Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës. • Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se ai është grabitur. • Mësohet se viktimë e grabitjes së dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. • Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur atë të zhveshur. • 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. • Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, FSK po kryen kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.
4 artikuj për këtë temë.
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me vdekjen e 68-vjeçarit, Bashkim Durmishit. Në reagim policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”.
Durmishi është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Policia bën me dije se dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se viktimë e një grabitjeje të dhunshme ka mbetur Bashkim Durmishi. 68-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë nga punonjësit e policisë dyshohet se është grabitur.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kapjen e shoqërimin e personave të dyshimtë, Forcat e Sigurisë Kombëtare, FSK po kryejnë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës.

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ku është gjetur i pajetë një 68-vjeçar. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij ndërsa nga këqyrja në momentin e parë e punonjësve të policisë dyshohet se është grabitur.
Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia ka mbërritur në lagjen ku ndodhi rasti i rëndë. Në vendngjarje shihet edhe ambulanca ndërsa shumë persona janë në rrugë.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës. Raportohet se një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Nga këqyrja në momentin e parë e punonjësve të policisë dyshohet se është grabitur.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur. 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.