LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas 21 orësh autori, u fsheh në shtëpinë e një gruaje

•Arrestohet pas pas 21 orësh kërkimesh e ndjekje, Lekë Vuksani, i cili akuzohet se një ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri Petrit Vuksanin. •34-vjeçari u vu në pranga falë bashkëpunimit të policisë së Shkodrës me forcat RENEA. •Vuksani arriti që t’i shpëtonte arrestimit duke u strehuar në një shtëpi në rrugën “Pjetër Budi”. •Autori, kishte mundur të futej dhe të qëndronte në këtë banesë duke kërcënuar me armë të zonjën e shtëpisë. •Një ditë më parë, Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. •'Molla e sherrit' u bë fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.•Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestohet vrasësi në Shkodër/ Dronet e trembën, u fsheh tek një shtëpi, gruaja e tmerruar telefonoi Policinë

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas 21 orësh në kërkim, policia  e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e Lekë Vuksanit, 34-vjeçari që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, Petrit Vuksanin, ngjarje e ndodhur mesditën e së martës në këtë qytet.

Pas kreu krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov. 34-vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës ku dyshohet se vrau Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare.

Pas kontrolleve të policisë nëpër të gjithë zonën por edhe vëzhgimeve me drone, ai është ndjerë i frikësuar dhe në orët e mbrëmjes është futur me dhunë në shtëpinë e një gruaje, në rrugën “Pjetër Budi” duke e kërcënuar nën presionin e armës për t’a strehuar dhe për të mos njoftuar uniformat blu.

Këto të fundit, kanë arritur ta lokalizojnë 34 vjeçarin dhe pas negociatave edhe me forcat RENEA, mëngjesin e kësaj të mërkure, ka pranuar të bashkëpunojë dhe të mos kundërshtojë forcat e rendit. Lekë Vuksani më pas është arrestuar dhe në banesën ku ishte futur me dhunë i është gjetur edhe arma me të cilën ka kërcënuar gruan e shtëpisë por njëkohësisht edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ndërkohë prokuroria e Shkodrës, po vijon hetimet për vrasjen  ku po merret ne pyetje 34 vjeçari. Pista kryesore është ajo e konfliktit për qiranë e banesës, ku ai nuk i ka paguar paratë pronarit dhe më pas e ka vrarë./TopChannel

3 VITE ME PARE

"Autori u strehua në banesën e një gruaje"/ VIDEO- Vrasja e Vuksanit, momenti kur autori shoqërohet në komisariat

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas
Leke Vuksani

SHKODËR- Ky është momenti i arrestimit të Lekë Vuksanit, autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit. Policia bën të ditur se Vuksani u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar.

Në këtë banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së kryer mesditën e djeshme, në lagjen “Tom Kola”. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se u krye vrasja.

34-vjeçari u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese. Strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, pasi 21 orësh, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër. 34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar.

Gjithashtu, në të njëjtën banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen. Shtetasi L. V. dyshohet se rreth orës 12:15, të ditës së djeshme, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

3 VITE ME PARE

21 orë në arrati! Vrau 51-vjeçarin për qiranë e banesës, Policia arreston autorin, Vuksanit i sekuestrohet edhe automatiku

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas
Petrit dhe Leke Vuksani

SHKODËR- Arrestohet pas 21 orësh arrati, autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani. Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me forcat speciale RENEA, kanë mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë autorin 34-vjeçar i cili kreu një ditë më parë vrasjen. Sipas forcave blu, u bë gjetja dhe sekuestrimi edhe i armës së zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. 

"Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti"- njofton sot policia. 

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas

Një ditë më parë, Lekë Vuksani, rreth orës 12:15, u fut brenda banesës së Petrit Vuksanit, duke e qëlluar disa herë me armë zjarri. Pas krimit, ai u arratis, për t'u arrestuar ditën e sotme. Motivi i krimit, raportohet të ketë qenë largimi i Lekës nga banesa dhe qiraja. Viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VRASJA për qiranë në Shkodër! Viktima e nxorri nga banesa, autori: Kam kontratë, nuk mund t’më nxjerrësh

EKZEKUTIMI i Vuksanit brenda banesës në Shkodër, arrestohet pas
Petrit Vuksani

TIRANË- Një ditë më parë u vra me armë zjarri Petrit Vuksani në Shkodër. Autori, ishte Lekë Vuksani, i cili qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin, në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës (Lexo më shumë). Shkak, sipas të gjitha informacioneve që ka gazetarja Kalaja, u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Raportohet se pavarësisht mbiemrit që është një koincidencë, molla e sherrit ka qënë fakti që viktima është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa.

Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani ka shkuar dhe ka hapur zjarr ndaj 51-vjeçarit në banesë.

Autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë./Dosja.al

leke vuksani petrit vuksani

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron