LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në hotel. Autori i dyshuar: Erdhi vetë

•Gjendet pas 9 ditësh, Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja. •Ajo ka deklaruar se është mbajtur peng për 9 ditë dhe nën kërcënimin e thikës është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me pengmarrësin. •Mbrëmë (1 gusht 2022) çifti bëri denoncimin në polici të pengmarrësit Marius Musaku. •Arrestimi i 32 vjeçarit nga Lushnja u bë pas kallëzimit të bashkëshortëve, banues në Durrës, të cilët treguan se Musaku i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme Ersidës duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj. •32 vjeçari ishte dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. • Ai ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka mbajtur peng njeri e se Ersida erdhi me dëshirë pasi kanë njohje me njëri-tjetrin. •30 vjeçarja rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022 kur bashkëshorti i saj kishte bërë denoncimin në polici dhe fotoja e gruas u shpërnda nëpër rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nëna e dy vajzave u zhduk për 9 ditë, ky është vendi ku Musaku e mbajti një javë peng 30-vjeçaren

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në
Vendi

TIRANË- Ky është vendi në të cilën është mbajtur peng një javë nëna e dy fëmijëve Ersida Dyrmyshi. Në pranga është vënë 32-vjeçari nga Karbunara e Lushnjes Marius Musaku, pasi akuzohet nga gruaja për rrëmbim e përdhunim. Ata kishin qëndruar këtë kohë në një banesë ku jepen dhoma me qira.

Në polici Musaku ka deklaruar se ka pasur njohje dhe pëlqim reciprok me të renë, por është kundërshtuar prej saj bashkëjetesa që ai i ka kërkuar. 

Familjarët kanë treguar se Ersida është në gjendje të mirë. Bashkëshorti i 30-veçares deklaroi se nuk kanë asgjë për të deklaruar pas kësaj ngjarjeje, që i ka tronditur rëndë, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje të mirë dhe është kthyer në banesë.

3 VITE ME PARE

DËSHMIA/ Pengmarrja e nënës së 2 vajzave, autorit: Erdhi vetë, kemi një histori dashurie

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në
Policia

TIRANË- Marjus Musaj, i akuzuar për pengmarrjen e Ersida Dyrmishit ka treguar se nuk e ka marrë peng 30-vjeçaren. Në dëshminë e tij, i riu ka mohuar akuzat duke thënë se ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin e se ka qënë vetë Ersida e cila ka ardhur me të me dëshirë. Po ashtu, autori i dyshuar tregon se e ka dërguar vetë në komisariat gjë që tregon se nuk e ka marrë me forcë.

Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj, ne kemi një histori dashurie, kemi qënë bashkë. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaj.

3 VITE ME PARE

Pengmarrja e nënës së dy fëmijëve/ Kush është 32-vjeçari i arrestuar, në 2018 rrëmbeu ish-gruan

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në
Policia

TIRANË- Ersida Dyrmishi denoncoi së bashku me bashkëshortin në polici se është mbajtur peng për 9 ditë në një hotel, aty ku është përdhunuar dhe kërcënuar me një thikë. Policia ka vënë në pranga Marjus Markun, si personin që 30-vjeçarja e akuzon për pengmarrje.

32-vjeçari nga Lushnja, ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.

3 VITE ME PARE

Zhdukja e Dyrmyshit, Policia: Arrestuam autorin, përdhunoi 30-vjeçaren në hotel

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në
Policia

TIRANË- Marius Musaku, është personi të cilin Ersida Dyrmyshi e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në hotel. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë. Në dëshminë e saj e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Musaku, i cili është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat. Sipas njoftimit zyrtar të policisë 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj. Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

E zhdukur prej ditësh! Gjendet nëna e 2 fëmijëve, dëshmia: Një person më mbajti peng

 

E zhdukur prej 9 ditësh/ Gjendet 30-vjeçarja: U mbajta peng në
Ersida Dyrmyshi

TIRANË- Është gjetur në një banesë Ersida Dyrmishi, e cila rezultonte e zhdukur prej 25 korrikut 2022. Nëna e dy fëmijëve është gjetur në një banesë në Spitallë të Durrësit dhe ka deklaruar se është mbajtur peng gjatë gjithë kësaj kohe. 

E reja u shpall e zhdukur pas denoncimit të familjarëve të saj se Ersida ishte larguar prej 25 korrikut nga banesa dhe që nga ajo ditë nuk kishin pasur më kontakte. Bashkëshorti i saj njoftoi policinë si dhe fotoja e gruas së zhdukur ishte shpërndarë në rrjete sociale për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Policia ka arrestuar për pengmarrjen e saj, Marius Musaku, të cilin e akuzon se e mbante nën kërcënim të mbyllur në banesë. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.  Musaku nga Lushnja ishte emër i njohur nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë për akuzën e "pengmarrjes". Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.

ersida dyrmishi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet