Protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, forcat e policisë rrethojnë Prokurorinë e Posaçme
FOTO/ Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë rrethojnë SPAK 6 Dhjetor, 11:47 ...
FOTO/ Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë rrethojnë SPAK 6 Dhjetor, 11:47 ...
Mesazh për SPAK apo për Ramën? Veliaj nga Hamburgu poston videon e tigrit pas kontrolleve të BKH në banesën e tij ...
Pasi tërmeti me magnitudë 7 goditi brigjet e Kalifornisë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami: Nuk ka d...
Detaje nga vrasja makabër në familjen shqiptare, 39-vjeçari e goditi me çekiç bashkëshorten pasi mori nj&eum...
• Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj. • Mësohet se një person i moshës 59-vjeçare ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj. • Të plagosurit janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të moshës 29 dhe 23 vjeç. • Gjithashtu Ekrem Hyseni i dyshuar si autor i ngjarjen është arrestuar nga policia. • Po ashtu një nga të plagosurat është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile. • Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i sulmit me thikë. • Në pamje shihet autori që u shkon nga pas dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë dhe më pas i qëllon me thikë. • Megjithatë shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Është publikuar fotoja e 59-vjeçarit, Ekrem Sadiku, i cili ditën e sotme plagosi me thikë katër persona në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”. Dy prej tyre ishin djemë dhe 2 të mitura, njëra prej të cilave ishte një 10 vjeçare.
Gjithashtu katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.
KOSOVË- Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit me thikë në Ferizaj, ku mbetën të plagosur katër kalimtarë. Siç shihet në video autori u shkon nga pas dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë dhe më pas i qëllon me thikë.
Gjithashtu ai ka ka qëlluar me thikë edhe dy djem të rinj, kalimtarë të rastit, të moshave rreth 29 dhe 32 vjeç. Po ashtu katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Ndërsa shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.
KOSOVË- Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Mësohet se një nga të plagosurat është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile.
Gjithashtu i dyshuari raportohet se është Ekrem Hyseni. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli.
KOSOVË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj. Mësohet se një person i moshës 59-vjeçare me inicialet E.S ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj.
Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur. Ai ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa autori i dyshuar për ngjarjen është arrestuar nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda teupore( therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj. Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.