LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Tiranë/ Burri godet gruan me thikë në qafë dhe trup për shkak të xhelozisë, 52-vjeçari i dënuar me 13 vite burg për vrasje

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. • 52-vjeçari, Jakup Shahu ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij. • 46-vjeçarja, Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. • Sipas raportimeve shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia nga ana e 52 vjeçarit. • Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. • Në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. • Çifti ishin prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. • Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar policinë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Masakroi me thikë gruan për xhelozi/ Para 13 vitesh vrau një person në Tiranë, 52-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës

E rëndë në Tiranë/ Burri godet gruan me thikë në
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij në qafë dhe në trup.  Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sapo kishte dalë burgu, pasi ishte dënuar me 13 vite burg për një vrasje në Selitë të Tiranës në 2011.

Si plagosja e orëve të para të mëngjesit të sotëm ashtu dhe vrasja në 2011 kishin të njëjtin motiv: xhelozinë. Gjithashtu raportohet se para gjashtë muajsh ai ishte arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.

Vrasja në 2011

Gjatë një sherri mes banorëve të komunitetit rom në atë kohë në Selitë, Jakupi ka vrarë me kallashnikovë Arjan Mejdanin ndërsa shoku i tij Agron Isiu, plagosi dy të tjerë, babain e viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi. Pas vrasjes, ata tentuan të arratiseshin, por i mbaroi karburanti i makinës dhe u kapën nga policia.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani. Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit.

Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.

Sherri mes dy grave ka vijuar pothuajse çdo ditë. Për konfliktin e vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani. Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit.

Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një makinë që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, ku Arjani ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në spitalin e Traumës dhe u plagosën dy familjarët e tij.

2 VITE ME PARE

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ E goditi bashkëshorten me thikë në qafë dhe trup, 52-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu (EMRAT)

E rëndë në Tiranë/ Burri godet gruan me thikë në
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. 52-vjeçari, Jakup Shahu ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij.

46-vjeçarja, Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. Sipas raportimeve shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia nga ana e 52 vjeçarit.

Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. Në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti ishin prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar policinë.

2 VITE ME PARE

E rëndë në Tiranë, goditi me thikë në trup dhe në qafë bashkëshorten, arrestohet 52-vjeçari

E rëndë në Tiranë/ Burri godet gruan me thikë në
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku 52-vjeçari me inicialet E. Xh., dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë bashkëshorten e tij. Mësohet se 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

jakup shahu edlira shahu plagosje ne tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri