LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Eleminimi i Sanajt u organizua në lokal! Autori u ndihmua nga 2 vrasës me pagesë, informatori ishte me viktimën në dasmë

•Vrasja e Briken Sanajt ka të përfshirë më shumë se 1 person. •Autori i ngjarjes, Vadimir (Valmir) Kola, i cili është shpallur në kërkim nga policia, organizoi planin në një lokal në Lezhë, së bashku me dy persona të tjerë. •Shtetasit nga Kosova të shpallur në kërkim, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi dyshohen se janë vrasës me pagesë e kanë kryer "aksione" në Shqipëri dhe Kosovë. •Ata i kanë shitur automjetin me targa të Kosovës para vrasjes së Sanajt, Valmir Kolës më 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. •Shitja është bërë në një lokal në Shëngjin, gjë që është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. •Mjeti është kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura. •Lëvizjet e Sanajt pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmën në Shëngjin. •Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do të parkohej automjeti dhe më pas armën e zjarrit e ka lënë në një zgavër të një peme aty pranë. •Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, ka ikur drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë. •Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë.• Edhe pse nuk ka gisht në kryerjen e krimit, mendohet se ai ka qenë nxitësi i ekzekutimit të Sanajt.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Briken Sanajt u organizua në një lokal në Lezhë, autori u ndihmua nga "INFORMATORI" në rrethin familjar, ishin bashkë në dasmë

Eleminimi i Sanajt u organizua në lokal! Autori u ndihmua nga 2 vrasës

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve në vrasjen e të riut poshtë pallatit ku po qëndronte. Shtetasit nga Kosova të shpallur në kërkim, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi dyshohen se janë vrasës me pagesë e kanë kryer "aksione" në Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin me targa të Kosovës para vrasjes së Sanajt, Valmir Kolës më 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. Shitja është bërë në një lokal në Shëngjin, gjë që është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Mjeti është kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në pikën kufitare të Morinës dhe më pas, makinës i janë mbivendosur targa të vjedhura.

Pasi është siguruar logjistika që do të përdorej natën e atentatit, lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasmë.

Pikërisht ky person, "informatori" po punon për kapjen e tij, ndërsa tashmë është identifikuar nga blutë. Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 orë viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do të parkohej automjeti dhe më pas armën e zjarrit e ka lënë në një zgavër të një peme aty pranë. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes, ka ikur drejt Malit të Zi dhe më pas dyshohet në Belgjikë. Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i tij Agustin Kola, i cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Edhe pse nuk ka gisht në kryerjen e krimit, mendohet se ai ka qenë nxitësi i ekzekutimit të Sanajt.

Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e Briken Sanaj/ Autori planifikoi çdo gjë brenda lokalit në Lezhë, fshehu armën pranë vilës

Eleminimi i Sanajt u organizua në lokal! Autori u ndihmua nga 2 vrasës
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

TIRANË-Organizimi i vrasjes së Briken Sanajt ka ndodhur në një lokal në Lezhë. Kështu bën të ditur 'Oranews' e cila ka zbuluar detaje nga vrasja e cila ndodhi më 30 tetor në zonën e "Kodrës së Diellit" në Tiranë.

Autori i ngjarjes, Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, dyshohet se është takuar me bashkëpunëtorët e tij në lokalin në Lezhë. Ai është siguruar që të mos pikaset nga kamerat e sigurisë ku ka fikur DVR e kamerave të sigurisë.

Sipas burimeve, një person i afërm i Kolës ka vizituar disa herë vilën në zonën e "Kodrës së Diellit", ku qëndronte Briken Sanaj. Besohet se dy persona nga Peja, i siguruan autorit makinën për vrasjen. Më pas autori ka shkuar për të studiuar terrenin duke përdorur taksi dhe mjet X5 gjatë këtyrë udhëtimeve para vrasjes.

Ai ka arritur të fshehë pranë vilës, në zgavrën e një peme edhe armën e krimit që do ta përdorte më pas për ekzekutimin. Besohet se ndjekja e viktimës është kryer nga dy persona që lëviznin me mjetin tip "Audi" me targa spanjolle, të cilët u vunë pas viktimës që në Lezhë. Mjeti me targa spanjolle i përket pikërisht një anëtari të familjes Kola.

Sipas policisë, Antoni i ka shitur automjetin Krasniqit më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, të dy e kanë future makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Si ndodhi krimi?

Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet