Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Sot, në qytetin e Elbasanit, përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. • Ceremonia mortore do të zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. • Në vijim të hetimeve, dy persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen. • Në pranga ka përfunduar ish-ortaku i Mëhallës, i akuzuar për vrasje, si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ekzekutimi, për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. • Mësohet se ish-ortaku kishte një konflikt të mëparshëm me Mëhallën dhe dyshohet se ka gënjyer kur u pyet për vendndodhjen e tij gjatë ngjarjes. • Ndërsa roja i karburantit dyshohet për pengim të hetimeve. • Gjithashtu, Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme pasi u vu re duke qarkulluar me makinën e përdorur nga autorët, është ende i shoqëruar, por pa fletë arresti. • Një person tjetër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
5 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla. Autorët janë identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola.
Në kuadër të hetimeve, në pranga është vënë Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve. Po ashtu, u arrestua edhe roja i karburantit, Kujtim Pisha, për moskallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
ELBASAN- Vrasja e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan është zbardhur. Mësohet se në pranga kanë rënë 2 persona, një bashkëpunëtor si dhe roja i karburantit 'Xhaxhi Oil' Kujtim Pisha për moskallëzim krimi.
Ndërkohë që dy qitësit janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Ata janë Marselo Arani nga Elbasani, i cili ndodhej në arrest shtëpie për një vepër tjetër penale si dhe Armando Kola nga Laçi.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.
Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kaluar Naldo Gjinin, i cili u ndalua ditën e djeshme ndërsa tentonte të largohej drejt Kosovës. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar Gjinin teksa kryente pagesën në traun e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Përveç Gjinit, burime për mediat bëjnë me dije se janë shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe ish-ortaku i Mëhallës në biznes dhe roja e pikës së karburantit.
Hetimet tregojnë se viktima kishte pasur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili dyshohet se ka dhënë informacion të rremë për vendndodhjen e tij në momentin e vrasjes. Ndërkohë, roja akuzohet për pengimin e hetimeve.
Sakaq, krahas Gjinit dhe dy personave të mësipërm, është shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe një tjetër i dyshuar që dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për realizimin e atentatit ndaj 43-vjeçarit.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i drejtpërdrejtë i krimit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt të fundit që viktima mund të ketë pasur, dhe çështja duket se po merr drejtim të qartë teksa mblidhen prova të reja.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Dosja.al
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Naldo Gjinin, i cili një ditë më parë u ndalua nga efektivët ndërsa tentonte të largohej drejt Kosovës. Ai konsiderohet si person i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar Gjinin teksa kryente pagesën në traun e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Sipas burimeve për mediat, krahas Gjinit, është shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe një tjetër i dyshuar që dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për realizimin e atentatit ndaj 43-vjeçarit.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një person të tretë, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i drejtpërdrejtë i krimit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt të fundit që viktima mund të ketë pasur, dhe çështja duket se po merr drejtim të qartë teksa mblidhen prova të reja.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Dosja.al
ELBASAN- Nën masa të rrepta sigurie zhvillohet sot ceremonia e lamtumirës për biznesmenin Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), 43 vjeç, i cili u vra mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore pritet të mbahet në orën 10:00, ndërsa paralelisht policia vijon operacionet për identifikimin e personave të përfshirë në atentat.
Sakaq mbrëmjen e kaluar, Naldo Gjini, nga Lezha është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pasi dyshohet se mund të ketë njohuri lidhur me një konflikt të fundit që viktima kishte pasur disa ditë para vrasjes.
Ndërkohë, ky është emri i parë që po hetohet si i përfshirë në ekzekutimin e tipit mafioz, për të cilin strukturat policore kanë nisur kërkime të zgjeruara në disa qytete të vendit.