LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Murseli gjendet e vdekur brenda makinës

•Vritet me armë zjarri në Prishtinë, Liridona Murseli. •Viktima, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli •Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës. •Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur në vend 33-vjeçaren. •Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMW” me targa të huaja. •33-vjeçarja u gjet pa jetë brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës. •Identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mediat dhe deputeti suedez reagojnë për vrasjen në Kosovë: Viktima ishte shtetase e Suedisë

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit
Naim dhe Liridona Murseli

SUEDI- Vrasja e mbrëmjes së djeshme në Kosovë, ku e vrarë mbeti gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacollit, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave suedeze. 

Expressen” ka shkruar lidhur me vrasjen që tronditi vendin, ku thuhet se viktima ishte shtetase e Suedisë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka reaguar edhe deputeti suedez Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme, ku shprehet se e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin. Një postim e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona.Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Prishtinë, reagon policia e Kosovës: Iu grabitën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan 33-vjeçaren

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së gruas së Naim Murselit, mbrëmjen e djeshme. 

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i viktimës që ishte dëshmitar i rastit, ku ka treguar se një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ju ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë. Më pas grabitësi ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 33-vjeçaren Liridona Murseli.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e gruas së Naim Murselit në Prishtinë, Policia kontrollon me qen skenën e krimit (VIDEO)

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit
Vendi i ngjarjes

KOSOVË- Publikohen pamjet e para nga vendi i ngjarjes, aty ku tragjikisht u vra Liridona Murseli, gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli. Policia ka qëndruar gjatë natës aty dhe ekipet e tjera të nevojshme për zbardhjen e tragjedisë.

Policia ka kontrolluar në detaje skenën e krimit, gjithashtu nga aty u largua edhe një makinë. Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

Sipas burimeve të Express, në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dy persona, por nuk janë identifikuar akoma. Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTOT- Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33-vjeçarja që u vra në Prishtinë

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit
Cifti Murseli

KOSOVË- Kjo është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, e cila u vra mbrëmjen e kaluar në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi’. 

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me makinë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur. Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin./Dosja.al

2 VITE ME PARE

TRONDITET Prishtina! Vritet gruaja e këshilltarit të Pacollit, autorët e qëllojnë brenda makinës (DËSHMIA e Murselit)

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit

KOSOVË- Vritet një grua në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dalip Alshiqi”. Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, u vra nga persona të panjohur.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik.

E rëndë në Prishtinë/ Vritet gruaja e këshilltarit

Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri.

Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona.Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja./DOSJA.al

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet