“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Fresk në Tiranës. •Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por sherri ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. • Një nga vëllezërit Vehap Cami ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi vëllanë e tij, Lulzim Cami. • Pasi ka vrarë vëllanë ai ka vrarë dhe veten me të njejtën armë zjarri. • Dy vëllezërit janë Lulzim Cami, 68 vjeç dhe Vehao Cami, 63 vjeç. • Shkak për ngjarjen e rëndë mëngjesin e sotëm dyshohet se janë bërë disa prona që dy vëllezërit kanë në Bulqizë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Fresk. Mësohet se shkaku për vrasjen ka qenë disa prona që dy vëllezërit kishin në Bulqizë.
Vehap Cami ka shkuar fillimisht në banesën që Lulzim Cami rrinte me qira në këtë zonë dhe pas sherrin, ai ka nxjerr armën që e ka vrarë. Më pas me të njëjtën armë ka vrarë veten.
TIRANË- Policia ka reaguar për krimin në familje mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se 63-vjeçari Vehap Cami ka vrarë vëllanë e tij Lulzim Camin, 68 vjeç. Më pas 63-vjeçari ka vrarë veten, me të njejtën armë zjarri. Shkaku i konfliktit të tyre ende nuk dihet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
TIRANË- Identitetet e dy vëllezërve që mbetën të vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Freskur në Tiranë janë zbuluar. Mësohet se të vdekur kanë mbetur Lulzim dhe Vehap Cami. Të dy vëllezërit janë të moshës rreth 60 vjeç.
Fillimisht dy vëllezërit janë zënë me njëri-tjetrin. Por më pas sherri ka agravuar dhe një prej tyre ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi vëllanë. Më pas po me të njëjtën armë ka vrarë dhe veten.
TIRANË- Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se krimi ka ndodhur në familje, ku vëllai ka vrarë me armë zjarrin të vëllanë.
Por më pas ai ka vrarë dhe veten e tij. Shkaku i ngjarjes së rëndë ende nuk dihet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.
TIRANË- Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që nuk dihen ende detaje shtesë.
Dyshohet se nga të shtënat me armë, kanë mbetur të vrarë dy persona. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po bën të mundur zbardhjen e ngjarjes.