LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, gjykata lë në burg Orjana Gremin, 32-vjeçarja, e braktisur nga të gjithë

• Orjana Gremi do të qëndrojë në burg, ndërkohë që do t'i nënshtrohet një ekspertize psikologjike për gjendjen e saj të shëndetit mendor. • Sot, ajo doli para Gjykatës së Shkodrës në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa togat e zeza vendosën që ta linin në burg për vrasjen e foshnjes së saj. • Kjo është përballja e pare me drejtësinë, pasi hodhi foshnjën e saj 6 ditëshe në lumin Kir. • Një ngjarje që duket se i ka rrënjët thellë në ndërgjegjien e të resë, e cila ishte braktisur edhe vetë nga e ëma në moshën 1-vjeçare, e që atëherë jetonte me dajën në Golem të Shkodrës. • Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ka ndodhur të premten e 6 janarit. • Deri më tani, mjekët dhe drejtori i spitalit në Shkodër kanë treguar se ajo nuk e donte fëmijën, e kishte kërkuar që ta braktiste në shtëpinë e foshnjës, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi që të largohej me të në shtëpinë e saj. • Më 4 janar doli nga spitali, ndërsa më datë 6 kreu krimin horror. • Por ajo që bie në sy është fakti që ende nuk dihet se kush është babai i fëmijës fatkeq.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

HISTORIA/ Orjana Gremi në gjurmët e nënës së saj...32-vjeçarja që la foshnjen në lumin Kir u braktis nga familja që 1 vjeçe

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Fotoja e fshatit

SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutalisht dhe pa kthim pas. 32-vjeçarja që ndodhet pas hekurave me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese pasi hodhi në lum beben e saj 6-ditëshe, kishte pas një histori jo të lehtë familjare.

'Dosja' gërmoi rreth jetës së vajzës, ku mësuam se ajo u braktis nga nëna e saj që në moshën 1 vjeçe. E ëma u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit. Një familje e divorcuar, të dy, si nëna dhe babai i Orjanës nuk janë interesuar për jetën e të bijës. Pas divorcit, babai jeton në Fier ku ka krijuar edhe një familje të re. Prej 31 vitesh, nëna dhe babai i Orjana Gremit nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre.

Ajo jetonte me dajën në një fshat në Shkodër, ndërsa prej 5 vitesh kishte nisur punë edhe në një fasoneri. Por edhe pse duket se jeta e saj po shkonte drejt ekuilibrimit, shtatzania ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Pasi mbajti për 9 muaj një fëmijë, pas lindja nuk shkoi siç duhet duke bërë që më 6 janar, ajo ta harronte historinë e saj dhe të lëshonte fillikat në këtë botë, mes të ftohtit dhe rrethanave ekstreme, djalin e saj njëjavësh. 

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Me kapuç dhe xhup të kuq, 32-vjeçarja Orjana Gremi shkoi në gjykatë në gjendje të rënduar psikologjike, pritet ekspertiza nga mjekët

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Pamje nga Gremi

SHKODER- Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për tu dërguar në Gjykatë, atje ku u njoh edhe me masën e sigurisë "arrest me burg". 32-vjeçarja Gremi që braktisi fëmijën e saj më 6 janar 2023, nuk ka folur asnjë fjalë në seancën gjyqësore, ndërsa në pamje shihet teksa hyn në furgonin e Policisë. 


Por çfarë ndodhi sot në seancë? 

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Orjana Gremin. Ndërsa avokati Bruno Pepaj e ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në "vrasje e të miturve". Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjyktara, ndërsa pritet që Gremi ti nënshtrohet edhe një ekspertize psikologjike për gjendjen e saj të shëndetit mendor.

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë.  Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Hodhi foshnjën në lumë/ Gjykata e Shkodrës vendos masën “arrest me burg”, 32-vjeçarja në gjendje të rëndë

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Policia ne Gjykate

SHKODËR-Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të porsalindur, është njohur me masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së parë Shkodër.

32 vjeçarja nuk ka folur në sallën e gjyqit pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Avokatja e saj, Bruna Pepa kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese në vrasje e të miturve. Kjo është refuzuar nga gjykatesi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. 

Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, gjykata lë në burg Orjana Gremin, 32-vjeçarja, e braktisur nga të gjithë

3 VITE ME PARE

Vrau foshnjen e saj, mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë Orjana Gremi

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Orjana Gremi

SHKODËR- Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë 32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila hodhi në lumin Kir, foshnjën e saj 10 ditëshe. Me kapuçin e xhupit në kokë, teksa efektivët e Policisë së Shtetit e mbanin prej krahësh. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet.

Deri më tani, mjekët dhe drejtori i spitalit në Shkodër kanë treguar se ajo nuk e donte fëmijën, e kishte kërkuar që ta braktiste në shtëpinë e foshnjës, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi që të largohej me të në shtëpinë e saj. Më 4 janar doli nga spitali, ndërsa më datë 6 kreu krimin horror. 

3 VITE ME PARE

Del para gjykatës 32-vjeçarja që hodhi fëmijën në lumin Kir, Orjana Gremi e rrëfeu krimin te murgeshat e zonës, ato njoftuan Policinë

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Foto ilustruese

SHKODER- Orjana Gremi, gruaja 32-vjeçare që hodhi më 6 janar foshnjën në Lumin Kir në Shkodër ka dalë sot para gjykatës. Ajo ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe pritet që në 10:30 të njihet me masën e sigurisë që gjykata ka caktuar për të. Deri më tani, Dosja ka mësuar se asnjë nga familjarët apo miqtë e saj nuk ka shkuar ta vizitojë apo ta shohë. 

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. 

Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Mos u merakos, jam shumë mirë'/ E reja kreu veprimin horror, flet psikologia: E mora në telefon, ja çfarë më tha 32-vjeçarja para se të hidhte foshnjen në lumë

'E rrëfeva tek murgeshat krimin tim'/ Hodhi foshnjën e saj
Foto ilustruese

SHKODËR- Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka treguar për herë të parë se çfarë ka diskutuar me 32-vjeçaren, Orjana Gremi, e cila hodhi foshnjën e saj në lumin Kir duke i sjellë vdekjen. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Rroji bëri të ditur se ka komunikuar me 32-vjeçaren, edhe pasi doli nga spitali dhe ajo i kishte thënë se ishte shumë mirë me foshnjen e saj dhe se nuk duhej të merakosej.

“E kam pyetur si është gjendja e saj, si është gjendja e fëmijës. Oriona më ka treguar se fëmija është shumë mirë, unë vetë jam shumë mirë, nuk kemi asnjë lloj problemi, familjarët e mi janë duke më ndihmuar. Pasi ka dalë nga spitali, atë ditë, më 4 janar. E kam pyetur në telefon, kam komunikuar atë ditë me të dhe më ka thënë që unë dhe fëmija jemi shumë mirë, mos u merakos për ne,”- theksoi ajo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet. Deri më tani, mjekët dhe drejtori i spitalit në Shkodër kanë treguar se ajo nuk e donte fëmijën, e kishte kërkuar që ta braktiste në shtëpinë e foshnjës, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi që të largohej me të në shtëpinë e saj. Më 4 janar doli nga spitali, ndërsa më datë 6 kreu krimin horror. 

orjana gremi 32-vjecarja hedh beben ne lumin kir

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet