Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit është rrëzuar. • Me 79 vota kundër dhe vetëm 10 vota pro, PS-ja ka rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e Peleshit. • Deputeti demokrat Ivi Kaso ka lexuar raportin e Opozitës në lidhje me kërkesën për shkarkimin Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso ka deklaruar se Kuvendi nën drejtimin e Peleshit po kthehet në një institucion pa autoritet dhe pa dinjitet. • Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur Ivi Kasos në lidhje më kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit. • Gjiknuri tha se Peleshi ka pasur një pozicion të vështirë ndërsa kaosi ka mbizotëruar në Kuvend, që sipas tij është i shkaktuar nga PD-ja. • Pas seancës së parë plenare, në orën 11:30 pritet të nisë edhe raportimi i disa institucioneve të pavarura para Kuvendit. • E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportojë në seancën e kaluar. • Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. • Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar edhe prezantimet e raportimeve nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT). • Në seancën e sotme ka raportuar edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila deklaroi se vetëm 23% e rekomandimeve të avokatit të popullit janë zbatuar. • Ballanca tha se 40% e rekomandimeve ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. • Në lidhje me këtë ajo tha se duhet mbështetje financiare dhe se ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. • Më tej ajo theksoi se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre. • Ballanca u shpreh se ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garanci për të ruajtur një sistem për mbrojtën të drejtat e njeriut. • Avokatja e Popullit foli edhe për arrestimin e Kreut të PL-së, Ilir Meta, ku tha se janë gjetur disa shkelje nga policia. • Ballanca theksoi se mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Metës. • Në fund ajo tha se nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale. • Ndërkohë, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se sot se shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. • Ai u shpreh më tej se zyrtarët dërgojnë emisarët e tyre, për të blerë dhe hequr dokumente nga dosjet që kanë në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të mos dalin të përfshirë në afera apo çështje korrupsioni. • Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se është kjo Reformë në Drejtësi që i shtyu qytetarët shqiptarët drejt vetëgjyqësisë, sikur të mos ekzistonte shteti. • Nga foltorja e Kuvednit, Berisha tha se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. • Lideri o opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigali.
41 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetët e partisë Demokratike kanë braktisur sallën e Kuvendin. Kjo vjen pasi kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njëri për çështjen, “McGonigal” dhe tjetri për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se kërkesa e demokratëve ishte e paplotë dhe e ftoi opozitën që të bëhet pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ballës iu përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha që tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR dhe se opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Gjithashtu, PD pritet të mbledhë të premten Grupin Parlamentar për të vendosur hapat që do të ndjekë pas këtij refuzimi nga Partia Socialiste./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Lideri o opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigali.
"Duartrokitjet tuaja janë një histeri kolektive, asgjë më shumë. Por unë do t’u them shqiptarëve se ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës citohet, lakohet 13 herë në 13 pika.
Se në dosjen e gjykatës në Uashingotn, emri i Edi Ramës lakohet si personi që korruptoi McGonigalin dhe se gjykatësi i Uashingtonit thotë, njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë me avion të posaçëm, shoqëruar nga ministër.
Në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza, dhe mundet edhe vetë McGonigali. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se agjenti i sigurimit sekret, ish-këshilltari i Edi Ramës, nga zyra e tij mori 225 mijë dollarë dhe ia dha atij. Në dosjen e gjykatës thuhet se në vitin 2020, gjykatësi i Uashingtonit urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespondencës së Edi Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.
Në dosjen e gjykatës thuhet se McGonigal u morën me çështje të reformës, se e bënë qytetar nderi këtu dhe aty, me radhë e me radhë. Pra, dhe këto qenkan veprime të pafajshme. Po ti po të flasësh me mendtë e tua, nuk e thua kurrë këtë. Por ti nuk flet kurrë me mendtë e tua. Janë të gjitha këto fakte. Dhe se kompania që iu hoq licenca, arriti të gjobisë Shqipërinë 40 milionë euro. Dhe se kompania që mori licencën, ishte e lidhur me Oleg Deripaskën," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi mazhorancën se po bllokon hetimet ndaj Edi Ramës dhe po vepron në shkelje të Kushtetutës. Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që merr një dimension makbethian.
"Pra, nuk shpëtoni dot nga këto. Por ka një dimension ndërkombëtar tmerëssisht të rëndësishëm. Ish-njeriu që duhej të siguronte vendin e tij nga korrupsioni, vendi i tij udhëhiqte NATO-n, korruptohet nga vendi më i vogël më i parëndësishëm i NATO-s, nga Shqipëria. Nga kryeministri i saj. E kptoni se çfarë dimensioni makbethian merr kjo?Si mundet ju të pengoni komisionin hetimor parlamentar? Mendoni ju se kryeministri juaj do ta kapërcejë? Absolutisht kurrë.
Prandaj zoti kryetar do bësh një gabim të madh historik që të bllokosh... do shkelësh Kushtetutën për hir të një akti superskandaloz të Edi Ramës, i cili korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA për hir të karrigeve të tij, për të luftuar opozitën në mënyrën më të pandershme. Ne nuk ndahemi, ju po shkelni Kushtetutën e vendit. Ju bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën. Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju? Ja nesër e rregulluat se i bëtë dy gjyqe në njëjtën ditë, që të vrasësh me zhurmë njëra-tjetrën, edhe Erioni, edhe Lubia. Mirë këtë e bëtë? Po ç’do bëni ditën tjetër?", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën e fundit të jetës, djegësi i Tiranës dhe se kjo çështje është skandali që ai nuk do ta shmangë kurrë. Gjatë fjalës në Kuvend, Kryedemokrati theksoi se Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës, pasi tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit.
"Dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën ne fundit të jetës. Djegësi i Tiranës. E dini ju se çfarë ka thënë ai prokurori që e kërcënoi Rama? Ai ka mbajtur për muaj dhe vite ndoshta dosjen e inceneratorit të Tiranës, dhe kur i thanë pse nuk e akuzove Erion Veliajn për djegësin e Tiranës, jo tha, se më duhej të akuzoja Edi Ramën. Ekzakt. Kjo është e vërteta.
Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës se tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit. Po, po.
Edhe ato tani janë. Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani, se e shoh që po kënaqeni kështu. Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë. Do ta shihni... Është lule..." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend se Kryeministri Edi Rama është përfshirë në vorbullën e ish-agjentit të FBI Charls McGonigalit, armikut të deklaruar të presidentit amerikan. Berisha gjithashtu tha se ka të dhëna tronditëse për përfshirjen e tij në procesin e vetingut. Ndër të tjera, Kreydemokrati theksoi se e vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, grupi parlamentar i PD ka kërkuar në mënyrë të përsëritur këtë komision hetimor për njërin prej skandaleve ndërkombëtare më të mëdha të kohës. Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI të SHBA, Charles McGonigal, kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ministra të tij, zyrtarë, gjykatës, prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara. Një gjë është e sigurt, McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u soll në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e vendit të tij, u bë një me Edi Ramën, u përfshi në akte të shëmtuara korruptive që u kushtojnë shqptarëve gjer tani 40, por mundet edhe qindra miliona euro.
Duke i hequr licencat një kompanie ruse dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse. U përfshi në procesin e vetingut dhe në fakt, sipas shumë të dhënave, përveç ministres së Drejtësisë, në këtë akt të shëmtuar janë përfshirë vetorë, Pamela e stërpamela, Bunga e stërbunga. Po, po, ka të dhëna tronditëse shumë. Janë vendosur gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarëve, dhe e gjitha kjo në mënyrë që ky njeri qëkishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare.
E vërteta është se hetimi parlamentar është i një rëndësie të jashtëzakonshme në Shqipëri. Në qoftë se McGonigal është një armik i deklaruar i presidentit të SHBA, ai është qytetar nderi i bashkive socialiste në Shqipëri. Ku shkoi ky Damiani njëherë? Tani që duhej të ishte pikërisht këtu, ikën ai... Pikërisht ky njeri duhet të merrte ndëshkimin më të madh për aferën McGonigal, ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edi Rama e ruan në fshehtësi krenarinë e tij, por duhet të themi edhe një gjë, sigurisht këtë po e heton dhe do e hetojë drejtësia amerikane, McGonigal ishte i përzgjedhuri numër një për të faktuar atë nuk kishte ndodhur kurrë, për të faktuar lidhjet e presidentit Donald Trump në atë kohë me Kremlinin dhe Moskën, bazuar në një dosje shpifëse, false të një ish-agjenti britanik. Pra, në këtë vorbull është kreu juaj, është kryetari juaj dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra dhe batuta. Akuzat e Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkaktoi të qeshura në Kuvend. Pas akuzave të Kryedemokatit, Manja hoqi xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro.
Pjesë nga diskutimet në Kuvend:
Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato
Manja heq xhaketën
Berisha: I ke hequr ato
Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja
Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim
Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.
Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën./Dosja.al
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Irena Gjoka është një gjykatëse, e cila është dënuar me burg, ka shkelur çdo kusht ligjor dhe që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse.
Kreu i PD-së tha se Gjoka ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër. Në fund, ai i kërkoi Avokatit të Popullit të ngrejë fuqishëm zërin, pasi sipas tij Irena Gjoka është "turpi" i njeriut dhe i drejtësisë.
"Keni një gjykatëse famoze, zonja Avokate e Popullit, një gjykatëse që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse. Një gjykatëse që ka mashtruar, që është dënuar me burg, që është përzënë dhe shkel çdo kusht ligjor për të qenë gjykatëse. Ajo është gjykatësja e Ilir Metës dhe ajo mbahet për dosjet e Ilir Metës dhe dosjet e tjera politike. Unë e kuptoj se të marrurit peng, Duman e kompani nuk shqiten dot prej saj, se janë imazhi i saj, por Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin se Irena Gjoka është turpi i njeriut, turpi i drejtësisë.
Sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër. Ja pra me se mbahet drejësia, reforma e re. Ku iku ky i ‘Luis Vuiton’, iku se edhe atij ja fshehin, ka paguar. O Ulusi edhe po ta kanë shitur Dumani, ty atë, unë e kam në dosje regjistrimin tënd. Nuk ke shpresë që të dalësh.
Pra unë e kuptoj që në këtë det abuziviteti, në këtë det vetëgjyqësish, mungese ligji dhe respektimi të tij, një njeri e ka të vështirë të bëjë ndryshimin, por njeriu duhet të bëjë çdo betejë në emër të këtyre interesave dhe ju zonja Avokate jeni një zë që deri ditën e fundit të atij misioni, duhet të dëgjoheni në arenën ndërkombëtare për të demaskuar këtë pseudoreformë korruptive, batërdi e cila përdoret sot nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij. Ja ku e ke Belindën sot, ku është Lubia, me thuaj pak ..."tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit u shpreh se zyrtarët dërgojnë emisarët e tyre, për të blerë dhe hequr dokumente nga dosjet që kanë në Prokurorinë e Posaçme, në mënyrë që të mos dalin të përfshirë në afera apo çështje korrupsioni. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se është kjo Reformë në Drejtësi që i shtyu qytetarët shqiptarët drejt vetëgjyqësisë, sikur të mos ekzistonte shteti.
"Në këtë kontekst duke vlerësuar të gjitha qëndrimet e Avokatit të Popullit dhe mirëkuptuar plotësisht se, është në fushë pamundësie që ajo të lexojë ligjin njerëzve që nuk kanë ligj dhe moral, por përsëri ky institucion duhet të bëhet zëdhënës i fuqishëm në Europë dhe në botë i kësaj gjendje dramatike të qytetarëve shqiptarë që ju mungon e drejta e procesit ligjor.
E kësaj reforme që i shtyu qytetarët shqiptarë drejt vetëgjyqësisë njëlloj sikur të mos kishin shtet. I kësaj situate ju garantoj unë ju, që ka 3-5 fishuar korrupsionin. A e dini ju ç’bëhet apo jo. Për të afruar sadopak një çështje, duhet të shesësh shtëpi dhe katandi. A e dini ju se si, këta zyrtarë dërgojnë emisarët e tyre të zinj dhe blejnë, heqin dokumente nga dosjet në Skap për ti bërë dosjet sterile. Kjo është arsyeja pse vonohen.
A e dini ju që Task Forca e luftës kundër korrupsionit në vitet 2007-2008, lexoni raportet e DASH të vitit 2008-2009, ajo Task Force arriti me paditë e saj të dënohen nga gjykatat, jo specialet, nuk kishte speciale, nga të zakonshmet 630 punonjës. Merrni raportet, do vij të ua lexoj këtu në parlament, në një kohë kur raportet në 2 vite kanë dënuar gjithses 199 zyrtarë për krime dhe korrupsion. Po pse? Se bëjnë pazare, se shesin dokumente, bëjnë pazare të turpshëm të dokumentuar. Gjendja e të drejtave të njeriut është katastrofale," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk mund të flitet për drejtësi, kur zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se sot ligjin e gëzojnë qeveritarët.
"Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët. Merrni vesh ju se ish-kryetarja e KLSH-së kishte arritur të marrë fët e fët shpërblime nëpërmjet gjykatave për 3 mln euro për tokën e vet, nuk e mohoj. Toka ishte e familjes së saj.
Por çfarë paguan? Paguan tokën që i dha Edi Rama, Karlo Bollinos. Ia dha me 1 euro, qytetarët e paguan me 3 mln euro.
Çfarë drejtësie bëhet fjalë, në një vend që zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë. Jeni deputetë, shkoni në burgjet që lavdëron ai i çantës ‘Luis Vuiton’, dhe ikën e ja mbath, mban një fjalim këtu dhe ja mbath. Shkoni në burgje dhe shifni ju aty, me qindra e qindra djem të rinj që nuk marrin dot vendimin e zbardhur, që nuk dinë për çfarë janë aty, që janë panifikuar tërësisht pa asnjë bazë," tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal tek karrigia e kryeministrit.
Me ironi lideri i opozitës tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë. Kryedemokrati u tha më tej socialistëve se i kanë frikë dhe tmerr mediat.
“Këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë. I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Berisha u shpreh se se qytetarët gëzojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë.
Kreu i opozitës, Sali Berisha tha se duke qenë se kjo e drejtë nuk ka funksionuar, ka sjellë si pasojë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, 180 vrasje, 220 plagosje dhe qindra vepra të tjera penale. Kryedemokrati tha nga Kuvendi se të drejtat themelore të njeriut janë të "humbura" dhe inekzisente në këtë vend.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë. Zonja dhe zotërinj. Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur, dhe të drejtat më themelore të njeriut jo të gjitha, por disa më kryesoret faktikisht janë të humbuara, janë inekzistente. Sot me të drejtë janë trajtuar në raport, paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar, për një proces të ligjshëm. Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’. Një situatë dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, 16 vite dhe nga vjet gjer sivjet, në fakt zonjë e nderuar, kjo është për të qarë, jo për të qeshur.
Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, sepse buzëqeshja e njeriut duhet pranuar nuk ka të keqe, por problemi është se, kur mendoj unë që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale. Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar.
Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht. Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore. Edhe në perandorinë otomane e kanë gëzuar, ka qenë ligji perandorak. Edhe në kohën e principatave e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se janë gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të kreut të PL-së, Ilir Meta. Ballanca theksoi se mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Metës. Në fund ajo tha se nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale.
"Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale," tha Ballanca./Dosja.al
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre. Gjatë raportimit në Kuvend, Ballanca tha se ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garanci për të ruajtur një sistem për mbrojtën të drejtat e njeriut.
"Ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten në themelin e shteti demokratik dhe paqes sociale dhe është mburoja e parë ndaj autotarizmit institucional dhe lirive qytetarëve. Shqipëria ka mundësinë që të tregojë që forca e institucioneve, nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre, sepse respekti për ligjin është garanci për të drejtat themelore të njeriut.
Ky Kuvend ka një rol themelor, që institucionet Kushtetuese të jetë të plota, funksionale dhe të mbështetura në mënyrë që të ruhet ekuilibri institucional dhe të shmanget cdo formë e rrëshqitjes demokratike. Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në rrugën e saj për në BE, sfidat mbeten të mëdha. Sic thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të avokatit të popullit, është garantore për të ruajtur një sistem për mrbojtën të drejtat e njeriut.
Gjej rastin të thekson që ky Kuvend, ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo gërmë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucionit”, tha Balanca./Dosja.al
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar sot se vetëm 23% e rekomandimeve të avokatit të popullit janë zbatuar. Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Ballanca tha se 40% e rekomandimeve ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor.
Në lidhje me këtë ajo tha se duhet mbështetje financiare. Në fund, ajo tha se ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë.
“Në 3 legjislatura kanë pasur fatin të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare e hapave para dhe pas të institucionit. Nisme punën projektligjin e ri për avokatin e popullit. Është një përpjekje për të sjellë institucionin në një nivel tjetër përgjegjësie. Synojmë që përmes nesh qytetarët të kenë më shumë garanci për të drejtat. Ajo që është sfidë, është zbatimi i rekomandimi i avokatit të popullit, ku vetëm 23% janë të zbatuara plotësisht ndërsa 40% ndonëse janë të pranuara, nuk kanë gjetur zbatim tërësor. Rekomandime të pazbatuara dhe pse të pranuara janë 14%, vetëm 7% janë refuzuar. Duhet mbështetje më e madhe financiare.
Ky raport është një detyrim Kushtetues, nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend. Ky raport është pasqyra e marrëdhënies të qytetarit me shtetin, në një kohë ku në mbarë botën po vihet në provë. Viti 2024 është karakterizuar nga zhvillimet globale për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e ligjit. Raportet e KE, e institucioneve të tjerë ndërkombëtare, konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet ‘Proceset Graduale të Erozionit Institucional’, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendeca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vend e që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke folur për Kodin e ri Penal tha se ky produkt do të jetë dokumenti më i mirë që kemi patur ndonjëherë. Duke folur nga Kuvendi, Lamallari deklaroi Kodi i ri Penal do të marrë dakordësinë e Bashkimit Evropian.
“Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale. Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat kanë Kode me 700 apo 800 dispozita, si Italia, Spanja etj.
Si harmonizohen dispozitat në një Kod kjo i përket teknikës legjislative. E rëndësishme është që ne të adresojmë 54 direktivat e Bashkimit Europian të cilat duhet të bëhen pjesë e kuadrit ligjor vendas. Dhe në fund të kemi një produkt që garanton gjithëpërfshirjen dhe transparencën”, tha Lamallari./Dosja.al

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar sot se qytetarët ende presin në rradhë para dyerve të drejtësisë, për çështje që kanë vite që nuk janë shqyrtuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Koreshi u shpreh se korrupsioni është rritur në vend.
Në fund Korreshi tha se disa persona i zgjidhin çështjet me miliona euro, ndërsa qytetarët e thjeshtë presin me vite.
“Kemi këtu nënë Zylfien, s’kemi nevojë për atë raportin e Justice. Ça ka bërë nënë Zylfia? Ka bërë vetëgjyqësi, se ka vënë gardh, ka ndarë portën, ka një gjyq penal, që nga 2019 dhe është thirrur më 2025! E kuptoni, është çështje penale! Por bie fjala gjithë kjo reformë a ka një përmirësim të dukshëm? Dhe më thanë se ka përmirësim me 16 ditë! E kuptoni ju se si kemi vajtur. Kemi kaq vite reformë në drejtësi dhe e keni ulur me 16 ditë për në 16 vite që ishte. Njerëzit kanë masa sigurimi dhe kanë harruar ku kanë dosjen. Kur shikon këto raporte nga KLP apo Justice të duket sikur askush nuk shkon në terren të shohë se çfarë ndodh, ku njerëzit presin në radhë për drejtësi.
Ja kam këtu çështje që nga viti 2008 dhe jemi në 2025 tani, e kuptoni ku ndodhemi apo jo, unë e kam mandatin e dytë këtu dhe kjo çështje nuk është zgjidhur. Që kur isha avokat. Kjo është drejtësia, reforma territoriale, se tha Ulsiu hajt ta ngushtojmë pak hartën se është e madhe, ta bëjmë më të vogël. Por korrupsioni është shtuar, se e sollët në Tiranë por e rritët, se sa më lartë të jetë, se është Tiranë, aq më shumë e do kapulën me lekë. Dhe presin kur të jepet drejtësia e zbardhet vendimi, pas tre vjetësh, ja kjo është drejtësia juaj. Ca e ca i zgjidhin çështjet me miliona euro, nga katër shkallë për tre vite, nga i fundi te i pari, kurse nënë Zylfia atje ka shtatë vjet. Kurse ajo tjetra për tre vjet tak 3 mln dollarë në xhep për tre vjet”, tha Korreshi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bido u shpreh se opozita akuzoi sot gjyqtaren Irena Gjoka, pasi sipas tij opozitës nuk i pëlqejnë vendimet e saj.
Nga foltorja e Kuvendit, Bido tha se në Kuvend nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në vend, pasi situata po kthehet në çështje individuale dhe të interesave. Në fund, deputeti i PS-së tha se reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave dhe tek elita ekonomike e vendit.
“Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punpnjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë e drejtësisë.
Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘greqisë’. E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persoan që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e nëj gjyqtari për politikë. Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në çështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, tha Bido./Dosja.al
TIRANË- Deputetja, Erisa Xhixho deklaroi me tone të ashpra se Reforma në Drejtësi është dështim i paralajmërua dhe thekoi se kjo ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut. Xhixho nënvizoi se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Gjithashtu ajo kritikoi ashpër edhe procesin e vetingut, duke vënë në dukje se anëtarë të komisioneve më pas janë emëruar në poste të larta politike dhe gjyqësore, duke konfirmuar paralajmërimet e Komisionit të Venecias për rrezikun e kapjes.
"Të nderuar kolegë deputetë, në këto seanca të analizimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë,ku po akuzohemi se themi të vërteta për dështimin e madh të reformës në drejtësi, mendoj që ne duhet t'i japim qytetarëve disa përgjigje. Ka apo nuk ka probleme sistemi ynë i drejtësisë? Ka krijuar vështirësi sistemi apo jo reforma në drejtësi? Janë shkurtuar apo janë zgjatur afatet e proceseve gjyqësore? Është rritur apo është ngushtuar aksesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha, është rritur apo është përkeqësuar besimi i publikut tek drejtësia?
Në fakt ka një të vërtetë të madhe. Shqiptarët e kanë humbur besimin, sepse drejtësia nuk funksionon. Sot mbi 90% e qytetarëve nuk marrin dot shërbim në gjykata e ju më flisni për funksionimin të sistemit të drejtësisë. Kemi përpara prova të qarta se si reforma jo vetëm nuk e bëri funksionale drejtësinë, por e paralizoi atë dhe e dobësoi sistemin në tërësi. Harta e re gjyqësore ishte një dështim i paralajmëruar. Kam qenë në këtë sallë kur kam kundërshtuar me forcë atë hartë gjyqësore, e cila u kundërshtua nga Dhoma e Avokatëve, nga Komiteti i Helsinkit, por nuk u dëgjua dhe me forcën e kartonit kaluat një hartë që rrënoi përfundimisht sistemin.
Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe e bëri akoma më të vështirë për qytetarët aksesin në drejtësi, ndërkohë që rriti kostot për të gjithë qytetarët që detyrohen t'i drejtohen vetëm Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot që flasim, 49 mijë dosje në Apel. Kjo gjykatë sot është pa infrastrukturë, është pa siguri dhe me mungesë të thellë gjyqtarësh. Nga 78 gjyqtarë që ka organika, ka efektiv vetëm 31 gjyqtarë. E rezultati i gjithë kësaj, qytetarë që udhëtojnë me kilometra e qindra kilometra për të kërkuar drejtësi dhe përballen me vonesa të pafundme, me kosto të shtuara, me sfilitje në dyert e drejtësisë.
Tronditja e sistemit nuk është statistikë, por tragjedi. Ngjarja e rëndë e aktit terrorist në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë është tregues i kolapsit të sistemit, i mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë, atje ku supozohet se duhet të jesh më i sigurt se kudo. Ky akt i paprecedent është sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe dëshmi e dështimit të sistemit. Por problemet janë edhe më thelbësore dhe me ndikim afatgjatë në jetën e mijëra qytetarëve," tha Xhixho./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se më datë 12 shkurt të këtij viti, në ambientet e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u rrethuan në një akt të pashembullt. Duke folur nga Kuvendi, Këlliçi tha se ngjarja ndodhi me urdhër të një zyrtari të lartë të burgosur dhe kryeministrit. Ai shtoi se gjatë këtij incidenti, prokurorët e çështjes u kërcënuan nga punonjës të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkesat për ndihmë drejtuar Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit mbetën pa përgjigje.
"Ai sondazhi që ka dalë para dy ditësh për Tiranën, me sa duket i paska dhënë efektet që u bë temë diskutimi kandidati i shkëlqyer të cilin ka vendosur të mbështesë e gjithë opozita e bashkuar, Florian Binajn, që jam i bindur që deri ditën kur do të vendosni a do të ketë votime, a do të ketë zgjedhje apo jo në Tiranë, se e keni të lidhur në mënyrë të pashmangshme fatin e zgjedhjeve me ditën e nesërme në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Jam i bindur që dhe një pjesë e mirë e grupit të Partisë Socialiste do votojnë për Florian Binajn, për shkak të asaj që ju bë dhe zoti Braçe, kam përshtypjen ti duhet të jesh një nga ata votuesit e heshtur, se je edhe një njeri që të shqetësojnë problemet e Tiranës dhe të shoh që bën opozitë në Tiranë pas asaj, pas asaj, pas asaj tragjedie dhe katrahure në të cilën e la Tiranën banori më i fundit i burgut të Durrësit, i cili, meqë u përmend këtu shantazhi ndaj organeve të drejtësisë, i cili ndërkohë që qëndronte brenda në ambientet e GJKKO-së, me urdhër të tij dhe të kryeministrit, u rrethua si asnjëherë më parë në datë 12 shkurt të këtij viti ambientet e Gjykatës Speciale, u kërcënuan prokurorët nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, i kërkoi ndihmë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit dhe nuk morën asnjëherë përgjigje.
Dhe ju që flisni për intimidimin e organeve të drejtësisë, keni dhënë shembullin tuaj vetëm në datë 12 shkurt të këtij viti. Në një ngjarje të paprecedent, po e them dhe një herë, kërcënimi dhe shantazhi. Pastaj, sa për reformën në drejtësi, simboli juaj i reformës është Irena Gjoka Shpata Maneku, një delinkuente e dënuar në Greqi, e di i madh dhe i vogël këtë histori," Belind Këlliçi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur ngs foltorja e Kuvendit foli edhe për kandidatët e Bashkinë e Tiranës. Noka theksoi se kandidati që mbështet opozita është një figurë e kompletuar dhe jo hajdute si kandidati i mazhorancës.
Demokrati theksoi gjithashtu se mazhoranca është e zhytur në batak dhe për këtë arsye nuk mund të gjente një kandidat tjetër. Duke folur për rastin e të ndjerit Astrit Kalaja, Noka tha se ai ishte viktimë e mllëfit të sistemit që PS ka ngritur. Në fund të fjalës së tij, Noka lëshoi akuza edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka duke u shprehur se mbahet në detyrë pasi ha e pi me familjarët e kryeministrit.
Fjala e Flamur Nokës:
Meqë po i nis nga nga fundi. Po mor, po. Kandidati që mbështesim ne është një figurë e kompletuar, një intelektual i këtij qyteti. Prit. Dhe nuk është hajdut, hajdute si kandidati juaj. Po ju, ngaqë jeni nga të gjithë hajdutë dhe të zhytur në batak, ju nuk keni ku gjeni emër tjetër dhe prapë një hajdute keni çuar.
Ajo hajdutja juaj i ka dosjet mal atje në, te SKAPI i partisë tuaj, mal. Dhe kjo është shëmbëlltyra juaj. Pra, përsa i përket drejtësisë, po more. Motra e Belindës ka prodhuar këtë drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Po more, ka prodhuar edhe ky, si e ka emrin ky, Olsi Komiçi që keni bërë deputet.
Çfarë janë këto? Nuk janë partia këto? Pra, keni vënë ju familjarët tuaj që të përcaktojnë gjithë drejtësinë dhe ku jeni sot? Ndjej dhimbje unë për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. Ai mori, ai, i ndjeri, mori gjithë mllefin e sistemit që keni ngritur ju. Sistemit, sepse ju sot, s'ka qenë kurrë drejtësia ndonjëherë që 20 vjet duhet që të nisi çështje e të marrë përgjigje.
Maksimumi tre vjet. Nuk ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe, që për një vendim gjykate të duhen 1200 ditë që të zbardhet. A ka qenë ndonjëherë? Jo, kurrë. Ja pra ku e keni katandisur. Edhe e politizuat, dhe e asgjësuat. Po. Ju këtë, këtë keni dashur, këtë drejtësi. Por shqiptarët nuk kanë dashur këtë drejtësi.
Ndaj sot, mllefi ndaj sistemit është, e mori në qafë të ndjerin Kalaja. Se është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni. Tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën. Drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi. Të dënuar. Dhe e mbani ju. A nuk është drejtësi politike? E mbani sepse ha e pi me familjarët e kryeministrit ai, prandaj e mbani ju. Se i bindet partisë. Kjo është e gjitha. Kjo është drejtësi, drejtësia e juaj, drejtësia që ka fytyrën e Irenës./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se reforma në drejtësi ka dështuar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë, kemi përballje me një alarm të madh, i cili quhet shtet.
Ish-kryeparlamentarja Topalli, tha se dështimi i reformës në drejtësi është më i rezikshëm se dështimi i çdo reforme tjetër.
“Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku. Kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet. Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam. Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi jetuar me një sistem shtet arbitrar. Në këto vite kemi jetuar me mungesën e gjykatës së lartë.
Do të thotë se ne kemi pasur një shtet në koma. Përgjatë periudhe ne përballemi, në gjykata dhe prokurori që mbi 33% ka vakanca dhe janë të paplota. Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes, nëse në një zyrë mungon prokurori aty krimi jeton. Nëse në një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim pas 16 vitesh, kjo ka të bëjë koha dhe ndikimi i tij në vënie e drejtësisë.”, tha Topalli./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Xhafaj u shpreh se projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi.
Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se ka qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë. Në fund, deputeti i mazhorancës tha se kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore është ende e lartë.
“Ne po debatojmë për një çështje të së drejtës. Mirëqeverisja është procesi që e mban këtë sistem funksional, llogaridhënës, dhe transparent. Projekti i reformës në drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi. Ishte zgjidhje moderne. Drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika.
Kjo është sfida që duhet të adresojnë këto dy institucione që raportojnë. Perceptimi i krijuar është se nuk ka dhënë impaktin e duhur në drejtësi. Kam qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë. Pa u planifikuar më parë periudha transzitore dhe kjo hartë, periudha e transferimit të dosjeve, janë tregues të mangësive të këtij projekti. Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore, është ende i lartë. Kemi më shumë dy herë staf në këshilla se sa gjyqtarë dhe prokurorë”, tha Xhafaj./Dosja.al
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë pas implementimit të hartës së re gjyqësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi e cilësoi hartën një dështim total që ka çuar sistemin në kolaps, ndërsa ngriti alarmin se prokurorët po arrestojnë avokatë në salla gjyqi në vend që të hetojnë skandale si ai i spitalit Onkologjik.
Duke shprehur mosdakordësinë e plotë me përgjigjet e dhëna nga drejtuesja e KLP-së, deputeti deklaroi se tre vite pas miratimit të hartës territoriale, ende nuk ekziston asnjë studim mbi ecurinë e saj. Sipas Korreshit, i vetmi qëllim i kësaj reforme ishte për të sjellë prokurorët të jenë afër shtëpisë së tyre në Tiranë.
"Faleminderit kryetar. Atëherë, mbi përgjigjet që dha dhe kryetarja e KLP-së, absolutisht nuk jam dakord. Është e papranueshme që KLP-ja akoma nuk ka, sot e tre vite e kusur që e kanë bërë hartën territoriale, nuk ka asnjë lloj studimi se si po shkon kjo ecuri. Pra një lloj krahasimi me çka ka ndodhur dhe unë e kam kuptuar në gjenezë që të gjithë ajo ka qenë thjesht për të sjellë prokurorët të jenë afër shtëpisë së tyre në Tiranë.
Asgjë më tepër s'ka ndodhur sepse i gjithë sistemi tjetër është ka kaluar në kolaps dhe është bërë punë çorap. Nuk hap, po të shkosh sot nëpër prokurori, përveç dosjeve të marta, dosje prapë të trajtuara, dosjet që i kanë rënë mbrapa dollapëve që nuk i gjejmë, shikon njerëz me masa sigurimi mbi tre vite e kusur, vazhdojnë detyrim paraqitje, detyrim paraqitje mbi tre vite. Kjo është e papranueshme në një sistem që, që ta quaninim elitar. Ëh, një gjë tjetër që është sot më e papranueshme, ëh, ka shumë e shumë që do t'i them në fjalën time, por sot gjej rastin sepse kam pasur ëh, prokurorët dhe i drejtohem KLP-së, duhet të rrisin efiçencën mbi ato që ndodh në këtë vend.
Dhe një ngjarje tjetër e rëndë që ndodh sot në këtë vend, në vend që prokurorët fillojnë të arrestojnë avokatët në sallat e gjyqit, gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë në një shtet të së drejtës, ku prokurori duhet të jetë në të njëjtin krah, përballë, në të njëjtin nivel me avokatin, ndodh e kundërta. Duhet të merret kryesisht me të arrestuar këta. Sot kjo është një foto, foto që ndodh sot në spitalin onkologjik. Shiko ku i marrin njerëzit, njerëzit ku i marrin, për këtë do të hyjë prokuroria të vetë operojë kryesisht.
Janë duke i marrë nëpër barela, nëpër, nëpër karroca, nëpër karrige, përdhe, duke i marrë ndihmën mjekësore dhe duhet të shikojmë mbi raportin e KLSH-së, atë të shikojnë çfarë ka ndodhur me këtë sistem. Si po vuajnë këta njerëz, kjo është ajo që ndodh sot në Shqipëri dhe jo të merren me arrestimin e avokatësh", tha Korreshi./Dosja.al

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani deklaroi se drejtuesi i SPAK do të zgjidhet në fillim të dhjetorit. Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Bogdani u shpreh se drejtuesi do të zgjidhet para datës 16 dhjetor, kur mbaron mandati i drejtuesit aktual.
Nga Kuvendi, Kryetjarja e KPL-së tha se Kreu i ri i BKH-s do të zgjidhet brenda nëntorit. Ajo tha se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të SPAK do të përfundojë nga fillimi i muajit dhjetor. Kjo që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës, në mënyrë më të natyrshme nga aktuali.
“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët rreth 10 nëntor të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit por jemi duke e disktuar me anëtarët e këshillit, besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 kur mbaron mandati i drejtuesit aktual.
Lidhur me drejtuesin e BKH ka pasur komunikim për një pretendim që drejtuesi i mëparshëm ka pasur për një zgjatje në mënyrë automatike për një mandat të dytë 5 vjecar në krye të BKH. Kështu që është parashikuar edhe në koordinim me SPAK që ka kompetencën për procedurën e përzgjedhjes, është vendosur që të aplikohet neni 33 i ligjit që sipas të cilit detyra përfunditmare e këshillit të kryhet në momentin që vjen kandidatja apo propizimi që do të rekomandohet nga SPAK. Nuk mund të themi se ka pasur problematika por diskutime dhe qëndrime të ndryshme për mënyrën se si të interpretohet ligji," tha Bogdani./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me anëtarin e Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, europarlamentarin Cristian Terheș. Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ka falenderuar eurodeputetin Terheș për mbështetjen që ai dhe Komiteti i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe e ka njohur me problemet më kryesore me të cilat përballet Shqipëria.
Postimi i Plotë:
Takim me anëtarin e Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, europarlamentarin Cristian Terheș.
Në këtë takim, pasi falënderova z. Terheș për mbështetjen që ai dhe Komiteti i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, më pas paraqita problemet më kryesore me të cilat përballet vendi, si:
* instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që shkatërroi shtetin ligjor, ekonominë dhe shoqërinë, dhe që po varfëron nga viti në vit shqiptarët, duke i larguar ata masivisht nga Shqipëria;
* shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës, arrestimi dhe ndjekja penale pa asnjë fakt penal e liderëve të saj, si dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës, dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore;
* korrupsioni i papërmbajtur i Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, dhe lidhjet e tyre me krimin.
Në takim theksova se Edi Rama, nëpërmjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon, mashtron dhe trillon, duke paraqitur opozitën dhe betejën e saj për votën e lirë, për vlerat e demokracisë, për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës së paguar të Edi Ramës.
Partia Demokratike, që në themelimin e saj, ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE, në NATO dhe në BE. Ajo e konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në “suksese” imagjinare dhe propagandë trilluesе.
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka filluar raportimin e saj në Kuvend. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të ditës së sotme, deputetët nuk janë treguar të vëmendshëm dhe nuk kanë mbajtur qetësi gjatë raportimit të saj.
Pas kësaj situate, Mirela Bogdani i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi të monitoronte situatën e krijuar në Parlament. Peleshi iu kërkoi deputetëve të mbanin qetësi, në mënyrë që të dëgjohej raporti.
“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i ka bërë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi disa sygjerime për rendin e ditës. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Topalli tha se rendi i ditës është shumë i ngjeshur dhe se një rend dite me 25 pika nuk duhet të vendoset më.
Topalli tha se sipas këtij rendi, deputetët i bie të qëndrojnë 26 orë në ambientet e Kuvendit. Sipas saj kjo është një situatë e pamundur dhe irracionale. Në fund, deputjetja e opozitës i sygjeroi Kryetarit të Kuvendit të shtynte seancën dhe ta vendoste për një ditë tjetër.
"Të mendosh që brenda kësaj dite dhe tani ka kaluar 12:00, të diskutosh, të vësh pyetje, të shqyrtosh dy institucione të drejtësisë, katër institucione të tjera që ishin më përpara, katër projektligje, dy komisione hetimore dhe pika për çështje të rendit të ditës dhe t'i shtojmë kësaj raportimin e Bankës për Shqipërinë, diskutime, pyetje për Bankën e Shqipërisë, edhe projektligje të tjera, që të gjithë e kuptojmë që kjo nuk mund të ndodhë.
Domethënë, përpiquni, përpiquni me sa të keni të mundur që një rend dite me 25 pikë të mos vendosni më. Është e pamundur, është irracionale. Sigurisht që s'kemi për ta mbyllur, por ajo që të bën të dyshosh është, në qoftë se ju i konsideroni kaq të parëndësishme këto organe të ngritura me ligj dhe me kushtetutë, këtë pastaj, të gjithë do e paguajnë si shtet, do e paguajnë si qytetarë, do e paguajnë si opinion publik.
Unë mendoj se ju duhet të mblidheni dhe të bëni një reduktim ose ta ndani, ta ndani për nesër, për pasnesër, apo ta lëni për të hënën. Nuk është racionale kjo që po bëjmë. Në qoftë se një orë është secili, i bie që të kemi 26 orë përpara, 12:00 deri nesër në ora 1:00 ne mos ndalemi. Nuk shkon, nuk është racionale", tha Jozefina Topalli./Dosja.al

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përplasur në seancën e sotme plenare me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pas komenteve të këtij të fundit mbi deklaratat e saj në Kuvend. Bëhet fjalë për deklaratën e Muçit, ku kritikoi Tabakun që zgjodhi të përmendë në fjalën e saj protestën e minatorëve jashtë Kuvendit për çështjen e statusit të tyre, ndërsa sipas tij, ajo duhet të kishte folur edhe për pensionistët.
Reagimi i Tabakut ishte i ashpër, teksa ajo iu drejtua deputetit "për Redin, Redat dhe qorrat që nuk shohin”, duke i kërkuar që të mos bëjë opozitën e opozitës, por të fokusohet në mbajtjen e përgjegjës qeverisë.
Jorida Tabaku: Për Redi Reda dhe qorra që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar në këtë sallë Parlamenti. Dhe një sugjerim m.q.s je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë, t’i kishe kërkuar llogari qeverisë pse propozimet e PD për pensionin minimal, rritjen e pensionit, statusin e minatorit, nuk po zbatohen.
Nëse sot ka grup më të penalizuar se pensionistët e minatorët që duhet të ishin me mbështetje më të lartë, duke qenë se këtu kemi një parti që e mban veten për të majtë, sot Parlamenti duhet të kishte folur për këto. Redi Muçi të bëjë kauzat e veta, të bëjë propozimet e veta, të mos merret me PD. I kemi këto çështje të shenjta. Është turp të merret me opozitën, kur duhet ti kërkojë llogari qeverisë. Përdore Parlamentin për njerëzit, mos e përdor për të sulmuar ata që flasin për njerëzit.
Redi Muçi: Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit të ditës të çështjes që ka të bëjë me minatorët e Spaçit, unë me habi pozitive konstatoj se në Kuvendin e 2025 PD po përmend fjalën minator dhe e mbështes propozimin e kësaj çështje.
Përderisa u fol edhe për statusin e minatorit, dua të kujtoj që kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin dhe shumë mirë që e miraton për propozim. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëjë edhe pala e mazhorancës dhe jo ti përdorë minatorët jo për retorikë.
Më bën habi fakti që zonja Tabaku përmendi protestën e minatorëve, por vetëm pak metra larg protestës së minatorëve, zhvillohet protesta e pensionistëve, që janë ende me pensione urie. Më habit fakti sesi deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve. Uroj që si PD dhe PS të bien bashkë në konsensus për ti shqyrtuar problematikat e këtyre dy grupeve sociale.
TIRANË- Deputeti i opozitës Klevis Balliu ka dekaruar se maxhoranca po anashkalon komisionet e kërkuara nga Opozita. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje integritetin e proceseve parlamentare, duke u fokusuar në dy pika kyçe: zvarritjen e komisioneve të rëndësishme hetimore dhe një votim të cilin e quajti të manipuluar.
Sipas deputetit, komisionet për çështjen "McGonigal" dhe atë të zgjedhjeve po anashkalohen qëllimisht përmes një rendi dite të papërshtatshëm.
"Faleminderit kryetar. Duke ju referuar dhe rendit të ditës, keni çuar dy komisionet hetimore të cilat janë tejet të rëndësishme, edhe sipas atij rendit dite që keni caktuar, i bie që ato komisione hetimore duhet të zhvillohen në dy apo tre të gjeset si herën e fundit dhe siç e pamë, nuk kishte kuptim vazhdimi i seancës dhe herën e fundit. Do të ishte mirë që ta rishikonit, meqënëse kanë një rëndësi të veçantë, qoftë raporti, qoftë komisioni për McGonigal, qoftë ajo për zgjedhjet, të afroheshin ato dhe të ndryshoheshe rendi i ditës.
Së dyti, duke ju referuar edhe fjalimit tuaj zoti kryetar, bëmë një, bëmë një, bëmë një votim pa shpjeguar asgjë, pa i dhënë mundësinë as për replikë, pavarësisht se kishit gjithë fjalimin se sa konstruktiv duhet të jemi, dhe nuk jepet fjala as për replikë dhe nuk njoftohet as se për çfarë po votohet, as se si po votohet.
Vetëm dhe vetëm për të bërë disa media të pushtetit një lajm, jo e votuam, jo s'e votuam. Në qoftë se do i përmbahemi qoftë edhe vetë fjalimit tuaj, do të ishte korrekte që ai proces votimi të bëhet siç duhet. Dhe jo duke folur një zonjë aty nëpër dhëmb pa marrë vesh askush se çfarë u tha apo se për çfarë po votojmë. Faleminderit", tha Balliu./Dosja.al
TIRANA- Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për përcaktimin e kohëzgjatjes së debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se PS kishte propozuar që debati të zgjaste 90 minuta, por më deklaroi se pranojnë kërkesën e Partisë Demokratike që minutazhi të jetë 150 minuta.
“Kjo duhet të vijë me shkrim, përpara. Duhet ta ndiqni me letra. Jo të çohet njëri këtu në mëngjes dhe të thotë; ore do ta bëjmë këtë këtu! Bashkë me zotin Këlliçi të ulemi dhe të gjejmë një moment dhe më pas ta diskutojmë. Tërhiqemi nga kërkesa jonë 90 minuta, por te 150 minutat, që ka qenë kërkesa e PD, me kushtin që të ruhet koha”, tha Balla./ Dosja.al
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot opozitën pas votimit të kërkesës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla u shpreh me ironi se opozita duhet të gjejë se ku i kanë shkuar votat, pasi deputetët kanë pretenduar se nuk e kanë kuptuar për çfarë po votohej.
Ai shtoi me tone sarkastike se i vjen keq për opozitën, duke i ftuar që “të shkojnë edhe njëherë tjetër, se nuk i dihet”.
Balla: Zoti Këlliçi e ju të nderuar anëtarë, neni114 pika 4 e Rregullores sqaron se votohet kërkesa, raportet janë relacione shoqëruese. Neni 60 pika 1 votimi bëhet i fshehtë. Gjeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur. Si personat e shpallur në kërkim. Keni humbur 26 nga nismëtarët me vjen keq për ju. Po të vini edhe një herë tjetër nuk i dihet se si dilni.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon inspektorët e KLSH të kryejnë auditimin ndaj tij dhe institucioneve që drejton. Gjatë fjalës jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama nuk lejon auditin e shtetit sepse nga ky proces do të dilnin në pah gjëra monstruoze, që lidhen me keqpërdorime dhe shpenzime të dyshimta të fondeve publike.
"A e dëgjuat ju dje kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tha se Edi Rama nuk më lejon inspektorët për ta audituar? A mund të ndodhë në ndonjë vend të botës që kryeministri të mos pranojë auditin e shtetit? Të kujt i ka paratë ai që nuk pranon të auditohet, i ka të vetat apo i ka të taksapaguesit? Kontrolli nuk është i qeverisë, kontrolli është i shtetit dhe ai ka detyrë, tagër të kontrollojë, të auditojë çdo institucion sipas programit.
Dhe del që jo vetëm nuk pranon të auditohet... natyrisht nuk ka se po të auduitohet, dalin 22 milionë euro. Po të auditohet dalin me qindra kuintalë valixhe diplomatike të mbushura... e dini vetë me çfarë kanë qenë të mbushura me Ismailin e tij. Po të auditohet dalin shishet 33 mijë euro Romanee Conti. Po të auditohet dalin gjëra monstruoze që nuk i dëgjon kund. Ndaj dhe ai refuzon. Ai merr përsipër të refuzojë auditin, në një anë kërcënon prokurorin, në anën tjetër ai refuzon auditin e shtetit. Kjo është situata, ky është një narkoshtet në të cilin shteti ligjor nuk funksionon, është zëvendësuar me narkoshtetin," tha Berisha./Dosja.al
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Peleshi po vazhdon ta mbajë atë post falë votave të 79 'memec-deputetëve'. Më tej bardhi tha se kreu i Kuvendit hyri në historinë e parlamentarizmit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Niko Peleshi mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë me votën e 79 memec-deputetëve, por ai vazhdon në këtë funksion si Kryevartës i Taulant Ballës, jo si Kryetar i Kuvendit të 140 deputetëve.
Ai hyri tashmë në historinë e parlamentarizimit të vendit si Kryetari për të cilin u kërkua shkarkimi nga detyra pa mbushur as një muaj në detyrë. U zgjodh me 85 vota e u mbajtë në detyrë me 79 vota një muaj më vonë.
Këtë arritje historike në vetëm 1 muaj mund ta ketë vetëm një funksionar kushtetues i paaftë dhe i padenjë për një detyrë të lartë shtetërore.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për tu ulur me Edi Ramën, duke e cilësuar këtë si një keqinterpretim të qëndrimeve të tij. Berisha deklaroi se mbështet idenë e rivendosjes së senatit, një propozim fillimisht i dhënë nga i ndjeri Sabri Godo, i cili do të reduktonte numrin e deputetëve dhe do të ulte koston fiskale për qytetarët, duke shmangur zgjerimin e panevojshëm të institucioneve.
Berisha theksoi se diskutimet për këtë çështje mund të bëhen vetëm brenda komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ku përfaqësuesit e të dy partive mund të shqyrtojnë idenë e senatit, por kurrsesi nuk parashikohet asnjë dialog privat me kryeministrin.
"Absolutisht jo, nuk e kam thënë atë. Më vjen keq që e shtroni. Ka një komision parlamentar. Ai komision dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën. Ai parashikon që përfaqësuesit e të dy partive në komisionin për zgjedhjet, të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e senatit, po u pranua senati, vetvetiu numri i deputetëve do reduktohet. Dhe unë jam për këtë variant. Ideja e senatit nuk është një ide ime, fillimisht është dhënë nga i ndjeri Sabri Godo dhe mbrojtur me shumë aftësi. Por qëndron si ide, vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh në mënyrë që të mos shtohet fatura fiskale e këtij institucioni," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzon mazhorancën dhe qeverinë se kanë shndërruar parlamentin në një ‘klub kaosi’, ku mungon çdo rregull dhe respekt për procedurat ligjore. Jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh për mediat se kryetarja e Kuvendit nuk kupton as çfarë hedh në votim.
Ndërsa e akuzoi kryeparlamentarin Peleshi se me hipokrizi ka mbrojtur kolapsin e plotë parlamentar që ka përfshirë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.
"Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi. Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.
Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë! Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë? Nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart. Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit," tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit është rrëzuar. Mësohet se gjatë votimit socialistët kanë votuar kundër shkarkimit.
Ndërkohë që vetëm 10 vota pro kanë qënë në Kuvend për shkarkimin e Peleshit. /Dosja.al
TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi sot në seancën plenare lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, duke deklaruar se shkaku i kësaj kërkese nuk ka të bëjë me të personalisht. Gjatë fjalës së mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Peleshi theksoi se opozita ka pasur të drejtën e fjalës rreth 60% të kohës, në raport me mazhorancën, duke kundërshtuar pretendimet e saj për kufizim të hapësirës së debatit.
Ai shtoi se procedura e nisur nga opozita është produkt i një fryme antagoniste dhe përçarëse, nga e cila, sipas tij, opozita “nuk arrin të shkëputet”.
"Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë, një gjyqtar u qëllua për vdekje në sallë. Nga ai moment dhe në vazhdim u shpërfaq një ngjarje akoma më e rëndë, në rrjetet sociale pati një numër jo të vogël reagimesh që u solidarizuan me autorin e krimit. Mbase tani dikush pyet çlidhje ka kjo me procedurën e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Do ti përgjigjem shkakut të vërtetë të kësaj procedure, shkaku i vërtetë nuk jam unë, nuk është favorizimi i një krahu politik, kundër një krahu tjetër. Mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës, pra 60% të kohës e ka patur opozita. Shkaku që na sjell në këtë procedurë është frymë antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë", tha Peleshi.
TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur Ivi Kasos në lidhje më kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri thekson se receta e Kasos që ik se nuk drejton mirë Kuvendin është një thirrje për kaos. Gjiknuri tha se Peleshi ka pasur një pozicion të vështirë ndërsa kaosi ka mbizotëruar në Kuvend, që sipas tij është i shkaktuar nga PD-ja.
“Pretendimet qëndronin në tre drejtime. E para pse u ndryshua rregullorja dhe pse u thërrit mbledhja në afate të shkurtra pa pritur afatin 7 ditor. E dyta, ndërprerja e seancës dhe deputetëve të opozitës dhe e treta, nuk u respektua debate parlamentar për programin qeverisës. Elementi i parë është pabesia, u tha këtu. Ne jemi Kuvend sovran, ne bëjmë rregullat tona. Për cfarë ishte thelbi i ndryshimit, do të krijoheshin disa komisione të reja dhe ishte deklaruar publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për rialokimin e personelit parlamentar. Me vetëdije kishin pranuar pa bërë ndryshimin e rregullores përbërjen e re. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja e Kuvendit është akt sovran i brendshëm normative i kuvendit dhe e shtrin efektin vetëm brenda anëtarëve të Kuvendit. Nuk është ligj.
Pretendimi i dytë se pse kryeministri provokoi sallën kur paraqiti programin qeveritar. Kushtetuta përcakton se çfarë ka detyrë Këshilli i ministra për paraqitjen e programit. U tha se kryeministri provokoi nëpërmjet Diellës. Kryeministri në fjalën e tij përdori mjete ndihmëse teknologjike, dikush do të thotë një avatar, i cili nuk është ministër. Kryeministri, në dekretin e presidentit, ka thënë jam përgjegjës për ngritjen e ministrisë të programit, që në këtë rast quhet Diella. Mund të quhej Manhattan Project. Kryeministri merr përgjegjësinë e një sektori qeveritar, AI. Dhe dekreti i presidentit thotë se kryeministri është përgjegjës për këtë. Mund të thoshte ministria për hapësirën ajrore. Dikur ka pasur kryeministri i 2007 Shqipëria fuqi bërthamore, ngriti një grup pune…Do të thotë që kryeministri po paraqiste një element të ri në qeverisjen e vendit. E bëri nëpërmjet mjeteve elektronike," tha Gjiknuri./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ka lexuar raportin e Opozitës në lidhje me kërkesën për shkarkimin Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso ka deklaruar se Kuvendi nën drejtimin e peleshit po kthehet në një institucion pa autoritet dhe pa dinjitet.
Kaso ka theksuar se duhet që të rikthehen standartet institucionale në Kuvend. Kaso shtoi më tej se Peleshi ka legjitimuar një praktikë të rrezikshme përjashtimin e opozitës nga debati parlamentar.
“Sot nuk jemi në një seancë me rend dite të zakonshëm dhe për të bërë debat por për të adresuar një zgjidhje në të cilën Kuvendi po rrezikon të kthehet në një institucion formal, pa zë dhe pa dinjitet, dhe kjo nuk po vjen si pasojë e ndonjë sulmi apo krize të jashtme, por i mënyrës se si po drejtohet ky institucion nga kryetari Peleshi. Në dy seanca 16 dhe 18 shtator, vetëm 4 dhe 6 ditë pasi ishte betuar mbi Kushtetutë, zoti Peleshi ka konsumuar një sërë shkeljesh të rënda, të përsëritura dhe të qëllimshme, që nuk kanë pasur vetëm mbylljen e zërit të opozitës në parlament, por kanë cenuar autoritetin e organit më të lartë në një shtet demokratik.
Kjo nismë për shkarkim nuk është aksioni i radhës për një opozitë, apo akt politik i zakonshëm por thirrje për një përpjekje të përbashkët për të ndaluar një rrëshkitje të rrezikshme të këtij kuvendi drejt një institucioni të heshtur, të nënshtruar dhe të zbrazët nga përmbajtja. Nuk kërkojmë ndëshkimin e një personi të vetëm por rikthim të standarteve institucionale.
Shkeljet e sipërpërmendura nuk mund të justifikohen me procedurë. Nuk ka rregull që mund të shërbejë si mbulesë për dhunimin e thelbit të parlamentarizmit, në fakt pretendimi se procedura është respektuar, është bërë refreni mbrojtjës i kryetarit të Kuvendit. Procedura nuk është qëllim në vetvete, ekziston për të garantuar të drejtën dhe jo mohuar atë. Kur përdoret për t’i mbyllur gojën opozitës, nuk është më procedurë por abuzim”, shtoi Kaso./Dosja.al
TIRANË- Kuvendui ka nisur ditën e sotme nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit Klotilda Spahiut. Shkak është se opozita ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Peleshi në seancën e sotme është ulur në rreshtin e socialistëve në Kuvend./Dosja.al
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë plenare për këtë javë, pas asaj të së hënës ku u prezantuan raportet e institucioneve të drejtësisë dhe u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.
Në qendër të rendit të ditës të kësaj seance është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Debati për këtë çështje pritet të nisë në orën 10:00 dhe pritet të shoqërohet me diskutime të ashpra në sallën plenare.
Në vijim të seancës plenare të sotme, në orën 11:30 pritet të nisë edhe raportimi i disa institucioneve të pavarura para Kuvendit. E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportojë në seancën e kaluar.
Më pas, Kuvendi do të shqyrtojë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar edhe prezantimet e raportimeve nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT)./ Dosja.al