Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një 68-vjeçar është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në fshatin Lajthizë në Mirditë. • I moshuari me emrin Frederik Radi është gjetur i vrarë nga vajza e tij, pasi kishin humbur kontaktet prej 2 ditësh. • Dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. • Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë një konflikt që 68-vjeçari ka pasur me disa bashkëfshatarë për kullotat. • Por ngjarja nuk u denoncua në atë kohë dhe çështja u mbyll mes bashkëfshatarëve.
2 artikuj për këtë temë.
MIRDITË- Fotoja e mësipërme është e 68-vjeçari Frederik Radi, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në fshatin Lajthizë. Mësohet se i moshuari u gjet nga vajza e tij, mëngjesin e sotëm, pasi prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen
Nga kontrolli i vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, disa banorë të fshatit.
MIRDITË- 68-vjeçari Frederik Radi është gjetur i pajetë nga vajza e tij në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Bëhet me dije se prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.
Gjithashtu mësohet se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën. Policia njofton se deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa banorë të fshatit.
Njoftimi:
Më datë 20.08.2024, shtetasja L. R. ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.