Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme po mbahet seanca plenare e radhës. • Seanca e sotme nisi me një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, e cila është kërkuar nga demokrati në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës. • Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se qeveria duhet ta kishte sqaruar skandalin e mbetjeve toksike pa qenë nevoja që opozita të thirrte Ramën për interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre. • Ai shtoi se është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. • Bardhi tha se dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës dhe se hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum. • Ai publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës. • Bardhi tha se ky drejtor i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. • Gjatë fjalës së tij Rama iu përgjigj Bardhit se nuk është kryer asnjëlloj analize, as nga transportuesi, as nga vendi tranzitues në BE, as nga vendi pritës. Sipas tij analizat nuk janë bërë sepse nuk analizohet çdo ngarkesë. • Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme sipas ligjit trajtohen në mënyrë të procesit të riciklimit dhe asgjësimit. Sipas tij goja shumëtellallëshe po iu nxin shqiptarëve se mbetjet do vijnë në Shqipëri. • Gjithashtu në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku. • Kjo interpelancë është kërkuar nga një grup deputetësh të PD në lidhje me ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”. • Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.
26 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Deputeti opozitar Dashnor Sula ka folur sot në Kuvend teksa ka kritikuar aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit. Sula tha se qeveria ka si synim t’i japë para oligarkëve. Ai shtoi se janë 5 oligarkë që duan t’i japin paratë me pretendimin se janë rritur çmimet e materialeve të ndërtimit. Gjithashtu Sula kritikoi qeverinë edhe për mbështetjen për bujqësinë.
Ai tha se qeveria urren ata që ai i etiketoi si "katunarë" dhe sipas tij nuk u jep para, por u thotë të ikin jashtë vendit duke braktisur Shqipërinë. Sula tha se ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe se në viti 2023 e njëjta gjë doli.
“100 mln euro që do ja jepni 5 personave që ia dhatë edhe në 2023, gjoja për rritjen e çmimeve të materialeve të ndërtimit, në një kohë që nuk është e vërtetë. Kurum që prodhon hekur dhe çelik në Elbasan, ka deklaruar që çmimi i hekurit ka rënë krahasuar edhe para luftës. Janë ulur çmimet, ju i jepni para këtu 5 oligarkëve dhe nuk i specifikoni këtu.
Pse nuk shihni sektorët më jetik kush është? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë. Referojuni Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, 150 mln euro jep Maqedonia për bujqësinë, ju jepni 30 mln euro dhe i shtuat dhe 5 mln euro. Më pak tokë bujqësore ka Kosova, 120 mln euro jep Kosova. Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin.
Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj. Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohet projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për qeverisjen elektronike”. Balla i ka bërë thirrje opozitës të votojë aktin normativ për t’i dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri. Ai shtoi se sot janë në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kanë miratuar më 26 korrik.
Balla foli sërish lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve teksa tha se shqiptarët do të votojnë në prill apo në maj, bazuar në ligj, duke iu referuar lajmeve që tha se kishte lexuar për fjalën e tij. Ai shtoi se listat vazhdojnë të jenë të hapura. Balla tha se shpreson që rregullatori i KQZ të përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin e diasporës.
“Tanimë kemi ndrequr më në fund një borxh që u kemi vëllezërve dhe motrave tonë që jetojnë jashtë territorit. Shqiptarët e diasporës do të vazhdojnë të jenë kontributorë të mëdhenj të ekonomisë tonë. Kanë qenë të tillë në këto 30 vite dhe nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen për vijimin e dërgimit në Shqipëri remitancave. Për investimet në Shqipëri. Këtu ripërsëris shtesën e qeverisë tonë, ndaj të gjithë ata që janë të gatshëm për të investuar në Shqipëri në format më të ndryshme.
Sot jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik. Të çojmë deri në fund procesin e ushtrimit të të drejtës të zgjedhjes nga ana jo vetëm e qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe që jetojnë në Shqipëri, po dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët në diasporë, në pranverë, në prill apo në maj, se pashë që ishte bërë lajm se unë iu referova datave të kodit zgjedhor, për të shkuar deri te ajo ditë, na duhet që sot në aktin normativ, t’i japim KQZ-së një pjesë të fondeve që i duhen për të ngritur regjistrin.
Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë përgjatë këtij viti dhe në buxhetin e 2025 me të gjitha aktet e nevojshme. Përfitoj nga ky komunikim publik qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për tu bërë dhe ju pjesë e drejtimit që doni të vijojë Shqipëri, e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse listat vazhdojnë të jenë të hapura, ajo që na duhet të krijojmë regjistrin, për krijiimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri.
Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik. Në fund të kësaj pjesë, ashtu si më 26 korrik një pjesë e opozitës votoi ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk e fsheh kërkesën që të votoni dhe sot aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve. Ftesa ime për opozitën është ta votoni”, tha Balla.
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, tha sot në Kuvend se deri më tani 34,287 fermerë kanë marrë fondet nga skema kombëtare për bujqësinë. Denaj tha se ka pasur 71 mijë aplikime dhe se deri në fund të vitit të gjithë fermerëve do t’u disbursohen fondet.
Ajo shtoi se interesi i lartë i aplikimeve për mbështetje në skemën kombëtare tregon qartazi se sektori bujqësor është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët dhe fermerët të cilët po e shohin atë si një të ardhmen të qëndrueshme ekonomike dhe sociale.
“Dy fjalë për disbursimin e skemës kombëtare, i cili ka nisur intensivisht prej fundit të muajit Korrik, dhe sot që flasim jemi në masën 28% të disbursimit të fondeve direkte tek fermerët. Deri më sot, janë paguar 34,287 fermerë. Vijon procesi i pagesave dhe kontrollit administrativ për masën e naftës e cila ka numrin më të lartë të aplikimeve prej 71,000 fermerë.
Vijojmë me verifikimin e plotë të procedurave dhe deri në fund të vitit do të mundësohet disbursimi i plotë. Interesi i lartë i aplikimeve për mbështetje në skemën kombëtare sigurisht tregon qartazi se sektori bujqësor nuk është më vetëm një prioritet i qeverisë por është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët dhe fermerët të cilët po e shohim atë si një të ardhmen të qëndrueshme ekonomike dhe sociale”, tha Denaj.
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha sot në Kuvend se skema e pensioneve nuk ka dështuar, por ka probleme të mëdha pasi ka evazion të madh. Barçe tha se ky problem duhet adresuar me urgjencë. Ai shtoi se probleme ka dhe në vende të Bashkimit Europian, por sipas tij në këtë aspekt ne jemi vonë.
“Dështim me skemën e pensioneve u tha këtu. Kush tha dështim, prit se kam fol unë para zotërisë. Ai tha edhe në komision që reformat e bëra me parë kanë krijuar probleme të mëdha me skemën e pensioneve, ajo që ishte që në ‘93 kush kishte dalë në pension më parë duhet të vdiste, ndërsa ata pas ‘93 merrnin më shumë. Në 2004 përsëritej e njëjta skemë, në 2024 e bëmë ne gabim dhe ca ishte që dolën në pension para 2013 sot vuajnë, se ata që dolën nga 2014 është shumë herë më i madh.
A kemi problem sot, po kemi se kemi problem të madh evazionin fiskal, siç kem problem të madh edhe demografinë e këtij vendi. E ka problem Italia atje matanë, e ka problem Gjermania, se ka mohuar kush. A duhet adresuar? Po, jemi vonë as nuk e diskuan njeri këtë gjë”, tha Braçe.
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit 2024. Malaj tha se pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me 27 miliardë lekë. Ai shtoi se ndryshimet erdhën si nevojë për të çuar para investimet në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Ministri tha se ndryshimet mbështeten në një sërë faktorësh reale dhe projeksioneve të pritshme. Sipas tij, akti synon ndryshime edhe në kahun e shpenzime, duke alokuar financime shtesë në sektorët prioritarë, kemi shtesë 450 mlm lekë për arsimin.
“Rritje me 27.3 mld lekë të të ardhurave buxhetore, rritje në të njëjtën masë me 27.3 mld lekë të shpenzimeve buxhetore. Disa nga çështjet emergjente që adresohen lidhen me nevojat për të shtyrë para investimet në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Ky akt adreson edhe nevojën për zbatimin në kohë të kodit të ri zgjedhor, ku elementi që financohet ka të bëjë me regjistrimin e zgjedhësve jashtë Shqipërisë, adreson nevojën për të nxitur më tej bujqësinë, me këtë akt përhiqemi të akomodojmë nevojat shtesë të ministrisë së brendshme për kompensimin ushqimor të punonjësve të policisë dhe orët shtesë gjatë sezonit turistik.
Ndryshimet mbështeten në një sërë faktorësh reale dhe projeksioneve të pritshme. Akti synon ndryshime edhe në kahun e shpenzime, duke alokuar financime shtesë në sektorët prioritarë, kemi shtesë 450 mlm lekë për arsimin. Shpenzimet publike në arsim zënë 3.2% PBB. 900 mln lekë për bujqësinë, 500 mln shkojnë për grante për fermerët dhe 400 mln lekë shtesë që shkojnë për investime në sektorin e ujitjes dhe kullimit”, tha ministri Malaj.
Nga ana tjetër, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se çmimet për qytetarët janë rritur, ndërkohë që u ndal edhe tek skema e pensioneve duke thënë se ka dështuar. Tabaku tha se buxheti është zbatuar në masën 26%. Ajo shtoi se të gjithë presin datën 31 dhjetor të ekzekutojnë pagesat, ose janë të fokusuar të projektet e koncesionit. Sipas saj, kjo është bërë rutinë, duke shtuar se ka ndodhur në gjithë vitet me radhë, përveç viteve elektorale, sepse vetëm në ato ditë bëhen të gatshëm të shpenzojnë më shumë.
“Vjen akti i dytë normativ i qeverisë brenda këtij viti, janë kthyer në normalitet, nuk bëhet më lajm që buxheti po ndryshohet. Sot çdo buxhet që vjen në Kuvend nuk sjell asgjë shtesë për qytetarët. A janë sot shqiptarët më mirë apo më keq, paguajnë çmime më të larta apo më të ulëta, paguajnë më pak taksa apo më shumë. Për të gjitha rastet e çmimeve, e rritjes së taksave e me radhë është po. Për shërbimet, është jo. Paga është në rënie reale, elementi i dytë që ka sjellë rritjen e të ardhurave është TVSH prej çmimeve të rritura, që vjen si rezultat i pagesës së çmimeve më të larta që rezulton në TVSH, prapë nga xhepat e qytetarëve. S’ka as krenari as mburrje me buxhetin.
Buxheti është zbatuar në masën 26%. Janë ose janë të paaftë ti zbatojnë, ose korrupsioni është i lartë saqë gjithë presin datën 31 dhjetor të ekzekutojnë pagesat, ose janë të fokusuar të projektet e koncesionit. Kjo është bërë rutinë, buxheti zbatohet muajin e fundit të vitit. Ka ndodhur në gjithë vitet me radhë, përveç viteve elektorale, sepse vetëm në ato ditë bëhen të gatshëm të shpenzojnë më shumë. Skema e pensioneve ka dështuar. Lexoni shifrat, vetë deklaruan se skema e pensioneve ka dështuar, si rezultat i faktorit që sot 400 mije shqiptarë janë larguar, 40% e forcës aktive të tregut të punës është larguar”, tha Tabaku.
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur ditën e sotme në Kuvend lidhur me çështjen e mungesës së ilaçeve në Spitalin Onkologjik. Shehaj iu referuar disa bidedave të publikuara dy ditë më parë ku mjekët e Onkologjikut flisnin në lidhje me mungesën e ilaçeve dhe fshehjen e këtij fakti nga pacientët. Deputeti tha se shëndetësia është ministria ku vidhet më shumë.
Gjithashtu Shehaj shtoi se qindra miliona euro janë harxhuar me PPP-të duke thënë se të gjitha PPP-të pa përjashtim janë nën hetim nga SPAK-u për korrupsion. Shehaj tha se janë vjedhur para me kompani Offshore dhe janë zhdukur paratë me kompanitë Offshore.
FJALA E SHEHAJT NË KUVEND:
Dëgjova fjalën e ministres sipas të cilës do përmirësojë profesionalizmin e mjekëve dhedo rrisi cilësinë e shërbimit mjekësor. Por, patetizmi në këtë sallë nga kjo qeveri dhe nga mazhoranca në lidhje me shëndetësinë është skandaloze.
Një gazetar i guximshëm zonja ministre, ka bërë publike para disa ditësh disa chat-e ku komunikojnë mjekët e onkologjikut. Nuk e di e keni parë apo jo, nëse keni patur kohë ta shikoni. Dhe në këtë chat çfarë thuhet, çfarë thonë mjekët? Kryeinfermieri thotë: “Edhe gemzari mbaroi, nuk ka më nëgjendje.”
Gemzari është një ilaç siç e dini për të mjekuar pacientët me tumor.
Mjeku onkolog shkruan: “Po mbaroj gemzari na fiku.” Pastaj shkruan përgjegjësi i njësisë, i cili thotë: “Edhe kur të jenëmbaruar të gjitha ilaçet, qetësia dhe fjala e mjekut do të jenëtrajtimi më i mirë.”
Praktikisht, përgjegjësi thotë ‘Mos e vrisni mendjen, mos u thonitë vërtetën pacientëve, mbajini me fjalë të mira dhe qetësi.’ Që mos të merret vesh që tek onkologjiku nuk ka ilaçe, jo mjekë, por nuk ka ilaçe. Pastaj vazhdon mjeku onkolog tek i njëjti chat dhe thotë: “Atë thashë dhe unë, qetësi. Të vijë gemzari në janar(chat-I është në nëntor), deri në janar do ulim numrin e shtrimeve. Anulohet dita e tetë.”
Që do të thotë, unë nuk jam ekspert, por do të thotë që nëse njëkurë zgjat 8 ditë, bëjeni me 7 se s’kemi ilaçe të mjaftueshme. Kjo ndodh tek onkologjiku, znj. Ministre. Ju me këtë ligjin qëkeni bërë, që do sjelli rregulla të reja te mjekët, mendoni se e zgjidhni problemin e ilaçeve? Ky është problemi? Si mund tithoni mjekëve, se mjekët nuk e bëjnë nga qejfi por detyrohen tëgënjejnë pacientët, t’ju thoni mos u thoni që mungojnë ilaçet?
Sepse propaganda bie, sepse nuk mund ta pranojmë. “Mos i thoni që mungojnë ilaçet”, gënjejini, shkurtoni trajtimin, jo 8 ditë por 7 ditë! Se s’kemi ilaçe.”
Kjo ndodh tek onkologjiku, znj. Ministre. Dhe këto që bëni ju, që o burra o burra të ndryshojmë ligjin e urdhrit të mjekëve, nëkëtë mënyrë i tregojmë opinionit publik që marrim masa, janë thjesht mashtrimi i radhës.
I njëjti gazetar kurajoz para 5 ditësh ju ka njoftuar ju dheopinionin publik se e ka përzemër mesa duket dhe thotë: “Vazhdojnë mungesat në onkologjik. Mungon Irinotekani, mungon Carboplatina.”
Nuk ka për të buzëqeshur znj. Ministre, po flas për ilaçet qëmungojnë te spitali. Nuk ka për të qeshur, mungojnë ilaçe. Janë komunikimet e mjekëve që thonë “Gënjejini, mos u thoni të vërtetën.” E kuptoni që kjo gjë është kriminale. E kuptoni që njëmjek duhet t’i thotë të vërtetën, sepse pacienti mund të gjejë njëzgjidhje tjetër. E kuptoni këtë gjë apo jo?
Shëndetësia znj. Ministre është ministria ku vidhet më shumë. Qindra miliona euro keni harxhuar me PPP-të. Të gjitha PPP-tëpa përjashtim janë nën hetim nga SPAK-u për korrupsion. Keni vjedhur para me kompani Offshore, keni zhdukur paratë me kompanitë Offshore. Keni zhdukur para me punëtorë krahu, ikeni dhënë 100 milionë euro. E morët nga Italia e sollët këtu, I dhatë 100 milionë euro. Është nën hetim ai tani. Por vetëm ai mban përgjegjësi, ju nuk mbani përgjegjësi, ju detyroi!
Kjo ndodh znj. Ministre tek onkologjiku dhe pres që të merrnimasa që të ketë ilaçe, jo vetëm mjekë. Ilaçe! Dera mbyllur tekonkologjiku! Është e mbyllur se s’ka ilaçe jo se s’ka mjekë.
TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, duke folur sot në Kuvend për aktin normativ të qeverisë për Urdhrin e Mjekut, tha se pas asaj që ndodhi te Spitali Onkologjik, nuk ka më asnjë arsye për të vonuar ndryshimet ligjore. Gogu tha se ndryshimet që ne propozojmë nuk janë rregullore abstrakte. Ai theksoi se është e papranueshme që të mund të ketë një nënë tjetër, një baba tjetër, një fëmijë tjetër që hyn në spital, i pasigurt nëse do të marrin kujdesin që meritojnë.
“Ndryshimet që ne propozojmë nuk janë rregullore abstrakte; ato janë përgjigje ndaj dhimbjes dhe tradhtisë së përjetuar nga këta qytetarë. Kur pacientët që tashmë po luftojnë për jetën e tyre përballen me sisteme korruptive dhe praktika shfrytëzuese, bëhet e qartë se ne i kemi dështuar në mënyrën më themelore. Dhe është detyra jonë morale të sigurojmë që dështime të tilla të mos ndodhin më kurrë.
Duke zbatuar rregulla të qarta për punësimin e dyfishtë dhe transparencën në ndërveprimet mjek-pacient, jo vetëm do të parandalojmë konfliktet e interesit që kanë pllakosur sistemin tonë shëndetësor, por do të rindërtojmë edhe besimin e humbur. Ne duhet të krijojmë një regjistër publik ku çdo mjek të jetë përgjegjës, ku çdo qytetar të shohë se kush është përgjegjës për kujdesin e tij dhe ku nuk ka vend për monopole apo shfrytëzim.
Urgjenca është e qartë. Nevoja është e pamohueshme. Le t’i kalojmë këto ndryshime jo thjesht si një detyrim ligjor, por si një imperativ moral. Qytetarët e Shqipërisë po shikojnë dhe kanë besim tek ne për të ofruar sistemin e kujdesit shëndetësor që meritojnë – transparent, të përgjegjshëm dhe gjithmonë në shërbim të mirëqenies së tyre”, u shpreh Gogu.
TIRANA- Ditën e sotme janë diskutuar në Kuvend ndryshimet në lidhin për Urdhrin e Mjekut dhe në kuadër të këtyre diskutimeve, deputetja e PD Albana Vokshi tha se qeveria mjekët po trajton si armiq. Vokshi tha se të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite. Ajo shtoi se mjekët shqiptarë patronazhohen dhe se ky ligj bëhet që atyre tu çohet si mesazh.
“Jodi radioaktiv ka 10 muaj që mungon. Ministrja tha se duhet të shkojmë vetëm përpara. Për muaj me radhë mungojnë medikamentet në spitale. Në spitale nuk punojnë aparaturat. Të sëmurët nuk kanë marrë terapi për 2 vite. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, por i vërsulen Urdhrit të Mjekëve. Mjekët shqiptarë patronazhohen.
Ky ligj bëhet që mjekëve t’ju çohet mesazh, që mos guxoni të ngrini kokën, mos flisni. E dini që në Spitalin e Fierit, mjekët turq marrin 10-fish në raport me mjekët shqiptarë dhe kjo është e padrejtë. Po trajtoni mjekët si armiq. Kam thirrje për mjekët dhe infermierët që të reagojnë, për të mbrojtur jetë. Ajo që po ndodh te Onkologjiku është krim në masë dhe ftoj SPAK që të hetojë në mënyrë profesionale”, tha Vokshi.
TIRANË- Seanca plenare vijon me rendin e ditës, ndërsa po drejtohet për herë të parë nga nënkryetari i ri i Kuvendit, Bledi Çuçi.

Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit.
Pak ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë. Më herët Çuçi ka mbajtur detyrën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, i cili u zëvendësua nga Niko Peleshi.
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve”. Sipas Koçiut, ndryshimet kanë për qëllim forcimin e mekanizmave të kontrollit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve mjekësore në sektorin publik për qytetarët.
Koçiu bëri të ditur se u ndalohet drejtuesve të spitaleve publike të çdo niveli që të jenë drejtues të klinikave shëndetësore private në çfarëdo niveli qofshin. Sipas saj, këto ndryshime do të sigurojnë shërbim edhe më cilësor ndaj qytetarëve, por dhe një imazh më të pacënuar për mjekët.
Ajo ka shtuar se këto amendime synojnë vendosjen e rregullave për dypunësimin e mjekëve duke përcaktuar një balancë të domosdoshme dhe të drejtë, mes punës në sistemin publik dhe atë jo publik, sigurisht pa cënuar asnjë të drejtë që kanë mjekët për dypunësimin.
Sipas saj, është në interesin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të garantohet një shërbim sa më cilësor, të vendosen rregulla të qarta për dypunësimin, si dhe një balancë e rregullt mes angazhimit publik dhe atij privat për mjekët.
PJESË NGA FJALA E KOÇIUT:
Propozimi i këtyre ndryshimeve është pa dyshim një nga nismat më të rëndësishme të Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket marrëdhënies së punësimit dhe angazhimit të mjekëve në sektorin shëndetësor publik. Konkretisht këto ndryshime konsistojnë në vendosjen e rregullave të qarta për të shmangur konfliktin e interesit të mjekëve, mes shërbimit shëndetësor që ata ofrojnë në sistemin publik me atë në sistemin jo publik.
Kjo është bërë për të siguruar që prioriteti i tyre të mbetet tek shërbimet publike dhe për të përmirësuar cilësinë e këtyre shërbimeve, pa i dëmtuar pacientët që kanë nevojë për trajtim në strukturat publike. Gjithashtu, do të miratohet edhe Kodi i ri I Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore me qëllim monitorimin e plotë të rasteve abuzive dhe shkeljeve të disiplinës dhe etikës profesionale. Duke forcuar masat disiplinore deri edhe duke parashikuar masa si pezullimi dhe heqja e licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut.
Gjithashtu fokus i jepet autonomisë spitalore, nëpërmjet këtyre amendimeve, mjekët që punojnë në një spital me autonomi financiare, nuk do të punojnë në struktura private, pasi do të jetë vet spitali autonom që do u jap mundësinë të punojnë e shfrytëzojnë ambientet e spitalit publik, jashtë orarit zyrtar për të punuar privatisht. Nëpërmjet këtyre amendimeve synojmë rritjen e Transparencës dhe llogaridhënies duke krijuar edhe një regjistër publik elektronik për mjekët që ushtrojnë profesionin në institucione jopublike. Amendimet e propozuara, janë në përshtatje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve më të zhvilluara. Në ligjet e vendeve fqinje të rajonit si Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, apo të Europës, si Franca e Italia, të Anglisë, Kanadasë dhe SHBA-së, ka kufizime e rregullime të qarta lidhur me dypunësimin e mjekëve.
Këto propozime i japin fund një situatë të trashëguar të konfliktit të interesit që gjerësisht mbizotëron në sektorin shëndetësor. Shmangin ecejaket e qytetarëve, rrisin cilësinë dhe standardet, si dhe krijojnë një mekanizëm të qartë dhe transparent për të gjithë. Në asnjë vend të botës nuk ka debat mbi faktin që duhet të ketë transparencë dhe qytetari të njohë cili është mjeku që e trajton. Si dhe në asnjë vend, nuk ka një debat politik mbi nevojën e pasjes së rregullave dhe procedurave të qarta disiplinore që vendosin drejtësi në rastin e shkeljeve apo neglizhencës. Siç nga ana tjetër, në asnjë vend të botës nuk diskutohet se përse janë kaq urgjente dhe të nevojshme këto ndryshime për t’u ndërmarrë kaq shpejt me Akt Normativ. Në këtë sallë, për fat të keq, ngritja e retorikave të zjarrta, sa herë që ne propozojmë reforma të rëndësishme me ndryshime thelbësore për të përmirësuar dhe zhvilluar akoma më tek sistemin tonë shëndetësor, është bërë një refren i zakonshëm dhe nganjëherë monotone.
Kemi ndjekur dhe i kemi përshtatur propozimet tona me ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve më të zhvilluara. Çdo masë e propozuar është e ngjashme ose në përputhje me kode të avancuara që këto vende aplikojnë. Që ta kuptoni më mirë rëndësinë e vendosjes së qartë të rregullave po ju rendis disa fakte të dala nga të dhënat e marra direkt nga “Urdhri i Mjekëve”, në lidhje me procedimet disiplinore të zhvilluara pranë tyre. Sipas këtyre të dhënave, qartësisht rezulton se për periudhën 2005 – 2023, janë administruar 632 ankesa, të cilat kryesisht janë mbyllur me mirëkuptim ose ballafaqim dhe në shumicën e rasteve nuk kanë kaluar në një vlerësim të thelluar nën optikën e parashikimeve të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ka të parashikuar.
Në përfundim të shqyrtimit të këtyre 110 procedimeve disiplinore janë dhënë nga organi kompetent vetëm 60 masa disiplinore, edhe ato simbolike. Pra kuptohet qartë se për një periudhë 18 vjeçare numri i procedimeve ka pasur një mesatarë shumë të ulët, dhe akoma më e ulët ka qenë dhënia e masave disiplinore. Padyshim dua të sqaroj këtu se që nuk është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale të rrisë numrin e ndëshkimeve. Ne nuk kemi asnjë interes që të rrisim artificialisht numrin e rasteve të hetuara apo të kaluara në Komisione Disiplinore. As të “trembim” mjekët, siç u tha përpara disa ditësh në Komisionin e Shëndetësisë.
Vota për të mbështetur këto mendime që ky Kuvend do të marrë, do të rrisë akoma më shumë profesionalizmin, llogaridhënien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Do të votoni në mbështetje të vijimit të transformimit radikal që ka ndodhur dhe po ndodh në sistemin tonë shëndetësor. Do të votoni pro pasjes së rregullave të qarta, që balancojnë interesin e të gjithë palëve të përfshira dhe që kërkojnë shërbim shëndetësor nga strukturat publike. Si dhe do të votojë pro thellimit të meritokracisë në sistemin tonë shëndetësor. Do të votoni pro qytetarëve që duhet të jenë prioriteti i çdo kahu politik.

TIRANË- Zv.kryeministrja, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj gjatë interpelancës për aksin Thumanë- Kashar tha se banorët e Thumanës kanë rrugë alternative. Ai shtoi në të ardhmen mund të kenë edhe një mbikalim që do ta zgjidhë problemin e qarkullimit. Balluku gjatë përgjigjes së saj tha ky aks rrugor, i kategorisë A, sipas parametrave europiane, nuk i ka pasur të parashikuar katër nyje në projektin fillestar, por vetëm tre.
“Kur flitet për autostrada qeveria shprehet krenare se Shqipëria ka filluar të ndërtojë infrastrukturën e saj rrugore me parametrat europianë. Sot Korridori Blu kalon tej për tej në Shqipëri, kemi segmentin Thumanë- Kashar, i cili do të jetë një shembull për t’u marrë për të gjitha autostradat në vazhdim. Kështu do të jenë të gjitha segmentet e jugut.
Shqipëria do të përshkruhet me një korridor të kategorisë A. kur ndërtojmë autostrada të këtij niveli ka edhe një problematikë që u lind këtyre komuniteteve. Kërkohet të ketë hyrje të dizenjuara dhe jo hyrje dalje”, tha Balluku.
Sipas saj për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore, ka pasur ndërhyrje të shumta të cilat kanë qenë publike, transparente. Ajo theksoi se ka pasur një garë që u zhvillua në pandemi, pa sukses dhe u detyruan ta rihapnin pas pandemisë.
"Katër nyje Thumanë- Kashar nuk i ka pasur, ka dy nyje që janë pjesë e projektit. Ndërkohë që pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet e Kasharit janë të ndërtuara, hyrja e Rinasit dhe Kasharit. Ajo nyje që do zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës, është nyja që ndodhet si pjesë e projektit që do vazhdojë nga Thumana në Milot. Është vetëm 4 km larg nga mbikalimi në Gramëz,” tha ajo.
Zv.kryeministrja tha më tej se ata u kanë dhënë banorëve një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve. Sipas saj ka rrugë alternative për të gjitha rrugët që ndërtohen me pagesë.
"Sot Thumana ka rrugë alternative, por kërkesa është që rruga alternative është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë. Kemi rënë dakord me banorët e Thumanës që mund ta konsiderojmë që mbikalimin e Gramzës në të ardhmen ta kthejmë në nyje permanente,” shtoi ajo.

TIRANË- Është ndërprerë për një orë seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se opozita ka organizuar homazhe për 26-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit.
Seanca do të rinisë sërish në orën 13:15.
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka reflektuar për incidentin që ndodhi pak para nisjes së seancës plenare, ku shtyu gazetarët pas pyetjeve të tyre. Majko pak para ndërprerjes së seancës plenare, i ka kërkuar ndjesë gazetarëve dhe veçanërisht gazetares Eksiola Shehu që është dhe shtatzënë.
“Dua të bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bën dy koleget e mia të opozitës. Dëshiroj të shpjegoj para kolegëve se dua të kërkoj ndjesë ndaj gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën më të veçantë dëshiroj t’ia ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë”, tha Majko.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas interpelancës së Gazment Bardhit dhe Kryeministrit ka replikuar me Ramën. Salianji tha se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.
Ai akuzoi edhe ish ministrat e Brendshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antiamfia.
“Ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia”, tha deputeti demokrat.
Ervin Salianji: Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të folur. Dua ti them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.
Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.
Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe… kur të hyja në mes të fushave me kanabis… nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak.
Më herët Rama gjatë fjalës së tij tha: Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtye, atyre e shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishte kallëzuar noc rrokun sepse kishe dërguar një informacion. Mirë e bëre, se ndryshe do të kishe përfunduar si Babale Sali që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë.
TIRANË- Në interpelancën për mbetjet toksike, është përmendur edhe dosja "Xibraka" dhe denoncimet e PD për lidhjen me Olsi Ramën , vëllain e kryeministrit.
Në replikën e tij me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, Rama tha se ai nuk ka kallëzuar në SPAK Olsin, por Noc Rrokun.
Rama u shpreh se priste rezultatin e hetimit të SPAK, dhe shtoi se pas kësaj do të kishte një tjetër ballafaqim me Bardhin.
Rama: Një fjalë serioze tani për punën e krimit të organizuar. Zotërote je ai që iu the këtyre, shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishte dërguar vetëm një informacion.
Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër.
Kokën lart, gojën hap, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë dhe hajdeni pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997.
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi pas përfundimit të interpelancës për mbetjet toksike, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fjalorin e tij.
“I duartrokisni me atë fjalor skandaloz? Është një turp. Kërkoj ta përjashtoni e të merrni masa për kryeministrin”, tha Vokshi.
Gjatë replikave të tij me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, kryeministri përdori një gjuhë jo etike duke ironizuar demokratin dhe denoncimet e tij.
“Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e parë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit e konfuzuar në ekspertizën e tij. Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë”, tha Rama.
TIRANË- Gjatë replikave të tij në interpelancë me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një komunikim në SKY ECC, që sipas tij tregun se kush e ka zgjedhur kreun e Policisë së Shkodrës.
Bardhi tha se ky drejtor i policisë së Shkodrës u emërua një muaj pas emërimit të ministrit të Brendshëm, për të cilin demokrati tha se është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend.
“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari",tha Bardhi.
Bardhi: Ishit ju qeveria e plehrave dhe e korrupsionit. A dhe garanci se do e shpëtoje vendin nga plehrat dhe do ndërtojmë inceneratorë. Je i vetmi politikan që tjetër gje thua dhe tjetër gjë bën. Njëherë baltos opozitën pastaj kur bëhet me fakte, thua nuk e di ç'kanë bërë. Duhen të jepje përgjigje politke. Ku do ti cosh mbetjet e rrezikshme? Ku do t'i përpunosh mbetjet e rrezikshme? Pse ka dështuar kontrolli i institucioneve në kontrollin e këtyre mbetjeve? Si nxirren jashtë këto mbetje? Këto duhet t'i kishte hetuar qeveria jote. Kjo çështje nuk do harrohet se ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama në interpelancën për mbetjet toksike, tha se qeveria i ka dorëzuar pushtetin dhe policinë krimit të organizuar.
Bardhi iu drejtua Ramës duke i thënë nuk iu përgjigj asnjërës nga pyetjet kryesore të interpelancës. Ai u shpreh se mbetjet e rrezikshme nuk mund të eksportohen nëse nuk ka autorizim nga vendi pritës.
Bardhi: Kur i ke dorëzuar pushtetin, policinë dhe portin e Durrësit, krimit të organizuar, fajin e ka opozita? Po të sjell në vemendje, në 16 shkurt 2026 ke thënë: Ministri Ilir Beqaj ashtu si Tahiri janë më të sulmuarit, për shkak të bërjes së reformave. Pastaj pasi tu arrestuan ke thënë: Di gjë unë çfarë kanë bërë ato? Të njëjtën gjë po bën edhe tani. Nuk i je përgjigjur asnjërës nga pyetjet.
Kurum International a prodhon hi dhe mbetje të rrezikshme? Ku kanë shkuar mbetjet se deri tani po kthehen vetëm 800 tonë. Ku do i çosh si do i përpunosh? Gjysmë e fjalimit ta kishte shkruar Belinda gjysmën Kumbaro. Nuk lejohet të bësh eksport të mbetjev të rrezikshme nëse nuk ke autorizim nga vendi pritës. Nëse nuk di çfarë behet, ik nga kjo punë.
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën plenae në Kuvend ndërsa ka mbajtur interpelancë më Gazment Bardhin. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së kërkoi interpelanë më kryeministrin në lidhje me transportin e mbetjeve toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nuk është kryer asnjëlloj analize, as nga transportuesi, as nga vendi tranzitues në BE, as nga vendi pritës. Sipas tij analizat nuk janë bërë sepse nuk analizohet çdo ngarkesë.
Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme sipas ligjit trajtohen në mënyrë të procesit të riciklimit dhe asgjësimit. Sipas tij goja shumëtellallëshe po iu nxin shqiptarëve se mbetjet do vijnë në Shqipëri.
Edi Rama: Nuk është kryer asnjëlloj analize, as nga transportuesi, as nga vendi tranzitues në BE, as nga vendi pritës. Analizat nuk janë bërë sepse nuk analizohet çdo ngarkesë. Vetëm në fantazinë e atyre që nuk e kanë haberin e punëve të shtetit bëhen analiza. Prej 2017, kemi një normë kontrollesh fizike, më të lartë se BE. Në fund a prodhohen mbetje nga proceste industriale në Shiqpëri,? Sigurisht që po dhe është mës enormale. Ashtu si politika prodhon mbetje. Mbetjet e rrezikshme sipas ligjit trajtohen në mënyrë të procesit të riciklimit dhe asgjësimit. Goja shumëtellallëshe po iu nxin shqiptarëve se mbetjet do vijnë në Shqipëri. Vendi jonë ka sot në portin e Durrësit një dosje inspektimesh që përcaktojnë atë port si të sigurt.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në interpelancën e kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për dy anijet me mbetje toksike.
Rama tha se të gjitha akuzat e opozitës, sipas tij janë vetëm dyshime pasi nuk ka asnjë provë. Ai shtoi se teksa Prokuroria dhe OLAF po kryejnë hetimet nëse ato mbetje janë ose jo të rrezikshme, nga opozita janë gjetur fajtorët.
“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interplenacë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi.
Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.
Qysh në fillim agjensitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdonë sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye", tha ai.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë seancës së sotme ka mbajtur fjalën e tij në interpelancë më kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se qeveria duhet ta kishte sqaruar skandalin e mbetjeve toksike pa qenë nevoja që opozita të thirrte Ramën për interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.
Ai shtoi se është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Bardhi tha se dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës dhe se hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum.
Gazment Bardhi: Me ju aty sipër, mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.
Dy anije nga Porti i Durrësit po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte. Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.
Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse. Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit. Organizata amerikane janë shprehur për media prestigjioze se është e bindur se Porti i Durrësit është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, mbetje të rrezikshme helmues enë disa vene aziatike.
Është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës. Hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum.
Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht. Lishur me këtë çështje ka pasur disa reagime të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal. Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit? Kush i ka lejuar të dalin nga porti i Durrësit? Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në fjalën e saj ditën e sotme në parlament u shpreh se nga ana e maxhorancës po përpiqet që të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut. Më tej Vokshi thotë se mjekësia falas është veçse një farsë e maxhorancës dhe ajo i kërkon kësaj të fundit të heqë dorë nga ky akt normativ.
Vokshi gjithashtu u shpreh se si opozitë do të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e qytetarëve.
Fjala e plotë:
Po përpiqet të shtihet në dorë edhe Urdhri i Mjekut. Juve iu pëlqen të keni nën kontroll çdo institucion. Mjekësia falas është një farsë e maxhorancës. Ne ju kërkojmë të hiqni dorë nga ky akt normativ.
Ndiqni siç duhet procedurat për Urdhrin e Mjekut. Ne si opozitë do japim kontributin tonë, me qëllim që të jenë të mbrojtur mbi të gjitha qytetarët.
TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së saj Açka u shpreh se ka nisur një shkresë ku kërkon zhbërjen e vendimit ku është bërë emërimi i saj si anëtare e Komisionit të Edukimit.
Ajo theksoi se është emëruar pa e pyetur. Deputetja shtoi që të merren masa sepse ajo nuk do të emërohet pasi do të vendosë vetë.
Açka: Ju kam nisur një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim që ka marrë ky komision, në datën 25 korrik, kryetarja e parlamentit ka lexuar një shkresë timen ku kërkoj të dal nga grupi parlamentar i PD. Të nesërmen, unë jam emëruar vendosur, pa u pyetur fare anëtare e komisionit parlamentar për Edukimin. As nuk jam njoftuar dhe të nesërmen e gjen veten në një vendim të parlamenti ku emërohem anëtare e komisionit, por me një shkujdesje, keni harruar integritetin e deputetit. Merrni masa urgjente unë nuk mund të emërohem, do të vendos unë. Shkresa juaj është depozituar dje dhe do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë fjalë në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend.
Bardhi foli lidhur me zgjedhjen e kreut të Gardës së Republikës, ku shtoi se është ndryshuar ligji. Bardhi iu drejtua Spiropalit duke i kërkuar të ngrejë komision etike për të vërtetuar si u sponsorizua ligji.
Gazment Bardhi: 10 shtator 2024 ministri i Brendshëm njoftoi zgjedhjen e drejtorit të Gradës së Republikës me garë. Në fakt në mars 2023 kur miratonit ndryshmit për Gardën e Republikës ju kam thënë që është investim për të zgjedhur një njeri që vjen nga jashtë sistemit. E votuat me urdhër të Ramës, dhe gjashtë muaj më vonë u zgjodh emri që jua thamë edhe ne, për të cilin u ndryshua ligji. Nuk ka akt më korruptiv se të detyrosh deputetët e mazhorancës të votojnë për interesat e një personi. Ngrini një komision etike për të vërtetuar si u sponsorizua ligji. Ligjet me porosi janë kthyer normalitet për këtë mazhorancë.
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë sipas rendit të ditës, seanca do të nis me një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi. Interpelancë e cila është kërkuar nga Bardhi në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.
Gjithashtu në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku. Kjo interpelancë është kërkuar nga një grup deputetësh të PD në lidhje me ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”.
Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.
Rendi i ditës
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,
URDHEROJ:
1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.
4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.
6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.
8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.
10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.
12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.