Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës, ku biznesmeni Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, u plagos me thikë. • Autori i plagosjes u ndalua nga policia dhe rezulton të jetë një person me probleme të shëndetit mendor. • Ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve të Ligejas, ku autori nuk ka pranuar të largohet. • Mësohet se autori identifikuar si Eri Velecia ka hyrë në ambientin e biznesit dhe i ka kërkuar para Ligejas, por pasi biznesmeni refuzoi t’i jepte, Velecia e ka qëlluar me thikë. • Raportohet gjithashtu se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike. • I plagosuri, Artur Ligeja, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
3 artikuj për këtë temë.
KAVAJË- Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e ndodhur sot në Kavajë. Biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, ku autori i kërkoi para. Pasi i refuzuan, Velecia e goditi me thikë.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike. Policia vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

KAVAJA- Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e ndodhur së fundmi në Kavajë. Burime për mediat raportojnë se personi përgjegjës për sulmin është ndaluar dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.
Ngjarja ka ndodhur brenda një nga bizneset e Artur Ligejas, 52 vjeç, ku autori nuk ka pranuar të largohet deri në ndërhyrjen e policisë.
Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet.
Aktualisht po merret në pyetje edhe vetë i lënduari.