LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë dy makina në Maqellarë, dërgohen në SPAK materialet për korrupsion zgjedhor për Fiqiri Palin dhe 5 të tjerë

• Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të koalicionit "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. • Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist, Blendi Klosit. • Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali. • Pas situatës së tensionuar, në vendin ku u bllokuan automjetet ka mbërritur prokurori i rrethit Dibër dhe një oficer i policisë gjyqësore. • Ata kanë kryer kontrollet e dy automjeteve. • Në makinën e Palit janë u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte, ndërsa në automjetin tjetër nuk u gjetën sende të paligjshme. • Sipas raportimeve makina e Fiqiri Palit është bllokuar për shkak të shumës së gjetur të parave brenda saj. • Automjeti ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe po merret në pyetje personi që drejtonte makinën e Palit. • Prokuroria po kryen verifikime edhe për persona të tjerë, nën dyshimet për krime zgjedhore. • Policia në Dibër bën me dije se ishte kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi që ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie. • Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. • Bëhet me dije po ashtu se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. • Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. • Po ashtu bëhet me dije se policia ka çuar në SPAK edhe biznesmenin Fiqiri Plai për veprën penale "Korrupsion në zgjedhjet".

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Berisha publikon denoncimin: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast tjetër të krimit elektoral. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari digjital. Teksa i referohet mesazhit të qytetarit, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa.

Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’. Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.

Postimi i Berishës: 

Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku.

Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.

Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital

Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.

1 VITE ME PARE

Përplasje në Dibër/ Kandidatët dhe simpatizantët e PD bllokojnë sërish automjete: Po blihen vota

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
Foto Ilustruese

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafes të Dibrës, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Sipas PD-së, njerëz pranë PS po shpërndanin para dhe tollona nafte nëpër fshatrat e Dibrës. Dyshohet se ka pasur dhe përplasje fizike mes dy grupeve. Ndërkohë që Prokuroria dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle të automjetit.

1 VITE ME PARE

Berisha publikon denoncimin: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, ka ndarë një denoncim për një krim elektoral të ndodhur në Kukës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha ka publikuar një denoncim nga një qytetar digjital, ku thekson se Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave. Në denoncimin e qytetarit digjital thuhet se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie.
Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi.
[????] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr drejtori i policise se qarkut te Kukesit pas presionit qe ka bere mbi bizneset qe te votojne per kandidatin e PS me urdher te Edi Rames ka dal hapur dhe shperndane lek per vote me furgon policie. Ju lutem denoncojeni kete kriminel!

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dyshimet për tentativa blerje vote në Maqellarë, dalin PAMJET nga mometi i kontrollit të automjetit të eksponentit të PS-së

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

MAQELLARË- Kanë dalë pamjet nga momenti i kontrollit të automjet nga policia në Maqellarë pas dyshimeve nga anëtarët e PS-së se eksponentë të Partisë Socialiste po jepnin para në këmbim të votave. Në video dallohen dhe tensionet mes palëve ku nuk kanë munguar thirrjet dhe fjalët ofenduese.

 

Raportohet se anëtarë të koalicionit "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij. Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali.

 

Pas situatës së tensionuar, në vendin ku u bllokuan automjetet ka mbërritur prokurori i rrethit Dibër dhe një oficer i policisë gjyqësore. Ata kanë kryer kontrollet e dy automjeteve.

Në makinën e Palit janë u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte. Në automjetin tjetër ku ishin edhe pjesëtarë të shtabit politik socialist nuk u gjetën sende të paligjshme.

Nga ana tjetër Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për personat për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. 

Por Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Në njoftimin tjetër bëhet me dije se janë referuar në SPAK materialet proceduriale për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" për Hekuran Maleçan, 54 vjeç dhe Fiqiri Palin, 57 vjeç. 

 

1 VITE ME PARE

Incidenti në Maqellarë, policia dërgon në SPAK materialet për korrupsion në zgjedhje për Fiqiri Palin dhe një tjetër

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
pamje nga maqellara

DIBËR- Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Në njoftim bëhet me dije se janë referuar në SPAK materialet proceduriale për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" për Hekuran Maleçan, 54 vjeç dhe Fiqiri Palin, 57 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç.

Më herët u bë me dije se kandidati i PD për deputet në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. 

 

1 VITE ME PARE

Tentativa për blerjen e votave në Maqellarë? Policia: Referohen materialet në SPAK për 4 persona

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
pamje nga maqellara

DIBËR- Policia në Dibër ka reaguar lidhur me incidentin e raportuar mbrëmbjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të PD-së kanë bllokuar dy automjete me dyshimin se po blihenin vota. Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

 

1 VITE ME PARE

Gjenden para dhe tollona nafte në një nga makinat që eksponentët e PD bllokuan në Maqellarë, dyshime për krime zgjedhore, shoqërohet një person

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
foto ilustruese

MAQELLARË- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të koalicionit "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij. Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali.

Pas situatës së tensionuar, në vendin ku u bllokuan automjetet ka mbërritur prokurori i rrethit Dibër dhe një oficer i policisë gjyqësore. Ata kanë kryer kontrollet e dy automjeteve. Në makinën e Palit janë u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte. Në automjetin tjetër ku ishin edhe pjesëtarë të shtabit politik socialist nuk u gjetën sende të paligjshme.

Ndërkohë burime nga Policia e Dibrës konfirmuan se agjentët e BKH-së me urdhër të prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, kanë bllokuar makinën e Fiqiri Palit dhe kanë konfirmuar shumën e gjetur të parave brenda saj. Automjeti ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe po merret në pyetje personi që drejtonte makinën e Palit. Prokuroria po kryen verifikime edhe për persona të tjerë, nën dyshimet për krime zgjedhore. 

1 VITE ME PARE

Para në këmbim të votave? Eksponentë të PD bllokojnë dy automjete, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maqellarë

Tentativa për blerje votash/ Eksponentët e PD-së bllokojnë
pamje nga incidenti

MAQELLARË- Një incident mes disa eksponentëve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Eksponentë të koalicionit opozitar "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari politik i Klosit dhe dy persona te tjerë.

Demokratët kanë pretenduar se  personat që ishin brenda dy automjeteve po jepnin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mes tyre. Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4 mijë e 500 euro. Në makinën e dytë pronë e një biznesmeni nuk janë gjetur sende te paligjshme.

Kreu politik i "PD-ASHM" për qarkun e Dibrës, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tij. Pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish-kryebashkiaku i Matit, i cili tashmë kandidon për deputet nën radhët e PS-së. 

Duke i cilësuar si shpifje deklaratat e Mziut, Malaj shprehet se ai ndodhet në Burrel me shtabin elektoral dhe jo në Maqellarë ku pretendohet se është bllokuar makina nga mbështetësit e PD-së. Ai thotë se është i hapur për verifikime dhe që makina të kontrollohet.

maqellare pd fiqiri pali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet