LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje të lirë, dëshmia: Këmbën e theu në krevat! E godita se nuk e kishte mendjen

•Një rast i rëndë i dhunës ndaj një të miture është publikuar ditën e djeshme në media. •Edukatorja e kopshtit "Stinët", Majlinda Dehima në Tiranë është parë duke dhunuar një 3-vjeçare. •Rasti është denoncuar nga mamaja e të miturës, e cila është shprehur se vajzës i është thyer këmba nga dhuna. •Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. •Dehima u shoqërua sot në polici e më pas u vendos se do të hetohet në gjendje të lirë. • Ajo ka mohuar përgjegjësinë për thyerjen e këmbës së të miturës që u konstatua nga  grafia mjekësore. • Në dëshminë e saj para forcave policore, edukatorja thotë se vajza mund të jetë lënduar te këmba nga krevati i kopshtit pasi sipas saj aty ka shumë hapësira. Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo ka thënë, se ka bërë që të kishte mendjen teksa shpjegonte pasi vetëm qante.  •Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministria e Arsimit, e cila ka vendosur mbylljen e kopshtit, i cili është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dhunoi të miturën, dëshmia e edukatores së kopshtit 'Stinët': Këmbën e theu të krevati! E godita se nuk e kishte mendjen

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Edukatorja

TIRANË- Edukatorja, Majlinda Dehima që u shoqërua sot në polici e më pas u vendos se do të hetohet në gjendje të lirë për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin 'Stinët', ka mohuar përgjegjësinë për thyerjen e këmbës së të miturës që u konstatua nga  grafia mjekësore.

Në dëshminë e saj para forcave policore, edukatorja thotë se vajza mund të jetë lënduar te këmba nga krevati i kopshtit pasi sipas saj aty ka shumë hapësira. 

Siç tregon ajo, rreth orës 15:03 minuta vogëlushja ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i është bërë është zbuluar se këmba e saj ishte enjtur. Ajo shpjegon se për këtë situatë e ka vënë në dijeni Drejtoreshën e kopshtit.

Kur e kanë pyetur se përse e qëllonte, të miturën, siç shihej dhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, ajo ka thënë, se ka bërë që të kishte mendjen teksa shpjegonte pasi vetëm qante. 

2 VITE ME PARE

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, prindërit: Jemi të tmerruar! Nuk është rasti i parë

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Protesta

TIRANË-  Qytetarët e Tiranës kanë protestuar pasditen e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’, për të dënuar rastin e dhunës ndaj 3-vjeçares nga edukatorja Majlinda Dehima. Në një prononcim për gazetarët, një prej prindërve që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

"Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet", u shpreh një prind.

"Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar", tha një prind tjetër.

 

2 VITE ME PARE

Dhunimi i 3-vjeçares, qytetarët në protestë: Të merren masa të rrepta, kjo nuk tolerohet

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Protesta

TIRANË- Qytetarë dhe prindër të shumtë kanë dalë në protestë pasditen e sotme në kopshtin Stinët në Tiranë. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kopështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën. 

 Prindërit kanë kërkuar që të merren masa të rrepta për ngjarje të tilla, në mënyrë që të mos përsëriten më. 

‘Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet,’ tha një prind.

‘Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar,’ tha një tjetër prind.

2 VITE ME PARE

Edukatorja i theu këmbën 3-vjeçares, Eliona Pitarka: Duhet të protestojmë, jo vetëm në raste të tilla

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Eliona Pitarka

TIRANË- Aktorja Eliona Pitarka ka marrë pjesë në protestën e organizuar për dhunimin e fëmijës 3-vjeçare nga edukatorja. Pitarka ka deklaruar se duhet që të merren me patjetër masa për raste të tilla. Po ashtu ajo ka ngritur dhe problemin që ky kopësht ishte i palicensuar dhe se Ministria e Arsimit nuk e ka kontrolluar. 

"Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar," tha Pitarka.

2 VITE ME PARE

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, fëmijët dalin në protestë me pankarta: Mos më dhuno, unë jam i vogël

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje

TIRANË- Protestës së qytetarëve ditën e sotme i janë bashkuar edhe fëmijë të vegjël në kopështin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kupështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën. 

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, janë disa nga pankartat që fëmijët e vegjël mbajnë në duar.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët, nis protesta e qytetarëve

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Protesta

TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë ditën e sotme në kopshtin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një nga edukatoret e këtij kupshti ka dhunuar një fëmijë 3-vjeçare. Nga dhuna e shumtë, këmba e 3-vjeçaes është thyer nga edukatorja.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Dhunimi i të miturës në kopshtin 'Stinët', drejtoresha ndërroi dëshminë pasi prindërit panë thyerjen e këmbës

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i skandalit të dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat 'Stinët'. Edukatorja, Majlinda Dehima e cila dhunoi të miturën duke i shkaktuar fraktura në njërën këmbë është shoqëruar në polici, por ndaj saj nuk është dhënë ende asnë masë sigurie. 

Ndërkohë drejtoresha e kopshtit e cila u zbulua se kishte bashkëpunuar në fshehjen e ngjarjes, vazhdon të jetë e lirë edhe pasi ministria e Arsimit në një reagim publik bëri me dije se kopshti ishte pa licencë. 

Mësohet se prindërve të vajzës fillimisht u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por pasi ata i kanë bërë grafi, ka rezultuar se ka thyerje. Më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë nga krevati dhe ka vrarë këmbën.

Por pamjet dëshmojnë të kundërtën. Në video shihet momenti që rreth orës 10:00, vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës. 

2 VITE ME PARE

Dhuna ndaj 3-vjeçares nga edukatorja, Ministria e Arsimit urdhëron mbylljen e kopshtit: Ishte pa licensë

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Ministria

TIRANË- Reagimi i Ministrisë së Arsimit për ngjarjen e rëndë të dhunimit të një vajze, në një kopsht privat, të pa licensuar. Kopshti privat ku prindërit e 3 vjeçare dyshojnë se është dhunuar vajza e tyre 3 vjeçe ndërsa në një video të publikuar në media është mbyllur. Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Arsimit ku thuhet gjithashtu se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat.

REAGIMI:

Ministria e Arsimit nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private. MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit. Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.

Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që  institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.

2 VITE ME PARE

FOTO-Dhunoi 3-vjeçaren, dyshohet se i theu këmbën, kjo është edukatorja e kopshtit privat në Tiranë

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Majlinda Dehima

TIRANË- Gruaja në foto është Majlinda Dehima, edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje

Si pasojë e dhunës e vogla ka përfunduar me këmbë të thyer në spital. Ditën e sotme, qytetarët kanë paralajmëruar protestë në orën 16:00 lidhur me rastin. Protesta do të zhvillohet përpara kopshtit, në lagjen Ali Demi, prapa shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e para që në këtë institucion arsimor për fëmijët ushtrohet dhunë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Mos mungoni SOT"/ Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, qytetarët paralajmërojnë protestë

Edukatorja dhunon 3-vjeçaren në Tiranë, hetohet në gjendje
Edukatorja

TIRANË- Dhuna ndaj fëmijës 3-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë ka shkaktuar reagim te opinioni publik. 

Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.

“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit./Dosja.al

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht tirane

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët