LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekskluzive/ Zbërthehet dosja e SPAK për Beqajn: Lëshonin fatura fiktive, dyshime për pasuri të fshehura në emër të Ermal Kurtulajt

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore që SPAK ka hapur ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj. • Hetimi ka nisur për abuzime në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj. • GJKKO ka miratuar kontroll banese, automjeti dhe telefoni për persona Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. • Ermal Kurtulaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Beqajt, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. • Nga përgjimet e SPAK që Dosja.al ka siguruar, tregohet se Kurtulaj për llogari të Beqajt lëshonte fatura fiktive, ndaj disa bizneseve që të dy kishin lidhje. • Po ashtu SPAK, dyshon se Beqaj ka pasuri të fshehura në emër të Kurtulajt, mes të cilëve ëshhtë një makinë, si dhe restoranti Gzona te Kalaja e Tiranës. 

2 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dosja.al zbardh përgjimet nga dosja hetimore e SPAK, fatura fiktive e lëshuar nga Kurtulaj, lekët i merr mbrapsht në dorë

  

Ekskluzive/ Zbërthehet dosja e SPAK për Beqajn: Lëshonin fatura
SPAK

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur ekskluzivisht të tjera përgjime në lidhje me dosjen hetimore që SPAK ka hapur ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj si dhe Ermal Kurtulajt. Në përgjigjimet e siguruara nga Dosja.al, tregohet një faturë fiktive e lëshuar nga Kurtulaj për subjektin tregtar "Luga e Arte" 259000 lek. Po ashtu tregohet edhe takimi që Kurtulaj ka pasur me administratoren e subjektit tregtar, Dhurata Thanasi. Gjatë takimit Thanasi ka tërhequr lekë nga banka dhe ia ka dhënë në dorë Kurtulajt në rrugën e Kosovarëve.

Pjesë nga Dosja hetimore:

Subjekti tregtar "Dhurata Thanasi Person Fizik me nipt L61501022A, nr. cel. 069*******, me emin tregtar "Luga e Arte", me fushe veprimtarie "Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.

- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin "Sherbim Kateringu" ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj 068******* ka patur komunikimin me nr: cel. 69******** (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin BKT Smart dhe ti coje ne WhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia.

Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.
17. Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar "Masha" te rruga e "Kosovarëve". Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit "Bar MASHA", ndodhur nẽ rrugën e "Kosovarëve", Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj. Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar "Masha". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.

78. Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes BKT me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, "Dhurata THANASI" NIPT: L61501022A dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023.

Ekskluzive/ Zbërthehet dosja e SPAK për Beqajn: Lëshonin fatura
Dosja hetimore
2 VITE ME PARE

Ekskluzive/ Hetimet e SPAK, dalin bisedat mes Beqajt dhe Kurtulaj: Aneksi 8 mor burrë, i thuaj Gazit të takohemi në orën 4

Ekskluzive/ Zbërthehet dosja e SPAK për Beqajn: Lëshonin fatura
Ilir Beqaj

TIRANË- Dosja.al ka siguruar në mënyrë ekskluzive dosjen hetimore të hetimeve të SPAK që ka hapur ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj si dhe Ermal Kurtulajt. Në dosje, janë publikuar bisedat që Beqaj ka bërë me Kurtulajn për restorantin Gzona në Kalanë e Tiranës.

Ky restorant dyshohet se është pronë e fshehur e Beqajt, referuar bisedave që ky i fundit ka bërë me Amarildo Dedën, që është ekonomisti i restorantit. Ata kanë biseduar në lidhje me një faturë prej 325,916 lek, në mënyrë që ta justifikojnë. Kryeqendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhej justifikuar.

Pjesë nga dosja hetimore:

30. Nisur nga komunikimet e shtetasit Ermal Kurtulaj me shtetasin Fisnik Fili (administrator i ME NAM SHPK, biseda dt. 10.11.2023), jane verifikuar blerjet kryera nga shogeria Me'NAM SHPK me ellim verifimin nese ka kryer ndonje blerje tek te trete (subjekti final nga i cili dyshohet se shtetasi Ermal Kurtulaj sipas bisedes, do te marre shumen e faturave si me siper, total 325,916 lek apo subjeki ku kjo shume do te shkoje). Jane shkarkuar nga sistemi E-Fiskalizimi faturat e blerjeve te shoqérise Me'NAM SHPK, por deri n daten 18:12.2023 nuk eshte evidentuar ndonje fature blerje lidhur me komunikimet më siper, por qe bazuar ne komunikimet midis shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Fisnik Fili, nuk shte realizuar akoma. Keto fatura rezulton te jene leshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por ne fakt i perkasin restorantit "Gzona" dhe keto veprime jane kryer per gellime ge te fshihet lidhja me Gones dhe shetasit llir Begaj qe shte dhe vete Drejtori i SASPACU-t që monitoron keto projekte. Fakti qe shtetasi Ermal Kurtulaj shte i angazhuar ne menaxhimin dhe administrimin e restorantit GZONA, rezulton edhe nga biseda te tjera qe shtetasi Ermal Kurtulaj ka, ku vlen te theksohet biseda me numrin cel: 69*** me shtetasin Amarildo Deda eshte ekonomisti i Gzones ku flasin per justifikuar nje fature.

31. Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, ku Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe. Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin "Gazi", dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona. Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit Gzona, faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant. Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. 68**** dhe nr.
068**** (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi llir Beqaj nga ky numer):
А: 68****
B: Ermali!
A: Udhero, alo!
B: C'ështe ky mor burr aneksi 8? (nje person tjeter futet ne bisede: "Nje sekond")
A: Me ngjon?
B: Nje person tjeter futet ne bsiede: "Po, po") ..Aneksi 8 nuk eshte ky qe kerkohet vella!
A: Aty aty e kisha te regjistruar me aneksi 8 un kte.
B: Po mir po po te them kerkohet i tabele me investime tani sikur se si ca kerkohet, futja kot dhe ti
A: Une e pash ate dosjen qe kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kerkohet vila, ti e di ca kerkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelen e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejm ku eshte ku s'esht te oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po.
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B: Po, nqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se degjova fjalen prandaj mendova, mir ne rregull atehere.
B: Tjetri po ashtu.
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po.
A: Mire atehere okej ne rregull pra.
B: Po sido qofte flasim dhe bashk ne darke.
A: Ne 1?
B: Po.

ilir beqaj ermal kurtulaj spak hetimet e spak

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion