LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë 34-vjeçarja nga Elbasani. Nis hetimi për mjekun dhe anestezistin, spitali: Kishte shtatzani të dëmtuar

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Elbasan. 34-vjeçarja Etleva Cullhaj, ka humbur jetën në maternitetin e Elbasanit pasi ka abortuar një fëmijë. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës pasi tleva Çullhaj është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. • Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore është thirrur ambulanca për t'i ardhur në ndihmë, por në momentin që ka mbërritur në ambientet e Maternitetit ka ndërruar jetë. • Viktima, banuese në lagjen “5 Maji” të Elbasanit ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë dhe do bëhej nënë për herë të tretë. • Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar. • Megjithatë hetimet kanë nisur, e nën procedim penal janë dy mjekët, Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. • Ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksjes së gjakut.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

34-vjeçarja ndërroi jetë pak orë pas abortit, flet mjeku anestezist: Unë 10 minuta kisha, iku me këmbët e veta/ S'ishte hera e parë që hiqtee fëmijën

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën pasditen e djeshme në maternitet, disa orë pasi kreu një abort. “Panorama TV”, ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori, i cili tregoi se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, e menjëherë pas kontrollit është larguar, ndërsa shtoi se kishte abortuar edhe shoqja që kishte ardhur që ta shoqëronte. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Gjevori: Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte. Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.

Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?

Gjevori: Kjo kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që ajo që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar. Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte kjo, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, ajo ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30.

1 MUAJ ME PARE

Vdekja e 34-vjeçares në Elbasan, zbardhet ekpertiza: Vdekja iu shkaktua pas mpiksjes së gjakut

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë
Spital

ELBASAN- 34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën një ditë më parë pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. 'Euronews' raporton se ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës. Nënë e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

1 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga vdekja e 34-vjeçares në Elbasan pas abortit/ Etleva ishte nënë e dy fëmijëve, bashkëshortin e kishte në burg të Greqisë

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë
Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë, vetëm pak orë pasi zgjodhi që të abortonte fëmijën e saj të tretë. Etleva Çullhaj, dy muajshe shtatzënë, gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, përkatësisht 10 dhe 14 vjeç ka shkuar në maternitetin e Elbasanit një ditë më parë për të abortuar dhe pasi e ka kryer atë është larguar për në banesë.

Ndërkohë që bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, çka shton dyshimet se vendimi për të abortuar ka qënë i detyruar për nga rrethanat dhe jo nga arsyet shëndetësore. Gjatë procesit të abortit, e reja shoqërohej vetëm nga një shoqe dhe nga asnjë i afërm tjetër. 

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për "Fax" bëjnë me dije se gruaja ka qënë e detyruar të kryej abort për shkak të një problemi në shtatzani, ndërsa mjekër pretendojnë se abortin e kanë kryer me pretendimin se foshnjës në bark i kishte ndalur zemra, edhe pse gruaja ishte vetëm 2 muajshe shtatzanë. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

1 MUAJ ME PARE

Nënë e dy fëmijëve, po priste të tretin/ Kush ishte 34-vjeçarja që humbi jetën pas abortit, shkoi me shtatzani të dëmtuar, mjekët s'flasin...

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë
Foto ilustruese

ELBASAN- Etleva Çullhaj është 34-vjeçarja që humbi jetën një ditë më parë, vetëm pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit. E reja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste të tretin.

Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit. Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.

Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën. Pas ngjarjes, spitali nuk ka dalë end eme një prononcim zyrtar, me pretendimin se presin përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë që dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.

1 MUAJ ME PARE

Kreu abortin dhe u largua, ndërron jetë pas komplikacioneve 34 vjeçarja në Elbasan, vihen në hetim mjekët (EMRAT)

E RËNDË/ Abortoi në maternitet, ndërron jetë
Spital

ELBASAN- Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme. Eltleva Çulhaj, u paraqit në ambientet e Maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Pasi kreu procedurën e abortit ajo u largua në banesë.

Por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ajo njoftoi ambulancën, e cila e transportoi atë në Maternitet sërish. Aty ajo humbi jetën dhe policia njofton se për këtë dyshohet që shkak të jetë komplikimi i gjendjes shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast kanë nisur hetime dhe ka nisur procedimi penal për dy mjekë, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç. Ata do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00, një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën. Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

vdes e reja pas abortit etleva cullhaj

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it