Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë "Demokracia e Re", e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. • Beleri siguroi gjithsej 234,945 dhe u rendit i katërti, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Greqisë. • Pas fitores ai ka dhënë mesazhin e tij nga burgu ku tha se fuqia e demokracisës mund të fshijë çdo grusht shteti, sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. • Nga partia "Demokracia e Re" kryeson Giorgos Avtias (305 670), i dyti Evangelos Meimarakis (256 703), e treta, Eliza Vozemberg (243 402). • Katërshja mbyllet me Fredi Belerin (234 945), i ndjekur nga Eleonora Meleti (170 830), Manolis Kefalogiannis (159 705) dhe Dimitris Tsiodras (155.129). • Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian, por fitorja e së djathtës ekstreme u dha goditje të brendshme udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. • Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhjet e parakohshme kombëtare, pasi partia e tij u mposht bindshëm nga rivalja e ekstremit të djathtë. • Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli datën e votimeve më 30 qershor. • Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit. • Goditje të ngjashme sikurse Macron përjetoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Socialdemokratët e tij shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, duke dalë të tretët pas Demokristianëve opozitarë dhe pas partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (Afd). • E djathta shënoi fitore edhe në Spanjë, si dhe përparim të konsiderueshëm në Hungari. • Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë doli e dyta, ndërsa në Austri, partia me të njëjtin emër doli fituese. • Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë udhëheqjen e politikave të vendit, pasi partia e saj e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, mundi Partinë Demokratike të qendrës së majtë. • E djathta ekstreme, megjithatë, nuk ka performoi mirë në Belgjikë, Çeki, Hungari, Finlandë dhe Poloni. • Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian.
5 artikuj për këtë temë.
GJERMANI- Ishte surpriza e mbrëmjes pas votimeve për Parlamentin Europian: Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershorin. RN fitoi në zgjedhjet europiane më shumë se 31 % të votave, kurse kampi qeveritar i Macron (Rilindja) më pak se 15%. Krahasuar me zgjedhjet europiane 2019, partia e Le Pen i shtoi me rreth 10% votat.
Nga e enjtja votuesit europianë në 27 vende të BE dhanë votën e tyre. Partitë populiste të djathta shënuan në shumë vende rritje të ndjeshme të elektoratit. Në Itali fitoi kryeministrja Meloni, me partinë Fratteli d'Italia më shumë se 29%. Edhe në Austri partia populiste e Lirë, FPÖ doli fituese me 26%. Kurse në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 15,9% doli forca e dytë politike pas partive të Unionit CDU/CSU me 30%. Në vend të klimës, fushatën për zgjedhjet europiane e përcaktoi migracioni, politika ekonomike dhe siguria.
Sukses për Marine Le Pen
Presidenti francez, Macron iu drejtua popullit nga Pallati Elysée të dielën në mbrëmje. "Nuk mund të bëj, sikur nuk ka ndodhur asgjë", tha Macron, që fuqizimin e nacionalistëve e vlerësoi si një rrezik për Francën dhe Europën. "E kam dëgjuar mesazhin tuaj dhe shqetësimet tuaja dhe nuk do t'i lë ato pa përgjigje", iu drejtua ai votuesve.
Politologja, Gabriele Abels në Universitetin Tyvingen shprehet, se "është veçanërisht dramatike që partia e presidentit merr gati gjysmën e votave krahasuar me RN". Sipas studiueses, strategjia e Le Pen që t'i japë partisë së saj, RN ngjyresë të moderuar dhe t'i heq imazhin e partisë demon, doli me sukses. Kandidati kryesor i RN për zgjedhjet europiane, 28 vjeçari, Jordan Bardella arriti të mobilizojë votuesit e rinj. Edhe Henrik Suder nga Qendra për Studimet e Integrimit Europian e Universitetit të Bonnit shprehet, se zgjedhjet treguan, se RN ka "një bazë të fortë elektorati", dhe nuk votohet thjesht për protestë.
Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë
Pas zgjedhjeve europiane në Gjermani kryesoi opozita e CDU/CSU me 30%, me një rritje të lehtë elektorati krahasuar me zgjedhjet e mëparshme europiane. Kurse partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë,AfD zuri vendin e dytë me 15,9%, megjithëse politikanët e saj, kandidatë për zgjedhjet europiane ishin të përfshirë në disa skandale dhe grupi parlamentar ID i përjashtoi të gjithë deputetët e AfD-së. Krahasuar me 2019-n, kjo parti fitoi më shumë vota, rreth 5%.
Rezultat të dobta arriti Partia Socialdemokrate, SPD. Vetëm 13,9 e votuesve ia dhanë votën partisë së kancelarit Scholz. Por humbjet më të mëdha i pësuan Të Gjelbrit. Kjo parti ra nga 20 në rreth 11,9%. Kurse partia e tretë qeverisëse, liberalët e FDP me 5,2% gati e ruajtën rezultatin krahasuar me vitin 2019.
Si do të konfigurohet Parlamenti i ri Europian?
Në të gjithë Europën duket se është shënuar një fitore e qartë e aleancës së Partive Popullore Europiane me kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen. 65 vjeçarja mund të shpresojë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian. Por një vështrim në vendet e parlamentit të ri bën të qartë shtimin e votave për partitë nacionaliste të aleancës ID dhe konservatorët e djathtë. Grupi i socialdemokratëve krijon grupimin e dytë më të madh pas PPE. Të Gjelbrit kanë pësuar humbje të ndjeshme në Europë. Studiuesja Gabriele Abels analizon rezultatin. "Përshtypja e parë është se doli aq keq sa u parashikua, nëse merr si tregues, që të paktën në Gjermani, por edhe në disa vende të tjera ka një rritje të konsiderueshme të forcave euroskeptike dhe populiste të djathta."
Henrik Suder bën fjalë për polarizimin e shoqërisë, për njerëzit që "globalizimin e perceptojnë si diçka të mirë" dhe që përfitojnë prej tij, por edhe për njerëz që nuk përfitojnë asgjë. "Nëse diskursi politik zhvendoset në atë mënyrë që shkon drejt partive radikale të djathta dhe konservatore, kjo nuk i ndihmon demokratët", thotë Suder në bisedë me DW. Në rastin e Austrisë, duket se votuesit partinë FPÖ po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë si një parti normale. "Nga ana shoqërore ka ndodhur një thyerje barrierash. Njerëzit nuk kanë më turp, pse votojnë për parti që kanë pozicione radikale të djathta dhe armiqësore ndaj të huajve", thekson Suder.
Çështja, se si do të veprohet me partitë e ekstremit të djathtë përmban potencial konflikti. Drejtuesja e KE, që kërkon një mandat të ri, Ursula von der Leyen nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të pjesshëm me grupin radikal të djathtë, duke marrë kritika të forta nga Të Gjelbrit, Socialdemokratët, E Majta dhe liberalët.
Pjesëmarrja zgjedhore në votimet për parlamentin e ri këtë vit ishte 51%, pak a shumë si në zgjedhjet e vitit 2019. Në Gjermani për herë të parë mundën të votonin edhe 16-vjeçarët. Parlamenti Europian që deri tani ka pasur 705 deputetë, pas këtyre zgjedhjeve do të rritet në 720 vende./DW
ITALI- Grupi konservator Vëllezërit e Italisë i kryeministres Giorgia Meloni fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare evropiane gjatë fundjavës, treguan rezultatet, duke rritur qëndrimin e saj si brenda dhe jashtë vendit. Me 96% të votave të numëruara, "Vëllezërit e Italisë" fitoi 28.8% të votave, më shumë se katër herë sesa mori në zgjedhjet e fundit të BE-së në 2019 dhe duke tejkaluar 26% që siguroi në votimin kombëtar të vitit 2022, kur u ngrit në pushtet.
"Jam krenar që Italia do të prezantohet në G7, në Evropë me qeverinë më të fortë nga të gjitha. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në të kaluarën, por po ndodh sot, është një kënaqësi dhe gjithashtu një përgjegjësi e madhe," tha Meloni, më herët nga selia e partisë.
Partia Demokratike e qendrës së majtë të opozitës doli e dyta me 24%, ndërsa një grup tjetër opozitar, Lëvizja 5-Yje, ishte e treta me 9.9% të votave, shfaqja e saj më e keqe në një nivel mbarëkombëtar që nga krijimi i saj në 2009. Votimi i BE-së tregoi se koalicioni qeverisës i Melonit, i përbërë nga parti që shtrihen nga e djathta e qendrës në të djathtën ekstreme të spektrit politik, kishte parë mbështetjen e tij në më shumë se 47% nga pak më pak se 43% në 2022.
"Jam krenar që shumica që qeveris këtë komb ka mundur të rritet së bashku. Kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe për ne. Mesazhi nga italianët është: "Vazhdo"... dhe nëse është e mundur me vendosmëri më të madhe," Meloni tha. Partia e Melonit i ka rrënjët në një grup neo-fashist dhe fitorja e saj në 2022 vendosi tonin për fitimet e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, duke përfshirë këtë votim të fundit të BE-së, ku kontinenti ka lëvizur djathtas.
Megjithatë, Meloni e ka moderuar imazhin e saj në skenën ndërkombëtare, duke hequr dorë nga retorika e mëparshme anti-BE dhe duke u paraqitur si një urë lidhëse midis qendrës së djathtë dhe kampit të saj kombëtar konservator, i cili më parë ishte shmangur.
Shfaqja e saj e fortë të dielën erdhi në kontrast të plotë me humbjet e pësuara nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, partitë e të cilëve u rrëzuan nga rezultati i zgjedhjeve.
Grupi i ligjvënësve të Melonit mund të rezultojë gjithashtu vendimtar nëse ajo vendos të mbështesë Presidenten e qendrës së djathtë të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për një mandat të dytë, duke i dhënë potencialisht Romës ndikim mbi ekzekutivin e ri të BE-së.
E diela përfaqësoi gjithashtu një sukses të madh për kundërshtaren kryesore të Melonit, Elly Schlein, e cila mori drejtimin e partisë së qendrës së majtë PD në 2023 dhe kishte luftuar për të imponuar vullnetin e saj te garda e vjetër. PD fitoi 19% në 2022 dhe Schlein ishte në ankth për ta përmirësuar atë.
Aleanca e Majtë e Gjelbër dhe e Majtë fitoi rreth 6.8%, që do të thotë se kandidatja e saj, Ilaria Salis, një aktiviste italiane e arrestuar në Hungari për më shumë se një vit për gjoja sulm ndaj militantëve të ekstremit të djathtë, tani është një ligjvënës i BE-së. I vetmi zhgënjim për të gjitha partitë ishte pjesëmarrja, e cila erdhi në pak më pak se 50%, sugjeruan të dhënat fillestare, një rekord i ulët në një vend që ka pasur pjesëmarrje të fortë historikisht të votuesve./Marrë nga Reuters.
FRANCË- Presidenti i Francës Emanuel Macron ditën e djeshme shpërndarjen e parlamentit të Francës dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në vend pasi partia e tij pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Ai ka bërë reagimin e tij të parë pas këtij vendi ku ka shkruar në "X": “Kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua aq shumë."
Des élections législatives se tiendront le 30 juin et le 7 juillet.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 10, 2024
J’ai confiance en la capacité du peuple français à faire le choix le plus juste pour lui-même et pour les générations futures.
Ma seule ambition est d'être utile à notre pays que j'aime tant.
Partia Fronti Kombëtar - e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella - shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.

EUROPË- Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian, por fitorja e së djathtës ekstreme u dha goditje të brendshme udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Gjermaninë. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhjet e parakohshme kombëtare, pasi partia e tij u mposht bindshëm nga rivalja e ekstremit të djathtë. Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli datën e votimeve më 30 qershor.
“Kam vendosur t’ju mundësoj me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare”, tha ai.
Partia Fronti Kombëtar - e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella - shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.
Goditje të ngjashme sikurse Macron përjetoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Socialdemokratët e tij shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, duke dalë të tretët pas Demokristianëve opozitarë dhe pas partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (Afd).
AfD-ja u përball me një sërë skandalesh kohëve të fundit - përfshirë spiunazh dhe ndërhyrje të huaja - por mbështetja për të mbeti e qëndrueshme.
“Pas breshërisë së javëve të fundit, ne jemi forca e dytë më e madhe. Dhe unë po ju them: e vetmja rrugë është lart”, tha bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel.
E djathta shënoi fitore edhe në Spanjë, si dhe përparim të konsiderueshëm në Hungari. Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë doli e dyta, ndërsa në Austri, partia me të njëjtin emër doli fituese.
Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë udhëheqjen e politikave të vendit, pasi partia e saj e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, mundi Partinë Demokratike të qendrës së majtë.
“Faleminderit italianëve që vazhdojnë të na zgjedhin… Jam krenare për rezultatin”, u tha Meloni mbështetësve të saj.
E djathta ekstreme, megjithatë, nuk ka performoi mirë në Belgjikë, Çeki, Hungari, Finlandë dhe Poloni.
“Qendra po mbahet, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Dhe kjo është arsyeja përse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë e qendrës”, tha von der Leyen, e cila po ashtu synon rizgjedhjen.
Shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse. Por, rezultati i së djathtës brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri, që mund të jetë i nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara./REL
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar një vend në parlamentin europian nën logon e partisë "Demokracia e Re", e kryeministrit grekt, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ka siguruar gjithsej 234,945 dhe është renditur i katërti, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Greqisë.
Pas fitores ai ka dhënë mesazhin e tij nga burgu ku tha se fuqia e demokracisës mund të fshijë çdo grusht shteti, sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Më tej shkruan se ndonëse se beteja e tij u zhvillua në kushte të pafavorshme dhe të mendueshme, arriti të sigurojë fitoren.
Nga partia "Demokracia e Re" kryeson Giorgos Avtias (305 670), i dyti Evangelos Meimarakis (256 703), e treta, Eliza Vozemberg (243 402). Katërshja mbyllet me Fredi Belerin (234 945), i ndjekur nga Eleonora Meleti (170 830), Manolis Kefalogiannis (159 705) dhe Dimitris Tsiodras (155.129)
DEKLARATA E BELERIT:
Gjatë gjithë muajve të aventurës sime, u forcua nga besimi im se drita fiton gjithmonë mbi errësirën. Dhe se fuqia e Demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ashtu siç e kishim ne që luftuam këtë luftë. Një luftë për demokraci, shtet ligjor, liri dhe dinjitet të qytetarëve.
Beteja u fitua në kushte të pafavorshme, të pamendueshme për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane. Por u fitua. Gëzim për patriotizmin dhe krenarinë e grekëve. Dua të falënderoj nga zemra burrat dhe gratë greke që më nderuan me votën e tyre.
Familjen time që u bë mbështetja dhe zëri im gjatë kësaj periudhe. Miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe sigurisht kryeministri Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilin do të jem gjithmonë mirënjohës. Unë dua t'u them vëllezërve të mi të helenizmit Vorio-Epiriot se edhe ata që sot mund të ndihen më të fortë. Dhe për çdo bashkëqytetar se si eurodeputet do të punoj fort që të jem i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për vendin tonë.
Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.