LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë për anëtarësimin! Macron: Vuçiç të mbajë përgjegjësi

•Vizita e sotme e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Tiranë u shoqërua me takime dhe konferenca për shtyp. •Sot Macron takoi presidentin Begaj, e më pas kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat. •Rama nuk e ka fshehur kënaqësinë e vizitës në Shqipëri të Presidentit të Francës Emmanuel Macron. •Ai tha se kjo është një vizitë shekullore me domethënie të rëndësishme. •Rama shprehu angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë referenca europiane në Ballkan. •Kreu i Qeverisë tha se në interes të vendit tonë nuk është një datë, madje as të jemi të privilegjuar ndaj vendeve të tjera, por të ndryshohet katërcipërisht historia e vendit tonë. •Nga ana tjetër, presidenti francez ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, ku në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. •Macron tha se kanë pezulluar vizat për Kosovën, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog. •Për Serbinë, Macron u tregua i prerë duke kërkuar që të dënojë sulmin në veri të Kosovës.•Po ashtu, Macron kërkoi nga autoritetet serbe dhe kosovare, riorganizim të zgjedhjeve në komuna, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe njohen e asociacionit nga autoritetet kosovare. •Macron nga Tirana deklaroi se vendet e zhvilluara demokratike rrezikohen nga sulmet terroriste, siç ishte ai i djeshmi në Bruksel. •Në krah të Ramës, Macron tha se shtetet kanë rritur vigjilencën, po ashtu edhe Franca, ndërsa shtoi se nuk mund të evitohen rreziqet.

18 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vila e Hoxhës rezidencë artistësh, Rama delegacionit francez: Me filozofinë e pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim dhe të merrnim peng Macron

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua ceremonia në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila do të kthehet në një rezidencë artistësh. Kryeministri Edi Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë.

“Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve, pastaj të merrnim peng presidentin e Republikës.”, tha kryeministri.

Vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

2 VITE ME PARE

Macron: Kosova nuk mbajti fjalën, ne pezulluam vizat

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është Vuçiç duhet të dëojë  aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit. Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë. 

"Pres që Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është  pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën,” u shpreh Macron.

2 VITE ME PARE

"Gjatë drekës dje, Kurti dhe Brnabiç…"/ Konflikti në Veri, Rama: Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë, ku ka thënë se palët nuk duhet të fokusohen se çfarë po fitojnë por çfarë do të humbasin. Më tej ai ka thënë se Kosova ka rënë në kurthin të cilin sipas tij  e ka krijuar vetë.

Dje kemi pasur një bisedë të hapur informale me gjithë liderat, përfshirë edhe Kurtin dhe Brnabic. Mark Rutte iu drejtua të dyve dhe iu tha “mos harroni kurrë që një kompromis më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk do të humbasësh.

Nëse nuk e bëjmë me sytë tanë në Tiranë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e kudo qoftë, është shumë më e madhe se sa llogaria e atyre që duam të fitojmë duke i marrë si të mirëqena këto që kemi. Për mua shqiptarët në rajon janë në ditën e tyre më të mirë në histori.

Shqipëria nuk diskutohet, ata të Maqedonisë vinin këtu dhe flisnin për dimensionin e flamurit që të vihej në ballkonin e shtëpive Ligji i atëhershëm detyronte që flamuri i Shqipërisë duhet të ishte më i vogël se ai maqedonas. Sot ai flamur është përkrahë me të gjithë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do ishte dramatike të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë një plan, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Më rrëqethet mishi kur mendoj se mund të ketë ndalesë në liberalizimin e vizave. Por duhet ta kërkojmë te vetmja, jo te presidenti i Francës, ta bëjë Kosova pjesën e vetë. Pastaj t’ia lërë Serbinë BE-së. Nuk bëhemi pjesë e politikave që nuk janë pjesë e faktorit të ditës. Çdo shfaqje jo-europiane, nuk ka lidhje me ne.”, u shpreh Rama.

2 VITE ME PARE

"Në cilën shtëpi ndodh kjo?"/ Rama për Këshillin Evropian: Më duket si familje ku të gjithë kanë peshën e vendimarrjes njësoj

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika edhe për procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Evropës. Sipas tij, Shqipërisë ose vendeve më të vogla nuk i duhet të ketë të njëjtën peshë vendimmarrje me fuqitë e mëdha.

‘Nuk të bën të bashkuar me Evropën fakti që ke apo s’ke të drejtën e votës në Këshillin Evropian. Mua Këshilli Evropian sot më duket si familje kur gjyshit, fëmijët etj të gjithë kanë njëlloj të drejtë në vendimmarrje. Po në cilën shtëpi ndodh kjo? E gjithë pjesa e urtë e shtëpisë dhe me eksperiencë duan të marrin një vendim çohet stërnipi thotë jo. Ky është problem, që do e zgjidhin këta jo ne, se kjo është e mira kur je Shqipëri që se ke barrën të marrësh vendimin për gjërat e rënda. Ne s’duam atë, ne duam vendin tonë aq sa na takon në një familje të bashkuar. Ku si merr koka erë stërnipit shqiptar që të thotë e mori Skënderbeu Evropën.’- tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Vuçiç duhet të jetë përgjegjës'/ 3 propozimet e Macron për tensionet në Veri: Zgjedhje, pjesëmarrje të serbëve dhe Asosacion

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë tre propozimet e tij për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës pas  sulmit të 24 shtatorit. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai u shpreh se Vuçiç duhet ta dënojë sulmin, ndërsa propozoi se për uljen e tensioneve duhet riorganizim i zgjedhjeve me pjesëmarrjen e serbëve dhe njohja e Asosacionit.  Ai bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.

"Sikurse e dini ne i ndjekim tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiç të dënojë sulmet në veri. Ajo që presim është riorganizimi i zgjedhjeve, pjesmarrjen e serbëve dhe njohjen e asosacionit. Pres që Vuçiç të jetë i hapur, pres të tjera nga presidenti kryeministri kosovar. Vizat janë pezulluar, fjala nuk po mbahen pres që të mbahet në javët e ardhshme", tha ai. 

2 VITE ME PARE

Shqipëria, 'korsi preferenciale' për të arritur në BE? Rama: Nuk na intereson një datë, do mbetej takim i parealizuar

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarët, se nëse Shqipëria ka kërkuar një 'korsi preferenciale' për të shkuar drej rrugës së BE. Rama u shpreh se në interes të vendit tonë nuk është një datë, madje as të jemi të privilegjuar karshi vendeve të tjera, por të ndryshohet katërcipërisht historia e vendit tonë. Shenjat e këtij ndryshimi, Rama thotë se po evidentohen në marrëveshjet që po nënshkruhen, të cilat deri më dje nuk e kishe luksin t’i imagjinoje nëse nuk do ishe pjesë e unionit.

Sigurisht që do duhet pak kohë që mesazhi shumë i qartë o presidenti mbrëmë dhe sot, i cili është risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë të mësuar ta shohin këtë proces vetëm në rrugën tradicionale. Pyetja juaj është shprehje e këtij të mësuari, të të gjithëve ne prej shumë vitesh, me idenë se ky proces është një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga burokracia e Brukselit që përfundon me anëtarësimin. Ndërkohë që, çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplementarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve u jepen më shumë hapësira ku bashkimi i Evropës të bëhet praktik e i prekshëm në të dyja palët. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut, te Rilindasit, te njerëzit që në shekuj e kanë dashur Evropën si tyren, edhe kur s’ekzistonte BE. Uroj që ky koncept të kthehet në mekanizëm që na mundëson që ajo çka dje në samit nisi si rrugë paralele zhvillimi të zgjerohet.

 Plani i ri i rritjes është guri i parë. Për herë të parë do të përfitojnë më shumë financime dhe do të përfitojnë akses në tregun e përbashkët ekonomik. Shqipërisë s’i intereson një datë, e para se do të mbetej një takim i parealizuar. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur vendet e BE, ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë dhe për ta bërë të pakthyeshme evropianizimin e Ballkanit që t’u shpëtojë tundimeve të të tjerëve. Bashkimi i Evropës duhet të ndodhë.’- tha Rama.

2 VITE ME PARE

Macron: Do të investojmë në shkollën e profesioneve dixhitale dhe të hotelerisë

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
emmanuel macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca do të angazhohet që të rinjtë shqiptarë të formohen me zanatet e hotelerise dhe në zanatet digjitale. Macron shprehu mbështetjen e tij për ambiciet e Shqipërisë në fushën e turizmit. 

"Të hapim terrene të reja atje ku s’kemi qenë. Ka pasur një delegacion dhe janë nënshkruar marrëveshje në fushën energjive të rinovueshme, është një hap përpara në infrastrukturë, në sektorin e ujit, në inovacion, shpresoj që të jemi në krahun tuaj në ambicien tuja për turizmin. Shpresoj të kemi mundësi, që ju vetëm jo të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoheni. Franca do angazhohet që të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë, prandaj do hapim shkollën për zanatet digjitale." tha Macron. 

2 VITE ME PARE

A do shkojë në Izrael? Macron: Marrja e pengjeve nga Hamasi është e tmerrshme dhe e neveritshme

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Macron

TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se qeveria e tij është e angazhuar dhe po punon për lirimin e pengjeve, qytetarë francezë, nga grupi terrorist i Hamasit. Macron tha se e kishte të pamundur që të tregonte detaje, për shkak se rrezikoheshin bisedimet.

E kam parë këtë video dhe dua t’i them familjes së Jashemit, mbështetjen tonë. Dua t’ua them të gjitha familjeve që janë marrë peng familjarët. Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për lirimin e pengjeve. Kemi kontakte me shumë fuqi, miq të ndërmjetëm me Hamasin, për të arritur çlirimin e pengjeve. Por marrja peng e civilëve është e papranueshme. Duhet të tregohem i kujdesshëm dhe nuk dua të them tepër, që mos të kemi pritshmëri shumë dhe të prishen negociatat. Dua t’i them familjes së Hashemit dhe familjet e tjera që po bëjmë të mundur çdo gjë. Kam shprehur solidaritetin për Izraelin. Shpreha gjithë mbështetjen që Izraeli të mbrohet. Do të shkojë në këtë rajon kur të vlerësojë se do të kemi një anxhendë për të vijuar atje. Do të vazhdojë konsultimet. Do të shkojë atje kur të kemi një marrëveshje konkrete, qoftë për mosshkallëzim, qoftë për çështje humanitare. Siguria e Izraelit, lufta kundër grupeve terroriste, procesi i paqes, zgjidhja politike janë të pandashme, Këtë axhendë duam të synojmë. Kjo tregon se ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe çështje sigurie, kanë arritur faktin se është çështje politike. S’mund ta zgjidhim pa angazhuar një proces paqeje, mbi këtë bazë do të duhet të jetë dhe në rajon. Mbi bazën e kësaj do të vendos. Mbështes vendimin e Izraelit për të vijuar sulmin ndaj terroristëve, kjo duhet të artikulohet. Është nderi dhe detyra e një demokracia. Kjo duhet të jetë e përputhshme me respektimin e të drejtës humanitare.”, tha Macron.

 

2 VITE ME PARE

Macron në Tiranë: Jam i bindur se Shqipëria është ankoruar në Europë, ka vullnet në plotësimin e reformave

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
emmanuel macron

TIRANË-Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez u shpreh i bindur se shumë shpejt Shqipëria do jetë pjesë e familjes europiane.

Ai tha se vendi ynë ka vullnet dhe ambicie në plotësimin e refomave në rrugën drejt BE. Macron gjithashtu tha se nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. 

"Në luftën kundër krimit e trafikut, ju falënderoj që keni qenë efikasë në këtë fushë, gjë që na ka bërë të nënshkruajmë një marrëveshje dhe ta vëmë në zbatim. Unë jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Europë. Të jem këtu me ju sot është të dëshmoj një moment historik të kontinentit tonë. Konferenca ndërqeveritare shënoi rrugën drejt BE. Jeni një popull që e do Europën. Jemi në një moment ku duhet tju japim sensibilitet historik. Synojmë një bashkim mes të ngjashmish, ku të flasim për çështje të përbashkëta. Nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. Nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, është mirë për ju, është mirë për ne. Ju keni vullnetin për ta mbartur këtë ambicie. Këtu vë re në dashuri për dinjitetin njerëzor, këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është t’ju shoqërojmë me respekt. Shpresojmë të gjejmë rrugën e ribashkimit, përndryshe do të jetë rreziku që këto procese pafund të dekurajojnë vendet. Nuk është ajo që dua unë. Kam qenë gjithnjë i sinqertë. Kjo është jeta e popujve, ne jetojmë në kohë pasionesh. Dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e emancipimit, në rrugën e pavarësisë ushtarake e teknologjike. Jam i bindur që epoka që po hapet është ribashkimi i Europës sonë. Ju falënderoj për atë që ndjej këtu, për forcën e ëndrrës europiane." tha Macron. 

2 VITE ME PARE

"Po riparojmë gabimin e bërë që nga 1912"/ Macron: Ishte momenti i duhur për këtë vizitë

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
emmanuel macron

TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron në konferencën e tij për mediat tha se vizita e tij në Shqipëri është kryer në momentin e duhur.

Ai tha se e sheh si riparim të gabimit që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk ka ardhur në Shqipëri. Presidenti u shpreh i lumtur për dekoratën që i kishte dhënë Ismail Kadaresë dhe shprehu dëshirën për vijimin e mësimit të gjuhës franceze në vendin tonë. 

"Unë mund t’ua them që jam i  lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdes diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që gjendjen krah jush në një moment kaq delikat në Evropë. Me luftën në Ukrainë, me terrorizmin në vendin tonë, luftën në Kaukaz sepse u përmenda sulmin e djeshëm në Buksel. Të qenurit krah jush është një formë riangazhimi i Francës prej jush dhe në Rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu... dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston në marrëdhëniet tona. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të vijojmë të sjellim gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë."- tha Macron.

2 VITE ME PARE

Rama për kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm: Franca është treguar e duruar me ne

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
edi rama dhe emmanuel macron

TIRANË- Pas nëshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Rama gjatë fjalës së tij tha se marrëveshja e nënshkruar sot është gur themeli për një rrugë të gjerë bashkëpunimi. Kryeministri falenderoi Macronin pasi sipas tij, qeveria franceze është treguar e durueshme, në procesin e vështirë kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm.

“Jam i lumtur se presidenti mbrëmë e tha shumë qartë; zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Për këtë unë jam shumë shpresëplotë, se presidenti do të udhëheq një proces ribashkimi, për të ndërtuar dy binarë të një treni, ku nga një anë BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar së brendshmi dhe se marrëdhëniet do të kenë impakt në jetën shoqërore. Janë 101 vite marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë. Marrëveshja që kemi nënshkruar, është gurë themeli që do të ndërtojmë, një rrugë e gjerë bashkëpunimi. Nuk dua të marr kohën tuaj president, pasi fakti historik i kësaj dite është prania e tij, jo e imja, duke shtjelluar se sa shumë e dëshirojmë Europa dhe Europa është e lidhur me emrin e Francës. Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Edhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të ngelur të 2023-shit. Prania e turistëve, është kohë e besueshme se baza e lidhjes po fuqizohet ditë përditë nga njerëzit. Deri para ca vitesh, Shqipëria bënte lajm në Europë dhe Francë për arsye të gabuara. Sot është një lajm për arsye më të mira.
Për këtë dua ta falënderoj zemërgjerësisht presidentin. Qeverinë franceze, që janë treguar të durueshëm, në procesin e vështirë që kemi sëbrendshmi, kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm. Kanë qenë të gatshëm që të bashkëpunojnë për emigracionin dhe sigurinë. Kjo është kthyer dhe në një model edhe për të tjerët. Edhe kur kemi qenë sëbashku, ky model, ka shërbyer për të treguar se s’mund të thelohet dhe bëhet rezultative lufta kundër emigracionit. Kjo ka kërkuar durim, por është bërë nën një presion të brendshëm politik dhe mediatik. Sot jemi në një tjetër nivel, Mund të flasim për lajme të mira. Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve sipërmarrës.”, tha Rama.

2 VITE ME PARE

Marrëdhënia ekonomike Shqipëri-Francë, krahasimi i Ramës: Më parë vlente sa një këpucë e Mbappe, do luftojmë për të dytën

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe tek marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Francës. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Macron, Rama u shpreh se Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. Sipas tij, kur krahasohet sesi ishte kjo marrëdhënie vite më parë, kishte vlerë sa një këpucë e Mbappe, ndaj ai shtoi se do të luftojmë për këmbën e dytë të Mbappe.

“Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. 111 janë shumë pak dhe nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe, por janë shumë krahasuar  me disa vite më parë, kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe, do të luftojmë së bashku për këmbën e dytë  të Mbappe” tha Rama.

2 VITE ME PARE

“Autokracitë po marrin anvantazh”/ Procesi i integrimit, Rama: BE të mos bjerë në ‘kurth’, t’i japë Ballkanit mundësi

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Macron dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi, kanë zhvilluar një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se autokracinë po fitojnë avantazh në raport me demokracitë dhe kjo shtoi ai nuk është pozitive. Rama u shpreh se BE nuk duhet të bjerë në ‘kurth’, por t’i japë mundësi Ballkanit Perëndimor, duke u bazuar në meritën e vendit.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Fjala i lumtur , e vërteta është që sa herë gjendet në një situatë si kjo kur duhet shrpehur kënaqësia për një mik të çmuar evitoj, fjalën i lumtur që sugjeron Ministria e Jashtme në fjalimet dhe mia dhe them i kënaqur. Sot dua ta them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krha të presidentit e republikës së Francës, jo në Paris, apo Bruksel, por në Tiranë. Jam shumë i lumtur që pas një pritje të paktën shekullore një Shqëipëri vjen për një vizitë bilaterake shefi i shteti francez. Kjo vizitë është shumë më tepër se sa formnale. Është një viziztë miqësore, angazhimi për të thelluar një marrëdhënie mes Frqncës dhe Shqipërisë që po të shohim të dhënat, kanë njohur një zhvillim në vitet e fundit, si rezultat i riangazhimit të Francës në rajon, përmes angazhimit të drejpërdrejt të Presidentit. Në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për  BE Ballkan-Perëndimor. Një marrëdhënie që duhet tu japë vendeve të Ballkanit mundësinë e Bashkimit me Europën pa rënë në kurthin e traditë së procesit të integrimit që në këndvështrimin tim , duhet të vazhdojë bazuar në meritën e vendit, por nuk duhet të bëhet ankth dhe pasiguri.

Këto vijnë si rezultat i vështirësisë së brendshme të BE për tu zgjerura në rrugën tradicionale. Autokracitë po marrin avantazh në raporte me demokracitë si rezultat për të marrë vendimarrje stategjike dhe për t’i marrë shpejt. Mbrëmë presidenit e tha qartë që zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës.

 

 

2 VITE ME PARE

Macron takohet me Ramën, nënshkruhen marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
edi rama dhe emmanuel macron

TIRANË - Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Emmanuel Macron, ka takuar kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Rama dhe presidenti francez Macron nisën nënshkrimin e disa marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në ambientet e Kryeministrisë, Emmanuel Macron së bashku me Ramën, si edhe në praninë e ministrave dhe zyrtarëve nga kabinetet e të dy qeverive, kanë nisur firmosjen e disa marrëveshjeve mes dy vendeve.

Macron mbërriti pasditen e djeshme në kryeqytet, por ai humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, edhe pse e kishte konfirmuar pjesmarrjen. Shkak i shtyrjes së vizitës së tij u bë një sulm terrorist në Francë që mbeti i vrarë një mësues për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

2 VITE ME PARE

Konferenca me Macron, Rama flet frengjisht: Sot jam shumë i lumtur! Kjo është një vizitë miqësore

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Edi Rama

TIRANË- 'Jam shumë i lumtur'- kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për vizitën e presidentit të Francës Emmanuel Macron. Në konferencën e përbashkët, Rama e cilësoi vizitën e tij më shumë se formale teksa shtoi se Franca ka rritur angazhimin e saj në rajon.

PJESË NGA DEKLARATA:

E nis me një fjali në frëngjisht, për t’u kërkuar delegacionin tuaj se do më duheshin 3 ditë për të zgjedhur konfliktet ballkanike, sepse më është dëmtuar nga anglishtja.

Jam besimplotë se me gjithë këtë shtysë që na kanë dhënë sot për të patur kontakte shumë më të ngushta mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e bukur se sot.

Në protokollin diplomatik, fjala i lumtur përdoret shpesh. E vërteta është se saherë unë gjendem në një situatë si kjo kur duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar e evitoj fjalën i lumtur që sugjeron ministria e jashtme dhe them i kënaqur. Por sot dëshiroj ta them se jam i lumtur, shumë i lumtur që jam në krah te presidentit të Francë, jo në Paris, jo në një qytet të Evropës por në Tiranë. Kj vizitë është angazhim për t’u thelluar më tej marrëdhënia mes Francës dhe Shqipërisë që ka njohur një zhvillim i papritur por edhe i shumë pritur si rezultat i një riangazhimi të Francës në Rajon'

2 VITE ME PARE

Zbardhet takimi Begaj-Macron: Aktet terroriste në Kosovë janë të papranueshme

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Macron dhe Begaj

TIRANË - Presidenti Bajram Begaj priti sot Presidentin e Francës Emmanuel Macron, si dhe delegacioni që e shoqëron.

Kjo vizitë është një histori historike në mes të dy gjuhëve, pasi është vizita e parë zyrtare e një Presidente të Francës në Shqipëri. Përgjatë takimit kokë më kokë, Begaj nënvizoi se kjo vizitë intereson qendrën e përbashkët për paketën e dytë, si dhe në adresën e paqes, sociale, dhe të gjithë të rajonit të Perëndimor.

Pjesë e bisedimeve me Macron ishin edhe integrimi evropian i Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. Begaj shprehu mirënjohjen, për fillimin e saj Franca dhe Macron i kanë bërë procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe gjuhës së tjera të Ballkanit Perëndimor rajonit të procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e një viti më parë nga Presidenti Macron, për lançimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe të gjuhës kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë shumë në projektet e BE-së. së, fusha e shkëmbimeve dhe studentore.

Begaj falenderoi gjithashtu Presidentin Macron, për kontributin në lidhjet e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Përcaktimi i planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e shpenzimeve të mëtejshme të dialogut, por edhe të nevojave të akuzave dhe të çkurajimit të akteve të dhunës. dhe të provokimeve në komunat e Veriut të Kosovës. “Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit të mbarë kontinentit evropian.”

Begaj vlerësoi se pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit në mes të dy gjuhëve dhe Francës kanë hyrë në një Shqipëri të re shumë dinamike.

Begaju kënaqsinë e tij se përtej dallimeve të konsoliduara kulturore dy gjuhësore, interesi i madh i kompanive franceze, piktura në fushën e lojës së rinovueshme, por jo vetëm, po i mesëm në një tjetër, më të lartë.  “Jam besimplotë që projektet e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, do të ndiqen edhe nga projektet e tjera të mëdha nga investitorët francezë ”, – tha në një mesazh të shkruar për mediat Begaj.

2 VITE ME PARE

Vizita zyrtare në Tiranë, pas takimit me Begajn, Macron shkon takon Ramën në Kryeministri

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Rama dhe Macron

TIRANË-Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në kryeministri ku është pritur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Macron ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë nën masa të shumta sigurie dhe po tashmë po zhvillon në takim me Ramën. Pak më parë presidenti francez u prit me ceremoni nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj me të cilin zhvilloi dhe një takim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Macron mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Vizita në Tiranë/ Rama: S'na intereson një datë
Macron dhe Begaj

TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga homologu shqiptar Bajram Begaj. Kreu i shtetit francez erdhi të hënën pasdite në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Pas takimit me Begajn, Macron do të mbajë një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

emmanuel macron macron ne tirane

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci