LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari brenda garazhit të banesës, dyshohet se u asfiksua

•Një djalë 13-vjeçar u gjet i pajetë nga familjarët e tij, brenda një automjeti që ndodhej në garazhin e shtëpisë. •I mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia. •Raportohet se djali ka qenë bashkë me të atin, i cili ngjitur me banesën ka një servis automjetesh. •Makina në të cilën ndodhej 13-vjeçari, ka qenë e prishur dhe djali dyshohet të jetë asfiksuar nga era e pajisjeve të makinës.•Babai i të miturit a deklaruar se ai ishte duke hequr baterinë e makinës.•Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I mituri u gjet pa shenja jete, i ati: Ishim duke hequr baterinë e makinës

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari
Foto ilustruese (garazhd)

TIRANË- Ditën e sotme u gjet pa shenja jete një 13-vjeçar në Babrru.  Burime bëjnë me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

“Ishim duke hequr baterinë e makinës”- ka thënë i ati i të miturit që u gjet i pajetë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Detaje nga ngjarja e rëndë në Babrru/ Ishte me të atin, 13-vjeçari dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari
foto ilustruese

TIRANË- Nga hetimet paraprake ka dyshime se 13-vjeçari që u gjet pa shenja jete sot në një garazh në Tiranë, është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit, ishin duke hequr baterinë e mjetit. Ndryshe nga policia, e cila njoftoi zyrtarisht se 13-vjeçari u gjet brenda një makine në garazhin e banesës, burime për “BalkanWeb” thonë se i mituri është gjetur jashtë makinës, brenda garazhit ku ka qenë bashkë me të atin, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash. 

Versioni zyrtar përfundimtar për vdekjen tragjike të të miturit, pritet pas ekspertizës mjeko-ligjore. Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ndërsa në njoftimin e dhënë nga policia thuhet se fëmija është gjetur brenda automjetit, në garazhin e banesës së tij në Babrru, pa shenja jete.

“Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

3 VITE ME PARE

Si ndodh dhe çfarë është asfiksimi?

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari
Ambulance

TIRANË-Asfiksia është një nga shkaqet e vdekjeve që po ndodhin në botë. Së fundmi, në Babrru një 13-vjeçar gjeti vdekjen brenda një makine, e sipas Policisë, shkak ishte asfiksia.

Po si ndodh dhe çfarë është asfiksia?

Asfiksia nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.

Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi.

Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit)./Dosja.al

3 VITE ME PARE

E RËNDË në Babrru! Familjarët gjejnë të pajetë brenda mjetit 13-vjeçarin

E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë 13-vjeçari
Ambulance

TIRANË- Një i mitur është gjetur i pajetë ditën e sotme në Babrru. Ishin familjarët ata të cilët u përballën me skenën e rëndë, duke gjetur 13-vjeçarin pa shenja jete. 

I mituri ishte brenda mjetit që ndodhej në garazhin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 13-vjecari ne babrru

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet