LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon autorin, ngrihen pika kontrolli për kapjen e Gashit

•Vritet me armë zjarri Elton Javori. •41-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier. •Ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, në rrethana të paqarta. •Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar, Agim Gashi dhe po punon për kapjen e tij. •Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ I afrohet me makinë dhe e qëllon me plumb në qafë, momenti kur ekzekutohet 41-vjeçari në Fier

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon

FIER- Dosja.al ka siguruar videon e vrasjes së Elton Javori paraditën e sotme në Fier. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Agim Gashi i është afruar me makinën Benz, viktimës dhe teksa ky i fundit ka hapur xhamin e 'Porche', ai e ka qëlluar me armë.

Plumbi e ka kapur Javorin në qafë, duke i shkaktuar gjakderdhje të shumtë. Megjithatë, në video shihet se autori pasi e qëllon është larguar me shpejtësi, ndërkohë që për disa metra është ndjekur dhe nga i plagosuri. Javori edhe pse u transportua në spital, humbi jetën për shkak të plagës së marrë. 

 

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

2 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Javorit në Fier/ Zbardhet dinamika, sherri i mëparshëm pista kryesore e policisë. Gashi e ka pritur pranë banesës dhe e qëlloi me armë në qafë

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Agim Gashi

FIER- Dinamika e vrasjes së sotme që tronditi Fierin është zbardhur. Mësohet se policia si pistë kryesore të hetimit po mban sherrin që ndodhi disa ditë më parë mes Elton Javori, i cili u ekzekutua ditën e sotme dhe autorit Agim Gashi. Gjatë këtij sherri, me motive ende të parqarta, të dyja palët kanë kaluar në ofendime dhe sharje.  

Dyshohet se Gashi e ka pritur Javorin pranë banesës se tij deri në momentin që ai është afruar. Pastaj ka me mjetin tip 'Benz' i ka dal përpara makinës 'Porche' që po udhëtonte viktima. Në momentin kur 41-vjeçari ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistolete dhe plumbi e ka kapur në qafe duke i shkaktuar gjakrrjedhje të shumtë.

I riu më pas ka ecur disa metra me makinë, më pas e kanë transportuar me urgjenc në spital. Por nga plaga e madhe, 41-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë që autori, sa ka qëlluar mbi viktimën është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

2 VITE ME PARE

E vranë 100 metra pranë shtëpisë! Nëna e 41-vjeçarit shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes!

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Nena e Elton Javorit

FIER- Ky është momenti kur nëna e Elton Javorit, e dëshpëruar, shkon në vendin ku iu vra djali. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli” në Fier. Ai kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

2 VITE ME PARE

Vrasja e Javorit në Fier, identifikohet autori (EMRI+ FOTO)

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Policia

TIRANË- Personi që shikoni në foto është Agim Gashi, autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon

Dosja.al ka siguruar foto të 35-vjeçarit, i cili kreu vrasjen. Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur derën e makinës tip “Porsche”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ekzekutoi në mes të ditës 41-vjeçarin, del FOTOJA e makinës së autorit të vrasjes në Fier

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
foto e makinës

FIER- Është publikuar fotoja e makinës me të cilën është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar i vrasjes së sotme në Fier. 

Siç shihet edhe nga fotoja, makina është tip "Mercedes- Benz". Kujtojmë se viktimë nga atentati mbeti, 41-vjeçari, Elton Javori, i cili u ekzekutua 100 metër nga banesa e tij në Fier. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, në rrethana ende të paqarta. Policia lajmëroi më herët se e ka identifikuar autorin dhe se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së Javorit. 

2 VITE ME PARE

Mjeti “Porsche” në mes të rrugës, dera e shoferit e hapur! Pamjet nga vendi ku u ekzekutua Javori në Fier, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Makina

FIER- Këto janë pamjet e mjetit 'Porsche', me të cilin udhëtonte 41-vjeçari, Elton Javori përpara se të ekzekutohej në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit. Automjeti ndodhet në mes të rrugës me derën e shoferit hapur. Dyshohet se viktima është qëlluar sapo ka zbritur nga automjeti me dy plumba në bark. Ai u transportua drejt spitalit të Fieri, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Elton Javori u ekzekutua rreth 100 metra larg banesës së tij dhe mësohet se kishte gati 2 javë që ishte kthyer nga Gjermania.


Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij./Dosja.al

2 VITE ME PARE

U ekzekutua sot në Fier/ 41-vjeçari nipi i Demir Backës, biznesmenit që u vra rreth një vit më parë

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
demir backa

FIER- Elton Javori, 41-vjeçari që ukzekutua mesditën e sotme në lagjen "16 prilli në Fier" raportohet se është nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997 në Masakrën e Levanit.

Demir Backa u ekzekutua në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura.

Vrasja ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta. Në një informacion zyrtar për mediat, policia e Fierit tha se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori i krimit të rëndë është identifikuar si Agim Gashi, 35 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë tip "Mercedes-Benz". Javori u vra 100 metër larg banesës së tij. 

2 VITE ME PARE

Vrasja e 41-vjeçari në Fier/ Drejtori i Policisë: Jemi duke hetuar, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me vrasjen e sapondodhur në Fier. Ai u shpreh se kanë marrë njoftim për atë që ka ndodhur, e se grupi hetimor është duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Më tej, ai thotë se policia do të merret me këtë rast për të vënë para përgjegjësise autorin.

“Po kemi marrë një njoftim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Fierit. Aktualisht grupi hetimor është duke kryer të gjitha hetimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit dhe gjetjen e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar në këtë krim të rëndë. Ju siguroj që policia e shtetit në lidhje me rastin do të vëjë para drejtësisë autorin”.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 41-vjeçarit në Fier, policia: Autori është identifikuar!

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotmë në Fier, ku një person është vrarë me armë zjarri. Ngjajra ka ndodhur në lagjen "16 Prilli' dhe viktima është një 41-vjeçar i identifikuar me emrin Elton Javori. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.  

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

2 VITE ME PARE

FOTO- Vrasje në Fier, publikohen PAMJE nga vendngjarja

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
foto nga vendngjarja

FIER- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një person.  Raportohet se vrasja ka ndodhur në lagjen "16 prilli".

Sipas njjoftimit policor i vdekur ka mbetur 41-vjeçari, Elton Javori. Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

2 VITE ME PARE

Vrasja në lagjen e 'Backallinjve', ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari (EMRI)

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Vritet me armë zjarri, Elton Javori, 41 vjeç, banues në Fier. Vrasja ndodhi pak minuta më parë në lagjen ‘16 Prilli” e njohur si lagjia e “Backallinjve” .

41 vjeçari është vrarë nga një person, i cili është identifikuar nga Policia. 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

VRASJE në Fier, raportohet për një viktimë

Ekzekutohet me armë zjarri Elton Javori në Fier, policia identifikon
Foto ilustruese

FIER- Të shtëna me armë zjarri në Fier. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen '16 prilli', ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Pritet që në minutat në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë./Dosja.al

vritet elton javori vrasje ne fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet