All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin pensionistët italianë duke u shtirur si miq

•Autoritetet italiane dhe SPAK kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. •Tre persona janë arrestuar në Shqipëri ndërsa janë shpallur në kërkim të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë. Ata janë: Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. •Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. •Kjo është një skemë mashtrimi komplekse, e cila përfshinte dhe pastrimin e shumave të parave vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta. •Pas hetimeve janë zbuluar se grupi kishte kontaktet e 90 mijë shtetasve italianë që do të telefonoheshin nga operatorët e punësuar në qendrat ‘Call Center’ dhe do t’i bëhej propozim për të investuar në bursa. •Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta. •Operacioni 'Dream Earnings' u realizua duke sekuestruar dy pika “Call Center” në Tiranë me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter dhe dy serverë të lidhur me të gjitha stacionet e punës. •Në një konferencë për mediat,  prokurori italian Raffaele Tito dhe Eneid Nakuci nga SPAK në Shqipëri dhanë detaje për finalizimin e këtij operacioni. •Ata u shprehën se personat u kërkonin italianëve që të investonin 250 euro e më pas u premtonin se këto të ardhura do të rriteshin. •Ato kishin akses në kompjuterat e tyre, llogaritë bankare madje në disa raste u ushtronin dhe presion. •Autoritetet treguan se e kanë të vështirë të tregojnë se ku kanë përfunduar paratë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mashtrimi me call center, Prokurori italian: U përdor sistemi Auba, nuk ka italianë të përfshirë

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin
Mbledhja
All - Paragraf - 1

TIRANË- Prokurori italian ka bërë me dije serveri që u përdor për skemën e mashtrimit online për investim në bursa u gjet në sistemin Aruba. Në një konferencë për mediat, Raffaele Tito u shpreh se hetimet kanë zgjatur rreth 1 vit ndërsa aktiviteti për mashtrim ka nisur prej vitit 2019.

Serveri u gjet në sistemin Aruba, italianë nuk rezultojnë të jenë të përfshirë, edhe pse ka mundësi që mund të jenë. Sepse bisedimet bëheshin në italisht dhe ka mundësi që një pjesë e tyre të jenë italianë. Por kemi besim se do t’i zbulojmë. Edhe pse është shumë e vështirë nga ana informatika. Deri tani ka qenë një super sukses falë agjentëve të policisë postale që gjetën fiks vendin fizik ku ata qëndronin”, tha Raffaele Tito.

Ai shtoi se e kanë të vështirë të zbulojnë se ku kanë përfunduar paratë që u morën nga italianët. 

“Ka një numër vendesh. Problemi nuk është në emër të kujt është numri i llogarisë por kush i përdor. Nëpërmjet ‘non banking’ unë mund të hap llogari në emër të personave të tjerë ndërkohë që është tjetër kush që i përdor. Bankat jo gjithmonë i dinë. Shumë nga këto llogari janë nga vendet e lindjes ku kontrollet janë më të vogla. Ka emra për shembull shtetas ukrainas që jetonin në Izrael, por a janë ata me të vërtetë personat që i lëviznin paratë?” thanë prokurorët.

Në pranga kanë përfunduar Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këto persona, akuzohen nga autoritetet shqiptare dhe nga ato italiane se kanë zhvatur nga 1200 italianë përmes call center, duke u marrë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur dhe 5 persona të tjerë. 

3 VITE ME PARE

Operacioni ‘Dream Earnings', zbulohet se kush janë tre personat e arrestuar në Tiranë (EMRAT)

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin
Call Center

TIRANË- Dosja.al ka zbuluar emrat e tre personave që u vunë në pranga në kuadër të operacionit ‘Fitimet e ëndrrave’. Në pranga kanë përfunduar Elisa Caci, Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këto persona, akuzohen nga autoritetet shqiptare dhe nga ato italiane se kanë zhvatur nga 1200 italianë përmes call center, duke u marrë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur dhe 5 persona të tjerë. 

Call Centeri, i vendosur në Tiranë, ka mashtruar qytetarët italianë të moshave të ndryshme. Ata u kërkonin fillimisht një kapital prej 250 euro, për të investuar, duke u bërë të besonin se do të kishin shumë përfitime. 

Shuma e mashtrimit është mbi 10 milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

3 VITE ME PARE

Prokurori italian: Deri më tani janë deri në 1200 viktima nga mashtrimet me Call Center-at! Nuk kemi arritur t'i rikuperojmë paratë

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin
Raffaele Tito

TIRANË- Prokurori italian Raffaele Tito u shpreh se numri i përgjithshëm i qytetarëve italian që janë dëmtuar nga mashtrimet përmes Call Centareve arrin deri në 1200. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Prokurorin e SPAK ai u shpreh se nuk kanë arritur që të rikuperojnë paratë pasi sipas tij është shumë e vështirë. Ai bëri dhe një paralajmërim për të gjithë duke thënë se paraja nuk mund të investohet në mënyrë të jashtëligjshme.

"Faleminderit për ndihmën e dhënë. Nga hetimet e para janë 220 viktima në Itali. Një numër mjaft i madh parash të humbura. Nga kontrollet e kryera dje mendojmë se viktimat arrijnë deri në 1200. Prokopimi im është i fituar plotësisht. Intersei i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para deri në këto momente. Është shumë e vështirë ti rikoperosh. Dua t'i paralajmëroj të gjithë, paraja nuk mund të investohet kështu por në rrugë të ligjshme. Që mos të jenë ziliqerë sa i përket fitimit të parave. Pra kur ka fitime të shpejta ka diçka që nuk funksionon. Prezenca dhe ardhja jonë këtu tregon rëndësinë që ne i japim. Nuk është pra vetëm viktimat por dhe bota ekonomike nuk përfiton nga kjo mënyrë kriminale për të fituar para. Në saj të instrumentave ligjor që Shqipëria ka me Italinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare është krijimi i një skuadre të përbashkët hetimore që solli këtë rezultat. Kjo do të thotë që Policia shqiptare të kryejë hetime në Itali dhe Italia në Shqipëri."-tha prokurori. 

Deklarata vjen në momentin kur SPAK bashkë me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. Në pranga kanë rënë 3 persona shqiptarët, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Skema e mashtrimit është komplekse dhe ka prekur edhe disa vende në BE. Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta./Dosja.al 

3 VITE ME PARE

MASHTRIMI përmes call center, SPAK: Autorët shënjestronin italianët e vetmuar gjatë pandemisë

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin
Konferenca

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje në lidhje me operacionin 'Dream Earnings', i cili zbuloi skemën e përdorur nga shqiptarët që mashtronin italianët permes call center.

Përfaqësuesi i SPAK u shpreh se mashtruesit krijonin afrimitet me viktimat duke u përpjekur që t'i zhvasnin para. Ai theksoi se autorët synonin më shumë që të përfitonin para nga italianët të cilët ishin të vetmuar në periudhën e Covid.

“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia nga covid, i insistonin për të blerë aksione në Amazon të cilat do u sillnin fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar investime e duke qenë agresivë. Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë. Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.

 

3 VITE ME PARE

Zhvatje e miliona eurove me kriptovaluta/ Operacioni i Policisë italiane dhe SPAK, 3 arrestime në Tiranë

10 mln euro mashtrim me bursa/ Shkatërrohet grupi shqiptar, si i zhvasnin
Foto ilustruese

ITALI- Policia italiane e koordinuar nga Prokurori Publik i Pordenone në bashkëpunim me Policinë Shqiptare të koordinuar nga SPAK në Tiranë, përfundoi një veprimtari hetimore, e cila ka çuar në tre arrestime dhe pesë kontrolle në territorin shqiptar, që po kryhen aktualisht në kuadrin e operacionit "Dream Earnings". Mediat italiane raportojnë se hetuesit e Qendrës Operative për Sigurinë Kibernetike në Friuli dhe të Pordenone, me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe Njësinë e Krimeve Kibernetike të Policisë Shqiptare kanë zbuluar një rrjet mashtrimi të shitjeve online.

Pas hetimeve është zbuluar një skemë kriminale komplekse, e cila përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

Arrestimet dhe kontrollet u kryen ndaj shqiptarëve, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.

Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, doli se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

Nga hetimet telematike u zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të italianëve për përdorim nga operatorët call center, të gatshëm për t'u kontaktuar për propozime mashtruese investimi.

Rreth 42 mijë telefonata të bëra nga qendra e thirrjeve janë përgjuar. Vlerësohet se lëvizja e parave mund të arrijë në disa dhjetëra milionë euro. Si rezultat i aktivitetit në Tiranë u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverë të lidhur me stacionet e punës.

Në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

opercioni dream earnings

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje