LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë sofistikuar. Majko-Xhafaj: Zbardhni dosjet prioritare

• SPAK raportoi sot në Komisionin e Ligjeve. • Kreu i Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka raportuar për punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2022. • Filimisht Dumani është shprehur se ka pasur një rritje për procedimet penale dhe se janë dhënë 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë. Kryeprokurori i SPAK po ashtu ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit është ende e paplotësuar, por shtoi se marrëdhënia e tyre e punës është shumë e mirë. • Altin Dumani po ashtu ka folur edhe për bandat shqiptare të trafikut të drogës duke thënë se po sofistikohen çdo ditë e më shumë. • Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka theksuar se grupet kriminale shqiptare konsiderohen shumë të rrezikshme dhe me ndikim të lartë në tregjet botërore. • Ndërkohë që deputeti socialist Pandeli Majko e ka konsideruar raportin e SPAK me mangësi të shumta. • Por ndryshe nga Majko, Gazment Bardhi dhe Fatmir Xhafaj e kanë konsideruar punën e SPAK të mirë dhe se ata janë në rrugën e duhur.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

RAPORTI I PLOTË- Dubai bën me "dhimbje koke" SPAK, grupet kriminale po sofistikohen, paratë i transportojnë me METODA të reja

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Pamje nga Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani raportoi fillimisht në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejton vitin e kaluar. Dumani në prezantimin e raportit vjetor tha se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendime për 4 persona të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Në raportin e plotë thuhet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 42 persona, por problem mbetet Dubai, atje ku fshihen kokat e grupeve kriminale.

PJESË NGA RAPORTI:

Është kthyer në problematike edhe fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Gjatë hetimit të grupeve kriminale në vitin 2022 vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale nga ana e tyre, komunikimi midis anëtarëve të organizatës, lidhjet me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimi të produkteve penale. Tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës.

Këto grupe kriminale janë aktive jo vetëm në rajon por edhe në disa vende të BE-së, Britaninë e Madhe, Turqi, SHBA etj. Nga ana tjetër, grupet kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtë për drejtë në vendet e origjinës së prodhimit të kokainës duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së të ardhurave kriminale të tyre jashtë juridiksionit shqiptar në kompanitë offshore apo në parajsa fiskale duke e rritur ndjeshëm vështirësinë e gjurmimit dhe ndjekjes së tyre penale. Vihet re edhe përdorimi prej tyre i sisteme informale transfertash parash si havala, hundi apo ‘fei chien’ ose dërgimin e pagesave në parajsat fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.

3 VITE ME PARE

"2 vitet e ardhshme, provë zjarri për ju"/ Xhafaj paralajmëron Dumanin: Veproni, ndryshe njerëzit janë gati t’ju 'djegin'!

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se SPAK është në rrugën e duhur për të përmbushur misionin e tij. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Xhafaj deklaroi se Dumani duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve prioritare për të cilat shqiptarë duan drejtësi. Deputeti socialist u shpreh se këto 2-3 vite që vijnë janë vendimtare për punën e SPAK. 

“Unë e vlerësoj pozitivisht punën tuaj gjatë vitit 2022. Impakti juaj në institucionet ligjzbatuese është i dukshëm. Vlerësoj faktin që ky institucion mbetet ndër më të besueshmit në të gjithë piramidën e institucioneve. Është fakt që institucionet ndërkombëtarë kanë ndryshuar qëndrim për Shqipërinë edhe nga puna e këtij institucioni. Është intensifikuar puna dhe është luftuar krimi dhe korrupsioni. Një sërë treguesish janë pozitivë dhe e mbështes fort këtë raport. Të rriten hetimet prioritare. Të shohim më shumë hetime pro aktive për çështje me ndjeshmëri publike. Çështje që mbajnë ende peng besimin e publikut dhe shpresën e qytetarëve për qeverisje të mirë. Për këtë është krijuar SPAK. Jeni në këtë rrugë për mendimin tim por jeni ende në hapat e parë. Ka një postulat që ‘drejtësia është e mirë që të bëhet por po aq e rëndësishme është që ajo të besohet si e tillë nga qytetarët’. E dyta është pavarësia, që ju e keni të detyruar nga Kushtetua dhe ligji. Ju duhet të bëni patjetër vlerësimin e punës individuale dhe llogaridhënien e çdo prokurori.

Ju duhet të përmirësoni edhe komunikimin me qytetarët. Jo për çështje, por për atë që çfarë ju përfaqësoni, apo për atë që çfarë nga ju pritet. Disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Këto 2-3 vjet janë vendimtare, do i konsideroja në mënyrë figurative "prova e zjarrit" për ju. Kur them për ju flas për ekipin tuaj, jo personalisht me ju. Ndryshe ju dhe të gjithë ne do të jemi në zjarrin e turrës së drruve do mbetemi peng nga disa njerëz peng të mëkatit kundër tyre tentojnë t’ju rrethojnë ju dhe drejtësinë e re, (individë që mbeten kundërshtarë të reformash, me thika në gojë dhe shishe benzine për ta djegur këtë reformë. Nëse ju nuk tregoni rezultate konkrete do të keni të vështirë dhe do të jetë vonë për ju dhe për drejtësinë. Duhet të jepni shembullin e fortë. Besoj te ju personalisht për atë që përfaqësoni në këtë profesion. Për atë çka keni dëshmuar në këto vite, por edhe për atë që jeni të angazhuar të bëni në mandatin tuaj. Ju e konsideruar mision të jetës. Unë shpresoj që ta realizoni këtë mision dhe shpresoj që kolegët tuaj të jeni po aq misionarë në punën e tyre. Besoj edhe nga angazhimi i përkushtuar ndaj jush nga partnerët ndërkombëtarë. Besoj tek ju personalisht, më lejoni ta them publikisht. Shpresa e qytetarëve të këtij vendi të kthehet në besim të punës suaj. Shpresa vdes e fundit. Është shpresa e qytetarëve të këtij vendi,”- tha Xhafaj.

3 VITE ME PARE

"Prej vitesh asnjë përgjigje për inceneratorët"/ Bardhi: Thyeni mitin e të paprekshmëve. Dumani: Vepra penale të vështira për t’u provuar

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeporkurorit të SPAK Altin Dumanit që të jap shembull dhe të thyejnë mitin e të paprekshmëve. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Bardhi ka deklaruar se çdo person që thyen ligjin duhet që të arrestohet dhe se Dumani të mos ndikohet nga politika.  

"Unë i bashkohem analizës së z. Xhafaj duke e vlerësuar punën e z. Dumani. Ndryshe nga 3-vjecari i parë që ishte për konsolidim tani ka ardhur koha e rezultateve. Ju thatë  Dumani që në vendimmarrjen tuaj nuk ndikoheni nga politika. Por zakonisht politika ndikon që ju të mos merrni një vendim. Unë kam një këshillë tërësisht personale. Ju takon juve si drejtues i prokurorisë që të hidhni i pari hapin që të jepni shembull. Unë pres që të jetë drejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Dhe faki është që ju sot keni në hetim me dhjetëra hetime të zyrtarëve të lartë që janë çështje që datojnë që nga viti 2020-të për të cilat publiku pret një përgjige. Dhe kur bëhet fjalë për hetime po themi të prokurimeve publike, kontratave koncesionare, të PPP-ve e me rradhë, të jem i sinqertë, për aq sa unë e njoh ligjin, kohësgjatja në 3 vite e një hetimi është përtej çdo pritshmërie të çdo çështje normale. Sikundër ajo që unë kam vënë re gjatë kësaj periudhe që funksionon SPAK-ku, më rezulton që ju të njëjtin procedim e ndani në disa pjesë. Pra, atë që e konsideroni më pak të rëndësishëm në hierarkinë shtetërore, e vijoni procesin për ta çuar në gjykatë, ndërkohë që vazhdoni të hetoni për zyrtarë të tjerë të lartë, duke e ndarë çështjen në disa pjesë. Unë e kuptoj që për shkak të 30 viteve, ndoshta sistemi edhe ky i riu i drejtësisë ende nuk ka dalë nga mentaliteti që të paprekshmit nuk mund të jenë të paprekshëm. Prandaj kam një konstatim apo një këshillë tërësisht personale: ju takon Ju si drejtues i Prokurorisë që të hidhni vet ju i pari hapin, pse jo për t’i dhënë zemër secilit prej kolegëve tuaj. Koha e deshi që të jeni Ju drejtues i kësaj prokurorie, në këtë kohë ku ne presim rezultate. Dhe unë pres që të jetë dejtuesi i prokurorisë ai që e thyen mitin e të paprekshmëve në Shqipëri. Për të dalë tek pyetja konkrete: A ka ndonjë arsye, sepse ju thatë për disa çështje nuk jepet informacion për çështje konkrete. Po tani disa çështje ne i kemi si mëngjesi, dreka dhe darka e përditshme e diskutimeve tona, aq sa njerëzit besojnë dhe është krijuar një perceptim saqë edhe kur zihet burri me gruan, do të duhet të ndërhyjë SPAK-u. Pra, çdo gjë është e lidhur me SPAK-un," tha Bardhi.

Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” iu përgjigj Dumani pyetjes së deputetit Gazmend Bardhi, nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

3 VITE ME PARE

Presionet nga politika? Kreu i SPAK: Atë punë kanë! Do na sulmojnë, unë nuk e ndjej presionin

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se presione nga politika ka shumë. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Dumani është shprehur se këto presione nuk i bëjnë përshtypje.

Po ashtu ai ka deklaruar se asnjë zyrtar i lartë në shkelje të ligjit nuk ka imunitet te ata.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm.Unë nuk e ndjej dhe as nuk e kam ndjerë presionin e politikës. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

Më tej ai u ndal te sulmet kibernetike.

“Ka pasur tentativa për sulm kibernetik, por nuk është prekur. Të gjithë jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike. Ne vazhdojmë dhe investojmë çdo vit në këtë drejtim,, që të reduktojmë mundësinë për të na sulmuar”, përfundoi Dumani.

3 VITE ME PARE

Hetimi i gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu? Dumani: S’janë në kompetencën tonë, por disa çështje i kemi hapur

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu. Në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka deklaruar se këta nuk janë në kompetencën e tyre, ndërkohë që ka shtuar se ata kanë në kompetencë një kategori të caktuar gjyqtarësh.

“SPAK nuk është kompetente që janë larguar nga procesi i vettingut. Ne kemi në kompetencë vetëm disa kategori gjyqtarësh. Ne kemi regjistruar edhe procedura penale për çështje që na kanë dalë gjatë hetimit. Për shembull kemi parë raste kur vendimet na kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe kemi nisur procedimin penal. Por kërkohet kohë sigurisht. Sa i përket deklarimit të rremë, pastrimit të parave, kjo nuk është subjekt i yni për të gjithë gjyqtarët”, tha Dumani.

3 VITE ME PARE

Majko: Raportohet se nuk shkoni mirë me drejtuesit e BKH-së. Dumani: Kemi marrëdhënie të mira pune

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka pyetur kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani nëse janë të vërteta raportimet se nuk kanë marrëdhënie të mira me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Dumani ka deklaruar se kjo është e pavërtetë dhe se ata kanë marrëdhënie të mira pune.   

Majko: Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe mne njëri-tjetrin. Por ccfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?

Dumani: Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH.  Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

3 VITE ME PARE

"Ka lajme se s'shkoni mirë me shefen e BKH"/ Majko "ngacmon" kreun e SPAK, Dumani: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera pune

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka shprehur disa pakënaqësi për raportin e SPAK, duke deklaruar se ka mangësi të shumta. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Majko ka deklaruar se shqetësimet e Kuvendit nuk janë plotësuar. Ai ka theksuar se nuk është miratuar ende sistemi i vlerësimit për rregulloren e BKH-së si dhe nuk është plotësuar ende struktura e Prokurorisë së Posaçme.

"Në raport nuk është plotësuar gjendja e plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare, nëse ka të tilla, nëse nuk ka të bëhet e qartë se nuk ka. Raportim mbi rekomandimet e progres raportit të Bashkimit Evropian për institucionit tuaj, sa janë rekomandimet dhe sa janë plotësuar. Nuk është raportuar për miratimin e një sistemi të qartë tregues për vlerësimin individual për prokurorët. Rekomandohet miratimi i sistemit të vlerësimit, i rregullores së BKH-së, apo edhe vlerësimi i anëtarëve të BKH. Për ne është shumë e rëndësishme kjo. Nuk raportohet mbi performancën e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk është ende funksional sistemi i organizimit të brendshëm. Nuk është plotësuar struktura e Prokurorisë së Posaçme. Këto janë shqetësimet e Kuvendit”, tha Majko.

3 VITE ME PARE

Trafiku i drogës, Dumani: Bandat shqiptare janë sofistikuar, kanë ndikim të madh në tregjet botërore

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se bandat shqiptare të trafikut të drogës po sofistikohen çdo ditë e më shumë. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani ka theksuar se grupet kriminale shqiptare konsiderohen shumë të rrezikshme dhe me ndikim të lartë në tregjet botërore. Po ashtu ai ka theksuar se ka një numër në rritje të sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurisë.

"SPAK i ka kushtuar vëmendje vepra penale në fushën e narkotikëve. Vihet një re një rritje e sofistikijmit të grupeve penale dhe ndërveprimi i tyre. Grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri konsiderohen nga ndërkombëtarët si grupe me ndikim në tregjet financiare botërore. Këto grupe kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejt me vendet e origjinës së kanabisit dhe kokainës. Ka një rritje të hetimeve të shtrira jashtë vendit. Është rritur numri i hetimeve dhe është zgjeruar harta e bashkëpunimeve. Tashmë, kryhet edhe hetimi pasuror, në përfundim të të cilit evidentohet cili rast do të aplikohet. Kemi një rritje të numrit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve. Janë paraqitur 10 kërkesa për hetime pasurie gjatë 2022 dhe janë konfiskuar katër subjekte”, tha Dumani.

3 VITE ME PARE

'BKH ende e paplotësuar'/ Dumani te 'Ligjet': Ka vende vakante për 3 Prokurorë të Posacëm

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit është ende e paplotësuar. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Dumani ëhstë shprehur se gjatë vitit 2022 ka përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve.

Ndërkohë që ka theksuar se ka ende vende vakante për 3 Prokurorë të Posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAk dua të them se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile”, tha Dumani.

3 VITE ME PARE

Dumani në Komisionin e Ligjeve: 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë, kemi akses në databaza

Puna e SPAK/ Dumani tek "Ligjet": Bandat shqiptare janë
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani po raporton ditën e sotme për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2022. Në Komisionin e Ligjeve, Dumani është shprehur se gjatë vitit që lamë pas ka një rritje për procedimet penale, ndërkohë që ka shtuar se për korrupsion janë regjistruar 69 procedime penale. Po ashtu ai ka theksuar se janë dhënë 4 vendime dënimi për ish-zyrtarë të lartë dhe janë 24 procedime penale ndaj ish-zyrtarëve të lartë.  Dumani deklaroi gjatë raportimit se për herë të parë u përdorën agjentë të infiltruar dhe është rritur aksesi i SPAK në sistemet e të dhënave.

“Janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim, me një rritje nga viti i kaluar, ku janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim. Në lidhje me përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit, përveç përgjimeve telefonike, po aplikohen në masë të konsiderueshme, të gjitha mjetet për një çështje apo çështje të ndryshme, si vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërporosi, si edhe për herë të parë, agjent të infiltruar. Në vitin 2022, pjesën më të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Në lidhje me rekomandimin mbi fokusimin në hetime më shumë në çështjet e korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, nënvizojmë se me kërkesë të SPAK nga Gjykata e Posaçme gjatë vitit 2022, janë dhënë 4 vendimi dënimi, me 4 të dënuar, për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë, në periudhën 2022-2022, rezulton se në total, në SPAK janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të lartë”, tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve 26 maj 2023

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!