LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E RËNDË në Divjakë/ Dhunohet e moshuara, 2 persona i vjedhin florinjtë, Braçe: Barbari! Dardha: Njërin e kafshova

•Një ngjarje e rëndë është raportuar në Divjakë ditën e sotme. • Dy të rinj kanë hyrë në shtëpinë e një 81-vjeçareje, e kanë dhunuar rëndë dhe më pas i kanë grabitur të gjitha bizhuteritë e floririt. •Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj të moshuarës. •Për këtë ngjarje janë arrestuar Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç. •Kaleme Dardha tha se të rinjë kishin hyrë në shtëpi në mesnatë dhe se e kanë goditur dhe torturuar.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U dhunua dhe u grabit nga 2 të rinj, 81-vjeçarja Kaleme Dardha: Hajduti ishte me kapuç

E RËNDË në Divjakë/ Dhunohet e moshuara, 2 persona i vjedhin
Kaleme Dardha

DIVJAVË- E moshuara 81-vjeçare, e cila u dhunua nga dy të rinj, të cilët e grabitën në banesë ka treguar ngjarjen që ndodhi. Mësohet se Kaleme Dardha, ka deklaruar për mediat se hajdutët që hynë në shtëinë e saj, ishin me kapuç dhe i janë futur në banesë në mesnatë. Në momentin që hajdutët janë futur brenda, e kanë goditur nga pas dhe i kanë vjedhur vathët dhe unazën.  

“Hajduti ishte me kapuç. Në mesnatë dikush hyri dhe më goditi nga pas, e kafshova dhe më lëshoi. Më mori vetëm vathët dhe unazën. Grabitësi nuk më tha asgjë, vetëm më torturoi”, ka thënë e moshuara.

Për këtë ngjarje, kanë përfunduar në pranga Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç. Denoncimi u bë nga e moshuara, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy personat i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.

2 VITE ME PARE

Dhuna barbare ndaj të moshuarës në Divjakë, Braçe publikon foton: Barbari! Më turp nuk ka

E RËNDË në Divjakë/ Dhunohet e moshuara, 2 persona i vjedhin
E moshuara

DIVJAKË- Dy persona u vunë në pranga ditën e sotme në Divjakë, pasi akuzohen si autorë të dhunës ndaj një të moshuare dhe vjedhjes së bizhuterive që ajo posedonte. Pas ngjarjes së rëndë, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj të moshuarës. Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse e dinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur, e kanë dhunuar e më pas grabitur.

"Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kane dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!

Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vone, Policia ne Divjakë ka kryer çdo veprim te paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit. Dje ne mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy. Me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit Policisë së Divjakës!

Në anën tjetër. Siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinje domethënë; me turp nuk ka!

Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë", shkruan Braçe. 

Për këtë ngjarje, kanë përfunduar në pranga Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç. Denoncimi u bë nga e moshuara, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy personat i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.

2 VITE ME PARE

Operacioni 'Repeat'/ Grabitën me dhunë një të moshuar, në pranga 2 të rinj në Divjakë, autor dhe të 4 vjedhjeve të tjera (EMRAT)

E RËNDË në Divjakë/ Dhunohet e moshuara, 2 persona i vjedhin
Bizhuteritë e sekuestrua

DIVJAKË- Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç janë arrestuar nga policia në Divjakë pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë zonë. Sipas njoftimit nga 'blut', dy të rinjtë kanë grabitur me dhunë një banesë. Denoncimi u bë nga një e moshuar, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy persona i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.

NJOFTIMI i POLICISË:

Divjakë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera gjatë 2 javëve të fundit, në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.

I vodhën me dhunë, një shtetaseje të moshuar, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara.

Sekuestrohen bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas. Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

dhunohet e moshuara ne divjake kaleme dardha erion brace

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje