All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje, rikthyem 10 dosje të vjetra, por s'kemi zyra (Kritikat-metodat speciale)

• Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka deklaruar se kanë rikthyer për hetim rreth 10 dosje të vjetra. Në raportimin që bëri para Këshillit të Lartë të prokurorisë, Dumani zbuloi për herë të parë listën e institucioneve ku SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo "Teams". • Dumani tha se SPAK po vepron me metoda speciale, ku përveç përgjimeve telefonike në terren janë përfshirë edhe agjentët e infiltruar. • Dumani tha se gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje. Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit është në fokus të punës së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. • Ai ripërmendi dhe problematikën e mungesës së zyrave dhe tha se të paktën 6 hetues qëndrojnë në një zyrë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dumani kritika KLP-së: Jini të kujdesshëm e të vëmendshëm kur zgjidhni prokurorët, kujtoni procesin që kemi kaluar

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u ka 'tërhequr vëmendjen' anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Teksa raportonte para KLP-së, Dumani tha se duhet të kenë më shumë vëmendje në momentin që emërojnë prokurorët e rinj. Ai shtoi se ky është një proces që kërkon më shumë kujdes. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Çdo dy vite prokurorët rivlerësohen, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja, etj. Si të garojmë për herë të parë. Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Uroj që të gjithë të rivlerësohen. Nuk është ky institucion hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpunimin me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë.

3 VITE ME PARE

Dumani tregon fokusin kryesor: Lufta kundër korrupsionit, do të vendos të gjitha burimet e SPAK për këtë qëllim

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani

TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani tha se lufta e tyre është e fokusuar tërësisht tek korrupsionit. Në raportimin e bërë në KLP, Dumani shtoi se SPAK do të vërë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni. Dumani shtoi se edhe në fushën e krimit të organizuar, ka pritshmëri.

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Fokusi është lufta ndaj korrupsionit, hetimi i veprave penale me natyrë korruptive. Si drejtor i SPAK do të vë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni. Sa i takon krimit të organizuar, pritshëritë e mia janë shumë të mira.

3 VITE ME PARE

Vuri 'alarmin' për zyra, Balla-Dumanit: Kaloni tek ish-ambientet e Ujësjellësit

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Alfred Balla

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla i ka sugjeruar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të kalojnë në ambientet që më herët përdoreshin nga Ujësjellësi. Në raportimin që po bënte në KLP, Balla tha se duke qenë se SPAK është ankuar shumë herë për ambiente, mund të kalojë tek zyrat e ish-Ujësjellësit. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

KLP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës, ish-zyrat e nisura nga bashkia për ujësjellësin do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme

3 VITE ME PARE

Dumani sërish apel për ambiente të reja: Është alarmante, rrezikojmë prishjen e provave

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë sërish apel për ambiente të reja. Në raportimin që po bënte para KLP-së, Dumani tha se në një zyrë qëndrojnë të paktën gjashtë prokurorë dhe e bën të pamundur marrjen e personave në pyetje. Ai shtoi gjithashtu se kjo gjë mund të sjellë edhe prishjen e provave, pasi nuk ka ambiente të përshtatshme për t'i mbajtur.

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Një problematikë tjetër që është edhe e karakterit infrastrukturor, kemi një situatë alarmante. Nuk kemi zyra për prokurorë për zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kemi edhe tetë të tjerë për të rekrutuar, kemi sistemeve digjitale, laborato shumë të mirë, por nuk kemi ambiente dhe rrezikojmë të limitohemi. Gjendja është alarmante, jemi në një mjedis të kufizuar, kemi 4 apo 6 hetues në një zyrë dhe nëse një hetues merr në pyetje dikë, të tjerët duhet të dalin jashtë në mënyrë që të presin sa të mbarojë marrja në pyetje. Kemi shumë prova në një mjedis shumë të kufizuar, rrezikojmë edhe t’i prishim ato.

3 VITE ME PARE

"Edhe dosje të mbartura, edhe arrest me burg"/ Dumani sqaron pikëpyetjet: Janë respektuar afatet proceduriale, kam nxitur çdo prokuror të mbyllë hetimet

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani në SPAK

TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani është shprehur se gjithmonë ka mbështetur kolegët e tij dhe i ka nxitur që të vijojnë me hetimet e shumë çështjeve. I pranishëm në KLP, Dumani tha se për çdo dosje janë respektuar afatet proceduriale. 

