LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u mbështetën fermerët? Tabaku: Kërkoj sqarim për arrestimin e Gjokutajt

•Ditën e sotme, në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, pas shpërndarjes së Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria. •Në komision, mungon ministrja Delina Ibrahimaj. •Mosprezenca e saj irritoi deputetët e opozitës dhe deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçen. •Ky i fundit, kërkoi të dinte se përse fermerët nuk janë përfshirë në paketën e madhe. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Debate në komision për buxhetin, Braçe: Për shpirt nuk e votoj, po të doni e kthej dhe personale

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në komisionin e ekonomisë ku po diskutohet për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2022, u shpreh se njësitë zbatuese nuk kanë bërë si duhet detyrën. Ai tha se të shpenzosh 146 miliardë lekë, “vetëm në një muaj vetëm disiplinë fiskale nuk është”. Braçe tha se në këtë pikë, “po të doni e kthej dhe personale”.

'Për shpirt nuk e votoj pasi kam deklaruar në shtator se nuk do të arrijnë dot që të realizojnë dot shpenzimet. Ua thashë edhe në dhjetor, edhe 6 ditë para se të mbyllej viti Çfarë kanë bërë njësitë zbatuese të buxhetit deri në 30 nëntor? Të shpenzosh 146 miliardë lekë vetëm në një muaj vetëm disiplinë fiskale nuk është. Këtu po të doni e kthej dhe personale. Në dy aktet e fundit normative kam kërkuar vetëm 1 miliardë lekë. Sot deficitin nuk do ta realizojmë në datë 26 për 13 miliardë lekë. U kam kërkuar 1/12 e kësaj që nuk u realizua. Nuk ua kërkova për vete dhe as për kolegët e mi. Ua kërkova për të përmbushur mbështetjen buxhetore për bujqit.

Sot që flasim 1/3 e tyre nuk e morën naftën falas. Ata kanë mbjellë grurë me naftë 2400 lekë. Të paguhen të gjithë punonjësit e shtetit dhe vetëm ata që prodhojnë ushqim për këtë vend, të mos marrin as atë që u kishim premtuar në fillim të vitit?

Për shpirt nuk e votoj. Iu thashë që në shtator që nuk i realizoni dot shpenzimet, ua thashë edhe në dhjetor, edhe 6 ditë para se të mbyllej viti.

Pikërisht se nuk do të ndodhte kjo, u bë ky akt. Po për çfarë duhet më deputeti, kur nuk e dëgjon askush? Kemi edhe problemin në programim, kemi edhe problemin e madh të moszbatimit të buxhetit”, tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Debat te ‘Ekonomia’ për '21 Janarin'/ Braçe i përgjigjet Spahos: E kam mbyllur gojën dhe do të dëgjoj drejtësinë

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u
Erion Brace

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë nisi me debate. Deputetët kërkuan prezencën e ministres ndërsa të tjera rihapën çështjen e '21 janarit'. Ata që debatuan për këtë çështje ishin deputetët Edmond Spaho dhe Erion Braçe.

Braçe tha se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Ndërsa i është përgjigjur Edmond Spahos i cili gjatë debatit u ndal tek 21 janari, për të cilin tha se do të presë drejtësinë.

Për çështje penale nuk kam asnjë dëshirë të pyes kënd . Shumica dërrmuese që janë këtu dhe mbivendosja. Kam vendosur që me durim shumë dhe respekt të Kushtetutës të dëgjoj drejtësinë. Gjithkush ka mënyrën e vet të të qasurit ndaj drejtësisë.Une kam këtë. E kam qepur, e kam mbyllur gojën dhe kërkoj të pres drejtësisë. Kam duruar lloj palaçoje në parlament. Akti normativ ka hyrë në fuqi ditën që është miratuar. Mua më shqetëson fakti se për të njëjtën çështje brenda katër ditësh ka qëndrime të ndryshme. Përse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Përse ka qëndrime të ndryshme dhe për  një kategori punëtorësh marrin shpërblim dhe të tjerë jo. Përse këta të bujqësisë nuk marrin, kush është argumenti? Përse 24 ditë pasi është mbyllur viti kemi ende para pa përdorur kur janë dhënë të gjitha alternativat se si të përdoren paratë në mënyrë efektive. Mua më intereson buxheti i shtetit”, tha Braçe.

3 VITE ME PARE

Pakoja e Madhe, Erion Braçe: Dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u
Erion Brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi të dinte se përse fermerët nuk janë përfshirë në pakon e madhe. Ai kërkoi që në Komisionin e Ekonomisë të ishte e pranishme edhe ministrja, Ibrahimaj.

'Ministrja duhet të ishte patjetër e pranishme në Komision. Unë dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë. S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij.'- tha Braçe.

Sot në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

3 VITE ME PARE

'21 Janari'/ Spaho përplaset me Braçen tek 'Ekonomia': Sa herë ka zgjedhje hapni histori me këtë ngjarje

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në nisje të fjalës së tij gjatë Komisionit të Ekonomisë përmendi çështjen e '21 janarit'. Ai pati debat me socialistin Erion Braçe, ndërsa theksoi se kjo histori del në fokus sa herë që ka zgjedhje.

DEBATI:

Spaho: Mësoni nga eksperienca jonë. Mësoni! Mos u merri me këto

Braçe: Në gjykatë atje do shkoni..

Spaho: Çoji çojini. Sa herë ka zgjedhje, hapni ndonjë histori me 21 Janarin.

3 VITE ME PARE

Ministrja mungon tek 'Ekonomia', Tabaku: Duhet të ishte këtu! Kërkoj sqarim për arrestimin e Gjokutajt

'Ekonomia'/ Mungon ministrja, Braçe: Pse nuk u
Tabaku

TIRANË- Deputetët në Komisionin e Ekonomisë u ankuan për mosprezencën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kërkoi që të shtyhej për një moment tjetër komisioni mirëpo kërkesa e saj nuk u miratua. Tabaku tha se ministrja duhet të ishte patjetër në komision, jo vetëm për buxhetin por dhe të jepte një sqarim për arrestimin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

'Kam nxjerr një listë me pyetje për ministren. Në seancën e fundit për aktin normativ kur diskutuam këtu kishim një listë me pyetje për ministren. Kishim një transferim kapitali tek koorporata e investimeve, kishim një sërë elementësh të cilët në gjykimin tonë e prishin procesin normal të planifikim buxhetor. Ministrja nuk na ktheu përgjigjje! Kam nxjerrë këtu një listë për të gjitha gjërat që nuk na ktheu përgjigjje. Megjithësë ministrja nuk ktheu përgjigjjë, unë nisa shkresa zyrtare për ministren dhe sot e kësaj dite nuk kam përgjigjje për shkresat zyrtare që unë kam nisur.

Na erdhi një memo që në gjykimin tim ishtë një turp t’i vij deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Një memo ku dhe një student I ekonomisë di të shkruaj më mirë. Nuk e di sesi mund të shpjegohet transferimi I kapitalit me fjalë sikur të jetë hartim letërsie. Këtë e dini ju! Unë dua përfaqësimin më të lartë këtu! I thamë ministres a ka nevojë për ndryshimë të tjera? Nuk erdhi për të na sqaruar as në parlament, sepse në parlament pastaj bëhet diskutimi si bëhet. A ka nevojë për ndryshime tjera? “Jo” tha ministrja, “nuk ndryshon më buxheti.”

A ka mundësi që brenda këtij buxheti ne të bëjmë shtesa të tjera? Të gjithë kolegët tjerë ranë dakord, të paktën për dy fusha që mund të bëheshin shtesa. Thamë e votojmë dhe ne aktin normativ. Jo, nuk ka më hapësirë, nuk do bëjmë më ndryshime të tjera tha Me datë 30 u njoftua ky ndryshim. Unë mendoj që është e nevojshme që të jetë këtu së pari ministrja. Së dyti, kisha nevojë për një informacion.

Është hera e parë që ministrja për arrestimin e zyrtarit, nëpunësit më të lartë të autorizues I shtetit shqiptar, pasi sot ai është para drejtësisë. Minimumi ministrja duhet të vintë këtu, në daljen e kësaj publike, në mledhjen e parë të Komisionin e Ekonomisë ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur. Tani diskutojmë këtu për planifikim buxhetor sikur çfarë është dhe ju shkelni me dy këmbë buxhetin që miratoni vetë në fundvit. Dhe lërë pastaj të flasim për atë të miratuar në fillim të vitit, që është bërë leckë, ka 10 ndryshime që e kanë humbur komplet konceptin. kryetar ne jemi gjithë ditën këtu, kemi një axhendë të ngarkuar, ta spostojmë në orën 12 dhe fillojmë me pikat e tjera. '- tha Tabaku.

Sot në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.

komisioni i ekonomise 24 janar 2023

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel