjal.

R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

K: Po e hedh unë e paketën po a i ke fut ktu gjith me i fjal.

*** Më dt. 26.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

PËRGJIMET: 

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”  dhe shtetasi Oltjon Çela i identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

K: Po qe i mirë këtu më ke.

O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e?

3 VITE ME PARE

"Ka policë aty tek cepi?”/ Detaje nga përgjimet në Elbasan: Sille atë qesen ta rregulloj tamam

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Policia e Elbasanit

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e megaoperacionit Rrjeti në Elbasan. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha thuhet se agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi në një prej lagjeve të Elbasanit. Ata fillimisht janë takuar dhe më pas Liçi ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi agjenti ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.

Pjesë nga Dosja:

Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjum?

Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer najnji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop…

Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

3 VITE ME PARE

Detaje nga dosja e megaoperacionit Rrjeti, përgjimet mes të arrestuarit dhe agjentit: E mbaj të zgjedhme se e pi vet naj viz

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Foto Ilustruese

TIRANË- Detaje nga dosja e megaoperacionit në Elbasan 'Rrjeti' ku u prangosën 45 persona. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Chnanel, Anila Hoxha shihet se është një agjent i infiltruar brenda grupit kriminal, që ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve. Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

Pjesë nga biseda:

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

3 VITE ME PARE

Megaoperacioni ‘Rrjeti’/ Dalin para gjykatës së Elbasanit 45 të arrestuarit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 37 prej tyre

DOSJA/ Megaoperacioni ‘Rrjeti’, dalin para gjykatës së
Gjykata e Elbasanit

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit mban sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë për 45 personat e arrestuar nga megaoperacioni 'Rrjeti'. Të 45 personat që u arrestuan disa ditë më parë akuzohen për grup kriminal si dhe për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjatë megaoperacioni ishin 52 urdhër arreste, por nga ato u ekzekutuan 45, ndërkohë që 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria e Elbasanit ditën e djeshme i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të fundit. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë.

Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

megaoperacioni rrjeti

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron