LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del dot/ Ngjarja e rëndë në Korçë, nëna dhe vajza gjenden të vdekura në banesë

• Një ngjarje e rëndë në ka ndodhur në Korçë, në lagjen 17, ku nënë e bijë, janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre. • Mësohet se viktimat kanë qenë Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54 vjeç. • Raportohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja gratë në banesë. • Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e paralizuar dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna. • Sipas policisë vajza mund të ketë vdekur si pasojë e një arreti-kardiak, kurse nëna e paralizuar për shkak të mungesë së dhënies së medikamenteve. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Flet fqinja e 2 grave që u gjetën të vdekura në Korçë: Erdhën koleget dhe e kerkuan, por dera nuk u hap

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del
Fqinja

KORÇË- Fqinja e 2 grave që u gjetën të vdekura në Korçë ka folur për mediat. Ajo thotë se hera e fundit që ka folur me Ornelën ka qënë ditën e shtunë, ku i tha se kishte shtruar të ëmën në spital për shak se kishte probeme me frymëmarrjen.

Pas asaj dite fqinja ka trokitur në derën e tyre por nuk e ka hapur askush. Ajo thotë se ditën e sotme në banesë kishin shkuar koleget e 54-vjeçares e cila punonte si edukatore, por përsëri dera ishte e mbyllur. Fqinja kishte telefonuar mbesën e tyre por ajo kishte thënë se nuk dintë asgjë. Ajo thotë se ditën e sotme erdhi djali i  të moshuarës i cili po tentonte të hapte derën, e më pas thirri policinë e zjarrfikësen.

Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje.. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës. U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dhe dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta,” tha fqinja.

2 VITE ME PARE

Kishin ditë që nuk përgjigjeshn në telefon/ Djali i 75-vjeçares që ndërroi jetë së bashku me të bijën vjen nga Greqia dhe zbulon ngjarjen tragjike

 

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del
Viktima 54 vjeçare

Korçë- Dy gratë të cilat u gjetën të pajeta ditën e sotme në lagjen 17 të qytetit të Korçës, kishin disa ditë  që nuk u përgjigjeshin telefonatave celulare. 54-vjeçarja Ornela Vagjeli, e cila dyshohet se nderroi jetë si pasojë e një ataku kardiak, punonte si edukatore në fshatin Vithkuq. 

Ditët e fundit 54-vjeçarja nuk i ishte përgjigjur telefonatave të vëllait të saj, i cili jetonte dhe punonte në Greqi. Pasi  e motra nuk i është përgjigjur, ai ka ardhur nga Greqia për të parë se çfarë po ndodhte me të.

Nëna e saj e moshuar e  cila ishte e paralizuar dyshohet e ka ndërruar jetë pas vdekjes së vajzës së saj e cila nuk ka pasur mundësi të reagonte. Teksa nuk dihet ende se në çfarë distance kohore kanë ndërruar jetë dy gratë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Punonte si edukatore, kush është 54-vjeçarja që humbi jetën në Korçë së bashku me mamanë

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del
Ornela Vangjeli

KORÇË- Fotoja e mësipërme është e 54-vjeçarja që ka humbur jetën disa ditë më parë në Korçë së bashku me mamanë e saj. Mësohet se Ornela Vangjeli u gjet e vdekur në banesën e saj bashkë më mamanë, 75-vjeçare Eleni Vangjeli. 

Ajo punonte si edukatore në një shkollë në Korçë, ndërkohë që dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Ndërkohë që e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk ka mundur që ta ndihmojë dot.

2 VITE ME PARE

U gjetën të vdekura në Korçë/ Detaje nga ngjarja e rëndë, policia dyshon se vajza vdiq nga arresti-kardiak

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del
Foto ilustruese

KORÇË-Eleni Vangjeli dhe dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, të gjetura të vdekura ditën e sotme në Korçë sipas dyshimeve të policisë kanë vdekur për shkaqe natyrale. Të dyja gratë jetonin bashkë në banesë dhe mësohet se e moshuara ishte e paralizuar dhe e kishte të pamundru të lëvizte.

Prej vitesh për nënën kujdesej vajza e saj e ndjerë. Nga dyshimet e para të policisë mësohet se vajza mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak dhe gjatë kësaj kohe e paralizuara nuk ka mundur të reagojë.

Banesa sipas policisë ka qenë e mbyllur nga brenda dhe nga ana tjetër ata mendojnë se e moshuara ka vdekur për shkak të mos marrjes së disa medikamenteve. 

 

 

2 VITE ME PARE

Çfarë ka ndodhur në Korçë?/ E moshuara dhe vajza e saj gjenden pa jetë brenda banesës (EMRAT)

E bija humb jetën nga arresti kardiak, nëna e paralizuar nuk ia del
Policia

KORÇË- Dy gra janë gkjetur të vdekura brenda banesës së tyre në Korçë ditën e sotme. Mësohet se pa shenja jete dhe pa shenja dhunë janë gjetur në banesë Eleni Vangjeli dhe vajza e saj Ornela Vangjeli. Dyshohet se dyshja ka disa ditë që kanë humbur jetën, ndërkohë që policia është njoftuar për ngjarjen e rëndë nga të afërm të tyre. Shkaku ende nuk dihet, por sipas policisë dyshimet janë për vdekje natyrale. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vrajse ne korce eleni vangjeli ornela vangjeli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet