Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. • I pari që ka mbajtur fjalën ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit italian RAI 3 pas reportazhin investigues për Shqipërinë. • Bardhi tha se Kuvendi duhet të distancohet nga sjelljet e kryeministrit ndaj RAI 3. • Më tej ai tha se reportazhi investigues i televizionit italian nuk turpëron Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës. • Në replikën e saj, ministrja Elisa Spiropali tha se vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë, mjaftoi që televizioni italian të shpallet nga opozita si i shitur. • Në seancën e sotme janë zhvilluar diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit në mbarë vendin. • Ndërkohë debate ka pasur për reportazhin investigativ të Rai3 ka përplasur sërish ministren Elisa Spiropali kësaj here me deputeten Ina Zhupa. • Kjo e fundit tha se nga ai reportazh nuk janë baltosur shqiptarët, por janë zbuluar afera të qeverisë. • Spiropali replikoi duke thënë se opozita është bërë objekt talljeje nga personat që nuk e kuptojnë përse palët nuk bëhen bashkë as për interesin kombëtar. • Gjatë fjalës së saj në seancë, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Sorina Koti ka akuzuar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka privatizuar llixhat e Kolonjës dhe ka ndërtuar bujtina private. • Sipas deputetes demokrate pasuritë e zonës së Ersekës nuk po përdoren për qytetarët, por për qeveritarët. • Nuk mungoi edhe replika e deputetes Xhaçka, e cila tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”. • Një tjetër debat është zhvilluar në seancë, konkretish mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. • Debati ka nisur për listën e personave që mbajnë fjalën e tyre në foltoren e Kuvendit. Bardhi ka akuzuar Felajn se radhën e diskutantëve bën ajo si të dëshirojë, ndërsa i është drejtuar me fjalë "Gënjeshtare, gjobaxhie". • Felaj i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se do t'i heq të drejtën e fjalës dhe do ta nxjerr jashtë.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare, kësaj here mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Debati ka nisur për listën e personave që mbajnë fjalën e tyre në foltoren e Kuvendit. Bardhi ka akuzuar Felajn se radhën e diskutantëve bën ajo si të dëshirojë, ndërsa i është drejtuar me fjalë "Gënjeshtare, gjobaxhie". Felaj i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se do t'i heq të drejtën e fjalës dhe do ta nxjerr jashtë.
DEBATI:
Ermonela Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve. Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.
Bardhi pa mikrofon: Gënjeshtare
Ermonela Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova që nuk e di ku i ke deputetet dhe deputetet nuk dinë se ku janë.
Bardhi pa mikrofon: Gjobaxhie
Ermonela Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu
TIRANË- Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Korçë, Sorina Koti ka akuzuar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka privatizuar llixhat e Kolonjës dhe ka ndërtuar bujtina private. Sipas deputetes demokrate pasuritë e zonës së Ersekës nuk po përdoren për qytetarët, por për qeveritarët.
Nuk mungoi edhe replika e deputetes Xhaçka, e cila tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”.
REPLIKAT:
Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja e PS, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.
Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritare si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.
Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD-së, Ina Zhupa pas fjalës së kësaj të fundit në foltoren e Kuvendit.
Zhupa tha se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë të mos pranojnë kërkesën për një seancë diskutimi ne komision. Zhupa komentoi dokumentarin investigativ të RAI3, duke thënë se nuk janë baltosur shqiptarët, por janë zbuluar afera të qeverisë.
Spiropali replikoi duke i thënë se deputetja ka “zero besueshmëri” dhe se çdo gjë që thotë buron nga “dëshira e papërmbajtur për të rënë në sy”. Më tej shtoi se opozita është bërë objekt talljeje nga personat që nuk e kuptojnë përse palët nuk bëhen bashkë as për interesin kombëtar.
DEBATI ZHUPA-SPIROPALI:
Zhupa: Ky Kuvend ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ku çdo gjë bëni përveç Kushtetutës që nuk e njihni, Zonja Spiropali mori atributet e kryetares së komisionit të medias dhe vendosi veten si një kryetare mbi rregulloren dhe u dha urdhër deputetëve të tjerë që janë mësuar të nëpërkëmbur duke thënë se nuk do pranoni kërkesën për të bërë një seancë diskutimi për lirinë e medias në diskutim nga deputetja e opozitës. Për gjuhën që përdor Rama me mediat në vend që e ka shtrirë dhe në Itali tani.
Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne. Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera. Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne. Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.
Spiropali: Jeni rast për t’u studiuar. Flisni bukur, keni tekst të mirë, jeni korrekte. Madje 2-3 nga ju që pretendojnë se shkruajnë mirë nuk ua kalojnë. Por pavarësisht se i bëni të gjitha këto asnjë fjalë e juaja nuk mbetet, nuk shkon te njerëzit, se siç duket Ina ke 0 besueshmëri, e di pse, se nuk thua gjëra të vërteta e origjinale, çdo gjë që thua buron nga dëshira jote e papërmbajtur për të rënë në sy. Meqë më përmende, për përgjigjen që dhashë në Facebook, ishte një koment, jo për të marrë rolin e zonjës Açka, por për t’i vërtetuar publikut se për shkak të mllefit ndaj Edi Ramës harroni edhe dashurinë ndaj Shqipërisë, të cilën mesa duket nuk e keni pasur kurrë. Ndryshe nuk do angazhoheshit për t’i hedhur gurin e fundit Shqipërisë, nga Brukseli në Uashington. Jeni bërë objekt talljeje, prapa krahëve të atyre që nuk mund ta kuptojnë që se si të paktën për interesi kombëtar ne nuk bëhemi dot bashkë. Ndaj jeni aty ku jeni dhe s’do jeni kurrë këtu ku jemi ne.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, ka folur për taksimin e 29 mijë profesionistë të lirë. Bylybashi u shpreh se veprimi i qeverisë është një kurth, pasi atyre që kanë 140 milionë lekë fitim do të kishin taksën zero.
Bylykbashi: Në fakt me atë që diskutuam deri më tani, ka lidhje me rendin e ditës. 28 ose 29 mijë profesionistë të lirë që e kanë kuptuar qartë se çfarë keni bërë ju në kurriz të tyre. U ka ardhur tatimi që duhet të paguajnë. Njerëz që punojnë në profesionin e tyre, avokatë, farmacistë, dentistë, etj., po përballen me milionat që duhet të paguajnë në vit.
Me këtë proces ju i keni vënë në kurth ata. 28-29 mijë profesionistë të lirë, rreth 300 mijë persona që janë punësuar tek ata dhe familjet e tyre, sot përballen me atë situatë skandalozë. Ka një element kryesorë, pasiguria ekonomike. Praktikisht është një pabesi, sepse ju, kryeministri Rama, iu premtoi atyre që kanë 140 milion lekë të vjetra fitim, do ta kishin taksën 0. Sot ju i keni zënë gafil. Vijnë vërdallë se ç’të bëjnë. Ju taksoni turirin, ju taksoni ata që dinë të bëjnë një gjë ndryshe. Taksimin e trurit ju bëni një mekanizëm që të heshtin ata që dinë.
Pas fjalës së Bylykbashit, ka reaguar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili tha se taksimi i profesionistëve të lirë vendos më tepër drejtësi dhe ndershmëri në sistem. Sipas Metes, ligji është punuar me FMN, me ekspertë dhe me praktikat OECD, që sjell standarde ndërkombëtarë në sistemin tatimor.
Mete: Taksimi i profesionistëve vendos më tepër drejtësi dhe ndershmëri në sistem. Është taksim nga të ardhurat e punësimit. Vetëdeklarimi i kësaj kategorime prej 29 mijë të punësuarish vjet kanë qenë të ardhura 850 milionë euro. Nuk mundet në sistemin që jetojmë qoftë për aspekt të drejtësisë së sistemit dhe kontributit në shoqëri që jetojmë që të kemi fitime të tilla të taksuara me zero. Trajtimi i tyre ligjor është më i favorshëm së të punësuarit. Kemi këtë kategori që përpara këtij ligji të mbetën me 0 % tatim. Ligji është punuar me FMN, me ekspertë të mirë, praktikat OECD dhe sjell standarde ndërkombëtarë në sistemin tonë tatimor. Ju lejohet 30% zbritje nga të ardhurat.
Në shifrat e vetëdeklaruara prej tyre, ky grup do të thotë që shpenzimet e zbritura janë 40%. Nuk është tatim përfundimtar, por parapagim, mund të shkojnë ta korrigjojnë në bazë të deklarimit që kanë bërë dhe do të kalibrohen në fund të vitit. Pasur parasysh këto shifra, ne duhet të shmangim abuzimet që lëvizin nga të vetëpunësuar dhe faturojnë ish-punëdhësit të tyre, ky sistem vendos drejtësi dhe vendos më tepër ndershmëri.
TIRANË- Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka replikuar me deputetët e opozitës në seancën plenare, lidhur me Reformën në drejtësi dhe SPAK-un. Majko iu drejtua opozitës, duke i pyetur nëse "do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion."
Sipas tij, ajo që opozita po bën sot duke goditur SPAK është një lëvizje anti sistem. Majko tha gjithashtu se sot në burgjet e vendit janë më shumë anëtarë të PS, ama deputetët socialistë nuk kanë zgjedhur të godasin SPAK apo reformën në drejtësi.
Majko: Unë e përsëris, do qëndroni brenda sistemit, do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion? Duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ajo ishte një lëvizje anti sistem, Kjo që po bëni sot me drejtësinë është sërish e tillë. Të gjithë lëvizjet anti sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi, Pikët i keni humbur çdo ditë ndaj një publiku që nuk do të shohë aventurierë në krye të shtetit, dinë vetëm se duan t’i hypin kalit të pushtetit nesër që të bëjnë atë që kanë bërë. Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj, Asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK, reformën në drejtësi. Sepse ne respektojmë sistemin legal në vend, e kemi bërë dhe në opozitë, por ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit. Aty nuk keni të ardhme.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës në Parlament ka komentuar vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë. Sipas saj, ky vendim mjaftoi që televizioni italian të shpallet nga opozita si i shitur.
“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rain ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë departamentin amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-n 70 mileon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht.
Këtu zë fill marrëzia e atyre që kanë humbur fillin sipas drejtorisë së përgjithshme të kanalizimeve të zeza mediatike që edhe Rai qenka shitur. Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët por pa hedhur asnjë gram baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur”, tha ajo.

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari që ka mbajtur fjalën ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit italian RAI 3 pas reportazhin investigues për Shqipërinë.
Bardhi tha se Kuvendi duhet të distancohet nga sjelljet e kryeministrit ndaj RAI 3. Më tej ai tha se reportazhi investigues i televizionit italian nuk turpëron Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat e qeverisë së Ramës.
FJALA E PLOTË E BARDHIT NË KUVEND:
Ky Kuvend sot, edhe në emër të qytetarëve që përfaqësojmë në këtë sallë, duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane Rai 3, por mbi të gjitha duhet të distancohen nga modeli qeverisës që ka ndërtuar Edi Rama, model që turpëron Shqipërinë.
Ish-këshilltari i Edi Ramës, ish-magjistrati i njohur italian Mandoi, na ripohoi atë që kemi thënë si opozitë çdo ditë, që anëtarët e mafias shqiptare, të krimit të organizuar apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi perfekte për të kushtëzuar veprimet e qeverisë.
E vërteta nuk turpëron Shqipërinë të nderuar kolegë, por sigurisht turpëron Edi Ramën, prandaj është fshehur ka një muaj.
Të thuash të vërtetat lidhur me Edi Ramës, nuk ka aspak të bëjë me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të shumtë të Edi Ramës, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare, që shkëlqejnë në çdo sektor në Itali dhe çdo vend të botës.
-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që të dënuarit për trafik droge në Itali, i bëri deputetë, kryetar bashkie dhe drejtues të lartë në administratën publike?
-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Ministrin e Brendshëm e ka të dënuar për shpërdorim detyre se në vend që të luftonte, mbështeti familjarët e tij të përfshirë në trafik droge?
-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku Prokuroria e Posaçme pohon se nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit gjatë aksioneve kundër krimit të organizuar, sepse i rezulton që drejtues të lartë të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar?
-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Kryeministri i vendit sipas medias shtetërore belge përmendet në dosjen e trafikantëve ndërkombëtar të drogës që po hetohen në Bruksel si pjesë e përgjimeve SKY EÇ?
-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet që përdorin krerët e organizatës së ndërtimit të laboratorit të Xibrakës, i pari laborator kokaine në vend dhe më i madhi në Ballkan?
Përgjigjen e ka dhënë me guxim, profesionalizëm dhe fakte investigimi i televizionit shtetëror italian ‘Rai 3’. Ky investigim në asnjë rast nuk sulmon Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat lidhur me Qeverinë e Edi Ramës, që ka treguar në këto 11 vjet se ka fuqizuar krimin e organizuar dhe dobësuar qytetarin e ndershëm.
Nicola Gratteri, prokuror i Antimafias në Napoli na konfirmoi se: Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine.
Prandaj dhe shqetësimi kryesor i qytetarëve është rikthimi i qeverisjes në shërbimin e tyre. Edi Rama mund ti fshihet Kuvendit, por kërkesës së qytetarëve që qeverisja të jetë në shërbim të tyre, nuk i fshihet dot për gjatë.