Pjesë nga biseda: 

Nurihan Seiti: Edhe diçka tjetër, janë dosje të mbartura, por është çështja e afatave. Arresti në burg ka një afat të përcaktuar, edhe dosje të mbartura, edhe arrest në burg. Çfarë ndodh me këta? Mund të thuash ndonjë element me byronë, çfarë ka ndryshuar, në çfarë shkalle është rritur bashkëpunimi me policinë, të gjitha këto?

Altin Dumani: Nuk ka pasur ndonjë rast kur afati i arrestit me burg për ndonjë person nën hetim ka përfunduar pa ua hetuar dosja e tij. Janë respektuar afatet proceduriale në respekt të afatit arrest me burg. Unë e konsideroj si mision detyrën time. Këtë gjë po përpiqem të përcjell te prokurorët. Kam një komunikim të mirë me kolegët. I kam mbështetur. Edhe i kam nxitur. Kam nxjerrë një urdhër që i kam deleguar prokurorëve të SPAK shkresat që rregullojnë marrëdhëniet e prokurorëve me hetimin. Janë shkresa që më takojnë mua, por ia kam deleguar atyre. 

3 VITE ME PARE

Anëtarja e KLP-së kritika Dumanit: Nuk jeni më institucion i ri! Presim rezultate, ju kërkoni akoma anëtar të përkohshëm

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Nurihan Seiti

TIRANË- Nurihan Seiti, një nga anëtaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kritikuar kryetarin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua (SPAK), Altin Dumani. Drejtuar këtij të fundit që raportoi në KLP, Seiti tha se presin më shumë rezultate, pasi SPAK nuk është më një institucion i ri. Ajo përmendi bashkëpunimin me të huajt dhe tha se SPAK ka burimet dhe emrat e nevojshëm për të dhënë më shumë rezultate. 

Pjesë nga fjala e Seitit: 

Atëherë, ju lutem, dua tu rikthehem dhe njëherë çështjes për të cilën ju ffolët sërish, Nuk dua të them më që jeni institucion i ri. Po bëni kohë tashmë që jeni krijuar. Unë e kam ndjekur dhe kam parë se çfarë pune është bërë, të gjithë presin rezulltate. Ju keni bërë dhe një kërkesë për një prokuror të përkohshëm. kemi mbetur ende me emra të përkohshëm. Atëherë, e para mendoj se jeni paragjykues dhe munmd të hapim garën që ju te vendosni emra anëtarësh siç duhet që ju të jeni komod dhe personi në fjalë gjithashtu. Dhe, ta theksoj, nuk është se nuk i keni numrat. 

3 VITE ME PARE

Dumani: Kemi rikthyer mbi 10 dosje të vjetra, kryesisht pas denoncimeve të bëra nga mediat e të huajt

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani në KLP

TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani ka deklaruar se kanë rikthyer mbi 10 dosje të jetra, të nisura nga denoncimet e bëra nga mediat dhe nga të huajt. I pranishëm në KLP, ku dhe raportoi sot, Dumani tha se SPAK ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Policinë e Shtetit. 

Pjesë nga biseda:

Altin Dumani: Çështjet e mbartura janë një problematikë që ekzistojnë. Prokurorët jgatë gjithë këtyre viteve janë fokusuar tek çështjet që i kanë konsideruar prioritare. Gjithashtu shkak ka qenë dhe mungesa e hetuesve të BKH-së. Siç e dini në muajin qershor u plotësuan me 32 hetuesit e BKH-së. Sot e shikojmë situatën pak më ndryshe. Lidhur me a ka çështje në kufijtë e parashkrimit, edhe kjo ka qenë pjesë e analizës që unë kamë bërë. BKH është përgjegjëse nëse një çështje shkon në parashtrim, u kam kërkuar që të rritet shpejtësia e hetimit. Unë u thashë që kanë marrë një po them, një seri takimesh me të gjithë prokurorët dhe hetuesit, për dosjet e mbartura, me qëllim rishikimin e secilës dosje. Unë si drejtues kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë. Ka pasur raste që prokurori ka thënë nuk kam hetues, kam studiuar rastin dhe kam gjetur dikë tjetër dhe i kam thënë 'do punosh me këtë'. Të njëjtën gjë kam bërë edhe për çështje që siç thatë ju janë në kuadër parashkrimit. Duke krijuar grup hetuesish. Gjithashtu, kur është dashur bashkëpunimi i policisë së shtetit, u kemi kërkuar dhe atyre, janë treguar të gatshëm dhe na kanë vënë në dispozicion OPGJ-të. Mjetet teknike ua kemi vënë në dispozicion të gjithëve. Në rast se duan të bëhem pjesë e hetimit, jamë vetëofruar. Nëse duan. Kam shfrytëzuar gjithë mundësitë reale që unë kam në dispozicion që një çështje të ecë përpara. Ky do të jetë një ndër prioritetet e këtij viti, eliminimi i çështjeve të mbartura. Përsa i takon çështjeve të pezulluara, është ulur numri i tyre. Përsa i takon çështjeve të vjetra, nuk është se kemi vendosur një dosje të vjetër që herë pas here duhet ta rishikojmë. Është dhe policia që na referon kur ka diçka të re që ta rihetojmë. 

Pyetje: Pyetja në fakt ishte dhe përsa u përket bashkëpunimit tuaj me policinë

Altin Dumani: Mbi 10 çështje të vjetra, që më parë kanë qenë hetuar nga Krimet e Rënda, kemi rinisur. Është rifilluar hetimi për 10 hetime që kishin mbetur. Lidhur me çështjet e tjera, kemi një rritje cilësore të çështjeve proceduriale

Pyetje: Kur thoni cilësore, keni në mendje përfundimin e hetimeve apo natyrën e çështjes?

Altin Dumani: Natyrën, përsa i përket përfundimit, duan kohën e tyre. Çështjet kryesisht rinisen nga mediat, pas publikimeve të materialeve të reja ose nga BKH. BKH ka iniciuar shumë hetime të tjera. 

3 VITE ME PARE

Dumani: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje! Ngarkesën e përballojmë duke vendosur prioritete, disa çështje lihen pas dore

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani

TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka bërë me dije se rastet e pastrimit të parave që janë marrë nën hetim, janë në rritje. Në raportimin e bërë në KLP, Dumani tha se dke qenë se ka shumë ngarkesë dosjesh, disa prej tyre lihen pas dore. Ai shtoi se prokurorët fokusohet tek ato më të rëndësishmet. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit.  Unë kam pasur një projekt ide. Është një projekt ide e imja. E kam diskutuar me prokurorët e SPAK, kishim ndarje qëndrimesh nëse duhet të krijonim një mini seksion. Diskutimi ishte i hapur dhe për momentin nuk është parë e rrugës që të krijohet ky miniseksion.  Përsa i përket ngarkesës, duhet të kemi parasysh natyrën e çështjeve, mjafton një çështje që të merr gjithë kohën dhe të lesh pas dore disa çështje të tjera, duke u fokusuar tek disa që janë më prioritare. Nuk mund të sillemi njësoj me të gjitha çështjet sepse nuk e kemi këtë mundësi reale. Numri 20 i miratuar është i mjaftueshëm. 

3 VITE ME PARE

INSTITUCIONET NË SITË/ Dumani tregon ku ka hyrë SPAK: Kemi proceduar penalisht 8 ish-gjyqtarë të lartë, në "lojë" kemi edhe agjentë të infiltruar

Dumani në KLP: Rastet e pastrimit të parave janë në rritje,
Altin Dumani, kreu i SPAK

TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pjesë nga puna e institucionit që drejton. Dumani zbuloi për herë të parë listën e institucioneve ku SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo "Teams". Dumani tha se SPAK po vepron me metoda speciale, ku përveç përgjimeve telefonike në terren janë përfshirë edhe agjentët e infiltruar.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësine për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK. Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK
4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani./Dosja.al

altin dumani ne klp altin dumani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet