LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare! Më pas dorëzohet në Polici: Isha xheloz!

• Qamil Taja, 25 vjeç shqiptar ka vrarë të dashurën e tij me një plumb në kokë. Krimi makabër ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte 25-vjeçari, në Pire të Greqisë. Taja ishte konfliktuar me të dashurën e tij, Krisjana Brakaj, në momentin që ajo ishte kthyer nga puna që bënte në një klub nate. • I riu kishte konsumuar kokainë dhe në konflikt e sipër ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën e tij, vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i riu ka vendosur armën në frigorifer dhe është dorëzuar në polici. • Ai ka treguar se kishte vrarë të dashurën pasi ishte xheloz për të. Krisjana është vajza e dytë shqiptare që vritet nga partneri, pas krimit të rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Sokol Halili kreu një vrasje të dyfishtë pasi qëlloi me tre plumba bashkëshortën Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë. 35-vjeçarja ndërroi jetë bashkë me foshnjen. Halili u vetëvra më pas.

10 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Pastrova mendjen'/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën në Greqi: Pas krimit dola për një shëtitje

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Kristjana Brakaj dhe Qamil Taja

GREQI- Shqiptari, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj, nuk u dorëzua menjëherë në polici pas krimit. Protothema.gr shkruan sot se i riu ka deklaruar para grupit hetimor se pasi kreu krimin, doli për një shëtitje për të 'pastruar' mendjen.

Janë të shumta pyetjet që kërkojnë përgjigje: Ku e gjeti armën dhe pse e kishte në banesë? Ku shkoi pas vrasjes?

Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, në rrugën Vamva 18 në Pire. Ajo punonte në një lokal në Kallithea dhe ai në një lokal nate në Pire dhe tensionet në marrëdhëniet e tyre ishin të shpeshta. Autori pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.

Me postimin e tij në rrjetet sociale ai ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Xhelozia e çmendur, obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri të vriste partneren e tij 19-vjeçare në shtëpinë e tyre dhe më pas të telefonojë policinë dhe të dorëzohet.

Skena e vdekjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia. Ai punonte në një lokal në Troubë, e sapo ishte kthyer nga puna. E njëjta gjë me 19-vjeçaren që punonte në një lokal nate në Kallithea.

Në sulm të tërbimit dhe nën ndikimin e drogës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë partneren Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti gruan të vdekur dhe autorin që i priste. E kanë vënë në pranga dhe e kanë dërguar në policinë e zonës.

Çfarë thonë fqinjët?

Lajmi për vrasjen ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia. Viktima jetonte në banesën në rrugën Vamva dhe shpeshherë priste autorin. Disa fqinjë i dëgjonin shpesh duke u grindur ndërsa një banor i zonës përshkruan për protothema.gr një sherr të ashpër që çifti kishte vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe luftime të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.

1 MUAJ ME PARE

I dashuri i mori jetën, mesazhet e Krisjanës përmes fotove: Mos lejoni kurrë t’ju vjedhin buzëqeshjen

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Krisjana Brakaj

GREQI- Krisjana Brakaj vdiq në duart e të dashurit të saj, Qamil Taja, 25 vjeç nga Shqipëria. Por, në profiling e saj në Facebook, 19-çarja fliste përmes shprehjeve e fotove që postonte. Në një prej tyre, vajza, gjithashtu shqiptare shkruante se pavarësisht çdo lëndimi, njeriu duhet të sigurohet që kurrë të mos ia vjedhin buzëqeshjen. Postimet janë bërë në periudha kohore të ndryshme dhe nuk dihet nëse kanë lidhje me historinë e dashurisë që ajo kishte me personin që e vrau.

Postimet:

1-Flisni të vërtetën, edhe zëri juaj dridhet

2-Pavarësisht se sa shumë ju lëndojnë ata përreth jush, sigurohuni që të mos ju vjedhin buzëqeshjen

3-Kur dëgjoj njerëzit që flasin, ajo që dëgjoj është ajo që nuk më thonë!

Qamili e vrau Krisjanën teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

1 MUAJ ME PARE

"Hakmarrje"/ Vrau të dashurën, çfarë shkruante Mili në Facebook, fliste për dashuri të së shkuarës: Nuk mund ta humbisja, pata një dhimbje

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Qamil Taja

GREQI- Qamil Taja, 25-vjeçari që vrau të dashurën e tij Krisjana Brakaj në Greqi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale. Në një prej postimeve, ai fler për shikimin që sipas tij, kush është ‘bosh’, parashikon hakmarrje. Në dy postime të tjera, banakieri shqiptar flet për një histori të së shkuarës, ndarjen nga një person që kishte dashuruar. Nuk dihet nëse këto postime kishin lidhje me Krisjanën që vrau, por para efektivëve, ai është shprehur se krimin e ka kryer pasi ishte shumë xheloz për 19-vjeçaren.

Postimet:

1-Kur shikimi eshte bosh quhet hakmarrja!!!

2-Dje ishte dasma e gruas së jetës sime dhe unë nuk isha njeriu që prisja në kishë.

Dje ishte dita më e lumtur e gruas që doja më shumë dhe nuk mund ta festoja me të.

Dje gruaja e jetës sime mori një mbiemër, dhe jo timin!

Dje pata një dhimbje të re dhe ka emrin e saj.

Dje mendova të bëja një çmenduri, vrapova në ceremoni, t'i kërkoja priftit të ndalonte dasmën, se nuk mund ta humbisja!

3-Jemi ndarë prej 7 muajsh, gjatë kësaj kohe secili ka jetuar jetën e tij si të donte dhe me kë të donte, ajo pati sukseset e saj dhe unë pata dështimet e mia, folëm keq për njëri-tjetrin dhe ende i thamë fjalë të rënda njëri-tjetrit sot i kam qene ne spital per 7 dite dhe qe kur mori vesh qe gjendja ime ishte pak me e rende nga sa prisnim dhe se problemi nuk ishte vetem këmba ime, ai ka 4 dite qe fle ne kete karrige pa levizur duke pritur mua shërimi, ai pushoi së festuari, jetën e saj, me miqtë e saj, angazhimet e saj, krenarinë e saj, madje edhe një pjesë të familjes së saj që të mos më linte vetëm në këtë shtrat dhe të më shihte të largohesha nga këtu.

4- Nuk më largohesh kurrë nga mendja
çdo gjë e imja të përket ty
Ti nuk u largove kurrë, për mua ke ekzistuar
Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

1 MUAJ ME PARE

FOTOJA/ Vrau të dashurën, çfarë postoi shqiptari në rrjetet sociale pas krimit të rëndë: Kisha një dobësi, dashurova...

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Qamil Taja

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur dhe postimin e fundit që ka bërë shqiptari Qamil Taja në rrjetet sociale. Vetëm pak pasi ka vrarë të dashurën, gjithashtu shqiptare, Krisjana Brakaj, 19-vjeç, ai ka publikuar një foto me një shprehje.

“Dobësitë... A ke ndonjë. Po, kisha! Dashurova,”- thuhet në postim.

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Postimi

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

1 MUAJ ME PARE

Publikohen FOTOT/ Kjo është Krisjana, shqiptarja që u vra nga i dashuri me plumb në kokë në Greqi

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Krisjana Brakaj

GREQI- Personi që po shikoni është Krisjana Brakaj, 19-vjeçarja shqiptare që u vra me një plumb në kokë nga i dashuri i saj në Greqi, Qamil Taja. E reja kishte shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit pasi kishte mbaruar punënë që bënte tek klubi i natës. Por, takimi nuk shkoi mirë dhe çifti u konfliktua. 25-vjeçari vetë, ka treguar se ishte shumë xheloz për të renë dhe ishte zënë me të.

Ai kishte konsumuar dhe kokainë, e në konflikt e sipër kishte marrë armën e zjarrit dhe e kishte qëlluar vajzën me një plumb ë kokë, në momentin që ajo ndodhej e shtrirë në divan. Vajza ndërroi jetë në vend, kurse i riu u vetëdorëzua në polici. Armën e la në frigorifer.

1 MUAJ ME PARE

Vajza në pellg gjaku, dalin detaje nga krimi në Greqi, shqiptari që vrau të dashurën: Kisha marrë kokainë

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Banesa ku ka ndodhur krimi

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje në lidhje me krimin e rëndë pasi shqiptari Qamil Taja vrau të dashurën e tij, Krisjana Brakaj, vetëm 19 vjeçe. Sipas informacioneve, Taja i ka thënë policisë se ka pasur një debat të ashpër me partneren e tij për të cilën ishte xheloz dhe se krimin e kishte kryer nën efektin e drogës.

Ai ka treguar se kishte konsumuar kokainë dhe se gjatë debatit të tyre ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë vajzën. Pasi, efekti i kokainës ishte ‘larguar’ nga trupi i tij, i riu ka kuptuar se çfarë ka bëtrë dhe ka njoftuar policinë për krimin.

Armën e ka vendosur në frigorifer dhe arsyeja e këtij veprimi nuk dihet ende. Kur efektivët kanë hyrë në shtëpi janë përballur me të renë e pajetë, të rrethuar nga një pellg gjaku.

1 MUAJ ME PARE

Shqiptari vrau të dashurën në Greqi, fqinjët: I dëgjuam teksa ziheshim, një grua bërtiste

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Qamil Taja

GREQI- Fqinjët e 25-vjeçarit shqiptar Qamil Taja që vrau të dashurën e tij kanë treguar se reja shkonte shumë herë në shtëpinë e tij, por dyshja nuk bashkëjetonin. Ata kanë treguar se edhe një javë më parë kanë dëgjuar zëra nga shtëpia ku ndodhej çifti pasi ziheshin shumë herë.

“Vajza hynte e dilte vazhdimisht në shtëpi, por nuk besoj se jetonin bashkë. Një javë më parë dëgjuam disa përleshje. Zërat ishin të lartë dhe më së shumti dëgjohej një zë gruaje”, shtoi ai.

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është shqiptari që vrau të dashurën e tij në Greqi

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Qamil Taja

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Qamil Taja, 25-vjeçari shqiptar që vrau të dashurën e tij, 19-vjeçare, Krisjana Brakaj. Krimi i rëndë në zonën e Pireut në Greqi.

I riu qëlloi të dashurën teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

1 MUAJ ME PARE

Krimi në Pire/ Shqiptari qëlloi të dashurën teksa flite në divan, e qëlloi në kokë dhe më pas e fshehu armën në frigorifer

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Foto ilustruese

GREQI- Informacione të reja për vrasjen e bar-menes 19-vjeçare Krisjana Brakaj nga i dashuri i saj në Pire, Qamil Taja. Sipas mediave greke, në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria ishin duke u kthyer nga puna, por rrugës kanë nisur sërish përleshjet. 

Burri, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja ishte në divan, e ka drejtuar me gisht, ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar një herë në kokë. Më pas, ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe ka shkuar i vetëm në Komisariat. Aty i ka thënë me qetësi policisë: Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë. Policia ka shkuar në rrugën Vamva dhe brenda banesës ka gjetur 19-vjeçaren të pajetë në divan me një plumb në kokë dhe armën e krimit të groposur në frigorifer.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi punonte në një lokal në Troumba dhe 19-vjeçari punonte në një lokal nate në Kallithea.

1 MUAJ ME PARE

E rëndë në Greqi, 25-vjeçari shqiptar vret të dashurën pas një sherri, vetëdorëzohet në polici

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë
Pamje nga banesa

GREQI- Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij brenda shtëpisë ku jetonin në Pire të kryeqytetit grek.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë në orët e para të mëngjesit ku dhe ka rrëfyer krimin e rëndë dhe pasi oficerët u paraqitën në banesën e tij ai është shqoëruar në ambjentet e komisariatit, duke thënë se pas një sherri që kishin bërë, vrau partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Policia që ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit në rrugën Vamva nr.18 në Kaminia ku ka gjetur të renë në një pellg gjaku me një plagë arme zjarri në kokë.

25-vjeçari punonte në një lokal në Troubë dhe sapo ishte kthyer nga puna, ndërkohë që dhe partnerja e tij 19-vjeçare punonte në një lokal nate në Kallithea.

Siç dhe deklaroi ai në polici gjithçka ka nisur pas një debati të zjarrtë pasi i riu ka qenë xheloz për të dashurën kjo dhe për shkak të punës së saj.

Dyshohet se sulmi i të riut ka ardhur dhe i nxitur nga ndikimi i drogës, konkretisht të kokainës, ku ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas asaj që tha ai) dhe e qëlloi dy herë në kokë partneren e tij 19-vjeçare. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. 

 

shqiptari vret te dashuren ne greqi greqi qamil taja krisjana brakaj

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare