6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Për herë të dytë, qytetarët kanë dalë në sheshin përballë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për Lear Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Për një orë e 15 minuta, qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë vijuar në bulevardin përballë Kryeministrisë. • Protestuesit hodhën domate e miell drejt efektivëve, si shenjë simbolike për gjakun e miellin e Lear Kurtit. U shënua vetëm një incident, në momentin që një qytetar tentoi të thyente kordonin e sigurisë. Me thirrjet ‘kriminel’ ‘vrasës’, protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. • Protesta e sotme u paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por u pasua dhe me nga reagimet të anëtarëve të tjerë të PD-së, si Luçiano Boçi, Klevis Balliu e Tritan Shehu. Ata janë shpërndarë për të lajmëruar një tjetër protestë që pritet të mbahet nesër.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sqaruar foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë në spitalin e Traumës. Ai thotë se kjo foto nuk tregon domosdoshmërisht që 32-vjeçari është gjallë në momentin që ka shkuar në spital. Sipas tij, ajo që po merr Kurti në spital është një perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete, një përpjekje e fundit për ta risjellë në jetë.
“Akuzohen se i paskan vendosur një serum të ndjerit Kurti, ndërsa kanë deklaruar arritjen e tij në spital pa jete!! Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund të ketë.Mjekët, edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja evidente jete, por të pa qartë për kohën e ndalimit të funksioneve jetësore, bëjnë të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë fatkeqin. Dhe veprimi i parë është vendosja e një perfuzioni venoz, që mund të shoqërohet me të tjera veprime sic është intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, në vartësi të gjendjes e ecurisë,”- shkruan Shehu.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së nënës së Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në duart e policisë pak ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën thirrje që dyshimet e nënës së Kurtit që shprehet se djali i saj është dhunuar nga policia, të merren parasysh.
“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”-tha Berisha.
Fatmira Mustafaj, ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Përmes një interviste të dhënë për Klodiana Lalën në News 24, ajo thotë se djali i saj ka pasur shenja dhune në trup pasi kishte ndërruar jetë. Fatmira tregon bisedën e fundit me të birin pak minuta para se të humbte jetën, ku i kishte premtuar se të nesërmen do të qëndronin gjithë ditën bashkë. Ajo thotë se i biri e kishte fobi policinë dhe se nga kjo botë ka ikur i dhunuar nga duart e tyre. Mustafaj hedh poshtë pistën e ekspertizës që ka dalë në përfundimin se ka gëlltitur kokainën që të mos arrestohej, duke shtuar se djali i saj do ta kishte hedhur lëndën narkotike.
TIRANË- Një efektiv policie është filmuar teksa bëntë kryqin në momentin që krijoi kordonin para Ministrisë së Brendshme. Ishte çasti kur sapo ishin grumbulluar qytetarët për të nisur protestën përmes të cilës kërkuan drejtësi për Lear Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Ndryshe nga kolegët e tij që qëndrojnë në pozicionin e caktua, efektivi e ka nisur me një 'lutje' detyrën e tij në këtë protestë.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ku hodhën domate e miell në drejtim të efektivëve dhe më pas u spostuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Protesta për Lear Kurtin është mbyllur. Për një orë e 15 minuta, qytetarët protestuan për herë të dytë për të riun që vdiq në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Të pranishmit në protesatë kanë bërë me dije se do të rikthehen sërish nesër në shesh.
Orën e protestës së radhës, qytetarët janë shprehur se do ta bëjnë me dije në rrjetet sociale.
"Mbyllet protesta për Lear Kurtin, do rikthehemi nesër, orën do ta bëjmë me dije në rrjetet sociale, ju faleminderit që ishit të pranishëm,"- tha njëri prej të pranishmëve.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët u mblodhën fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ku hodhën domate e miell në drejtim të efektivëve dhe më pas u spostuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
Bardh Spahia: E konsideroj një detyrim qytetar reagimin pas ngjarjes së fundit. Humvbja e jetës së 32-vjeçarit nuk është ngjarja e vetme ku janë përfshirë forcat e rendit. Është e domosdoshme në këtë pikë që nga strukturat përgjegjëse të shtetit të bëhet një sqarim i plotë dhe kushdo përgjegjës të marrë atë që i takon. Nuk duhet kaluar në heshtje. Bëhet e frikshme ajo që ndodh në Shqipëri. Shkaqet janë për t’u parë. Mbetet domosdoshmëri rishikimi i kritereve të punësimit të efektivëve të policisë. Shpesh i kemi denopncuar kriteret për punësimin e policëve. Një prej pasojave më të rënda të këtyre ngjarjeve është humbja e besimit publik ndaj strukturave të rendit. Do thoja që një përgjegjësi e mbajnë drejtuesit kryesor të qeverisë. Nuk mund të përfshijmë në një thes të gjithë. Strukturat e rendit kanë efektivë shumë të ndershëm dhe vuajnë pasojat shpesh herë të përfshirjes së drejtuesve të tyre. Struykturat e përfshira në krim duhet të marrin përgjigjen e merituar. Çfarë duhet të bëjë opozita, të mbyllë gojën kur të rinjtë humbin jetën në duart e policisë. U harrua rasti kur humbi jetën Klodian Rasha kur u tha se u gjet një pistoletë, kur i tjetërsuan provat në skenën e krimit
TIRANË- Godina e Kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta policie. Blutë kanë rrethuar godinën në momentin protestuesit kanë mbërritur para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë në dorë foton e Lear Kurtit që ishte i shtruar në spital.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Protestuesit janë zhvendur para Kryeministrisë. Ata nisën të protestonin para Ministrisë së Brendshme, por janë larguar pas një ore prej aty. Tashmë do të pozicionohet para godinës së Kryeministrisë. Mbetet për tu parë nëse në Kryeministri janë marrë masa nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Protestuesit kanë nisur të hedhin miell mbi efektivët e policisë që kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme. Mielli, sipas protestuesve, simbolizon drogën që supozohet se Lear Kurti mbante me vete në momentin që u ndalua nga efektivët e policisë së Shtetit, mbrëmjen e 19 tetorit.
"Mielli nuk vret, mos kini frokë se mielli nuk vret,"- thonë në kor qytetarët.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Qytetarët kanë nisur të përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Brnedshme. Një grup prej protestuesve janë shtyrë në drejtim të efektivëve dhe kanë tentuar të çajnë kordonin. Ata janë përplasur me efektivët që u kanë zënë rrugën.
"Hapeni rrugën vrasës, hapëni rrugën vrasës,"- thonë në kor qytetarët.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Një qytetarë që ka dalë në protestë ka bërë thirrje për t'i vënë zjarrin godinës së Ministrisë së Brendshme. Gruaja u bëri thirrje shqiptarëve që të dilnin e të protestonin dhe e konsideroi një turp indiferencën e të gjithë atyrë që nuk kanë dalë në shesh këtë mbrëmje që po zhvillohet protesta e dytë për Lear Kurtin.
"Këtu është një turp, është një turp që nuk reagojnë njerëzit, që rrinë në shtëpi dhe nuk dalin të protestojnë kundër këtyre mostrave. Të dalin e tu vëmë zjarrin Ministrisë së Brendshme, zjarrin t'ia vëmë. Ky është rasti i disatë që përsëritet. Nuk ka ndjen fare për politikë, por këtu duhet të çohen të gjihtë. Unë e para ia vë zjarrin vendit në momentin që kam mbështetje. Kur pashë kufomën, nuk i kishin hequr prangat, këta mostrat, këta mostrat more që paguhen nga taksat tona. Unë punoj në mjekësi prej vitesh, por kufoma që prangosim s'kemi parë akoma. Ka qarë mbrëmë, e kam vënë veten në pozicionin e nënës, pavarësisht se fëmijët e mi i kam rregulluar. Dy doza kishte, po pse more për dy doza kapet dhe futet brenda tjetri, e zëmë se i kishte, pse more nga kjo gjë i vinte e keqja këtij shteti, ti ke baronët e drogës rrugës që lëvizin lirë,"- tha ajo ndër të tjera.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Një qytetar ka tentuar të kalojë rrethimin e krijuar nga efektivët e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme. I riu që i është bashkuar protestës së dytë për Lear Kurtit, kërkoi që të çante kordonin e sigurisë, por u ndalua. Dy efektivët i nxorrën duart para dhe e ndaluan që të futej në rrethim.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Ka nisur me incidente protesta në Tiranë! Qytetarët po qëllojnë me domate godinën e Ministrisë së Brendshme që është e rrethuar nga efektivë të shumë.
"Polici e krimit, ju jeni kriminela,"- dëgjohet të thërrasin ata në sfond, teksa gjuajnë në drejtim të godinës. Deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga ana e Policisë së Shtetit për t'i shpërndarë.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.
TIRANË- Protesta e dytë për Lear Kurtin që vdiq në duart e efektivëve të policisë ka nisur. Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara Ministrisë së Brendshme. Kjo doinë është rrethuar edhe nga efektivë të shumë policia. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë policinë e Shtetit për vdekjen e 32-vjeçarit.
Protesta e parë u zhvillua dy ditë më parë. Nisi nga Ministria e Brendshme dhe vijoi në bulevardin përballë Kryeministrisë. Nuk dihet nëse sot do të vijohet me të njëjtin itinerar.
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë thirrje për daljen në protestë që pritet të mbahet këtë pasdite në orën 18:00, në të cilën kërkoht drejtësi për vdekjen e Lear Kurtit në duart e efektivëve të policisë. Në një postim në Facebook, Boçi ka ripublikuar foton e Kurtit, ku ky i fundit shihet i shtrirë në spitalin e Traumës dhe me pranga në duar. Krah fotos, Boçi shkruan se si politikan mund ta gjykojnë për publikimin e kësaj fotoje të rëndë, por si baba nuk mund të qëndrojë pa reaguar. Ai shton më tej se ky, që sipas tij vret, duhet gjunjëzuar.
Postimi i plotë:
TË “VRASIM” VRASJEN
Akoma nuk jam i bindur për drejtësinë e nxjerrjes së kësaj foto-je të tmerrshme me Lear-in të shtrirë, duke pritur nga Zoti paqen e amëshuar për jetën që ai mori SHTETI i RAMËS.
Si politikan më shigjetoni me çfarë nuk ju pëlqen (për foton)!
Është e drejta juaj.
Por si baba, ama askush nuk më ndalon ta bëj këtë foto gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi!
Sepse si politikan duhet të mbaj grushtat të mbledhur fort, për t’i mos lëshuar mbi fajltorin, gulçin ta gëlltis në stomak si të ishte shije ekzotike e zemërimin ta kyc në shpirt.
Por si baba me forcën e revoltës mos më thoni asnjë fjalë!
Sepse si i tillë dua të shemb nga hidhërimi e zemërimi pengesa, male, ndërtesa e midis tyre atë “Pallatin” e rremë të drejtësisë të shndërruar në holl, ku nga halli i pushtetit DREJTËSIA ekzekutohet çdo ditë.
Dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës, deri sa nga fryma t’i dalë vetëm një herë një tingull i vetëm ndjese.
Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë, ligësinë, urrejtjen që ka instaluar për JETËN në këtë vend të shndërruar në hapësirë boshe, ku ka vetëm ndërtesa të larta dhe aspak, lartësi gëzimi, entuziazmi, lartësi përulje ndaj njeriut, lartësim vlerash dhe virtytesh.
Dua ta vras heshtjen, apatinë, mpirjen, mospërfilljen e shoqërisë për të lindur aty revoltën e NJERIUT për jetën.
Për jetën si jetesë, jo për jetën si vdekje e ngadaltë që pret të përmbushë ditët e saj të hirta.
Dua ta vras politikën pa ndjesi, pa përgjegjësi, politikën me ylber, por pa njeriun brenda që bën talljen publike të jetës e familjes në marshet funebre të mitingjeve kryeministrore.
Por kjo nuk bëhet as me shkrime të veçuara e as me thirrje te veçuara, por duke u bërë bashkë kundër së keqes.
E bashkë të vrasim së pari frikën, pastaj shpërfilljen që të mund të vrasim më në fund vrasjen, vrasjen shtetërore!
Që ajo mos të mund të vrasë JETËN, qytetarin, fëmijët e të rinjtë tanë.
Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë!
TIRANË- Sot protestohet për vdekjen e Leart Kurtit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë posterin e protestës së sotme, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, përballë Ministrisë së Brendshme. Berisha thotë se protesta e sotme do të jetë e fuqishme për të dënuar vdekjen me dhunë të Kurtit, nga policët e droguar të Ramës dhe të Çuçit.
'Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. sb'- shkruan Berisha në Facebook.
Dy ditë më parë u zhvillua e njëjta protestë përballë Ministrisë së Brendshme, kundër vrasjes së Lear Kurtit.
Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Atij iu kërkua të ndalonte në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por vrapoi dhe u largua. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekjes, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.