LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton si aksident, 26-vjeçarja pranon krimin: Ishte fanatik, s'më linte të dilja! Bashkëpunëtore dhe nëna (EMRAT)

• Një krim i rëndë është regjistruar në një familje në fshatin Frashër të Fierit. • 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel. • Ngjarja e rëndë ishte kallëzuar dje rreth orës 23:00 nga vajza në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. • Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. • E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. • Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. • Lidhur me vrasjen e rënde ka folur edhe Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit. • Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. • Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. • Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e linte gruaja.

5 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia se kishte konflikte me gruan

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton
shtepia e familjes rama

FIER- Fshati Frashër në Fier është tronditur nga vdekja e 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama. Kjo e fundit është arrestuar nga policia dhe nëna e saj, Valbona Rama është shoqëruar në komisariat si bashkëpunëtore në krim. 

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe kushëriri i viktimës, Etmond Rama, i cili është shprehur se përplasjet dhe zënkat mes çiftit ishin të shpeshta dhe se policia ishte thirrur disa herë për ndërhyrje.

“Këtu jo një herë po ka ardhur 10-15 herë policia sepse kishin konflikte me gruan”, tha kushëriri i viktimës.

Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e 56-vjeçarit nga vajza në Fier/ Flet vëllai i viktimës: Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me të, nuk e linte gruaja

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton
vellai i viktimes

FIER- Ferdinant Rama, vëllai i 56-vjeçarit që u vra nga e bija në Fier, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai ka treguar se Anesti nuk shkonte mirë më gruan sepse ajo nuk e donte. Rama tha se çifti kishin dy vajza, ndërsa shtoi se lajmin e kishte mësuar nga kunata. Ai u shpreh më tej se kishte mbi dy vite që nuk fliste me të vëllanë sepse nuk e linte gruaja. 

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, ka treguar Ferdinant Rama.

26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka mbytur me tel babanë e saj, 56-vjeçarin, Anesti Rama. Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte. E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale. 

11 MUAJ ME PARE

Krimi familjar në Fier/ Vajza ishte ndarë nga partneri dhe jetonte me prindërit, zbardhet deklarata e rreme në polici: Babai u rrëzua në tualet...

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton
shtepia e familjes rama

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi familjar në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja, Emalinda Rama ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama. Sipas informacioneve, vajza ishte ndarë nga partneri i saj dhe ishte kthyer të jetonte më prindërit. 

Në deklaratën e saj të parë në polici,  ajo ka gënjyer duke thënë se i ati ka vdekur aksidentalisht sepse është rrëzuar në tualet. 

Ndërkohë nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale. 

Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte.  

11 MUAJ ME PARE

Krimi në familjen Rama në Fier/ Vajza mbyti babanë dhe në bashkëpunim me nënën e raportuan si aksident, 26-vjeçarja: Ishte fanatik, s'më linte të dilja

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton
foto ilustruese

FIER- Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Rama në fshatin Frashëri të Fierit. 26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur me tel babain e saj dhe në bashkëpunim me nënën, e cila po ashtu është shoqëruar në polici, e ka raportuar ngjarjen si aksident. 

Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte.  Sipas informacioneve, e reja e ka kallëzuar ngjarjen në polici dje rreth orës 23:00 dhe është shprehur se babai i saj, Anesti Rama ka humbur jetën aksidentalisht. 

Pas dëshmisë së saj, policia ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksident dhe pas hetimeve ka rezultuar se vajza ishte autorja e krimit. Siç u përmend dhe më sipër, nëna e 26-vjeçares është gjithashtu në polici, pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën të pastrontë trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

11 MUAJ ME PARE

Mbyti babanë me tel dhe ngjarjen e raportoi si aksident/ Arrestohet 26-vjeçarja në Fier, shoqërohet dhe nëna e saj si bashkëpunëtore (EMRAT)

E rëndë në Fier/ Vajza mbyt babanë dhe ngjarjen e raporton
foto ilustruese

FIER- Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel dhe ngjarjen e ka raportuar në polici si vdekje aksidentale. Në polici është shoqëruar edhe nëna e saj pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit të viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, është kallëzuar nga vajza në polici rreth orës 23:00. Pas kallëzimit, policia gjatë dëshmisë të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë ngritur dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. 

Pas përfundimit të hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

vrasja ne fier anesti rama emanilda rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet