LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg drogë me destinacion Shqipërinë në Portin e Pireut, kush janë shqiptarët e arrestuar?

• Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin e Pireut. • Mësohet se sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës. • Për këtë rast janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë.• Mësohet se të arrestuarit janë Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç. • Bëhet me dije se Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij. • Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe. • Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. • Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi.• Nga fotot dhe videoja e publikuar vërehet se mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e Spartës.• Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove. • Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka dedikuar një artikull kapjes së disa kilogramëve kokainë në Greqi sot në orët e para të mëngjesit, operacion ky që çoi në arrestimin e 2 shqiptarëve dhe dy grekëve. • Në artikullin e "Reuters" shkruhet se arrestimet erdhën pas një hetimi një mujor të nisur nga autoritetet greke të zbatimit të drogës dhe kontrabandës në bashkëpunim me Administratën Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA).

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Biznesmeni shqiptar, rol kryesor në grup", Reuters: Greqia çmonton bandat e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg
Droga

GREQIA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka dedikuar një artikull kapjes së disa kilogramëve kokainë në Greqi sot në orët e para të mëngjesit, operacion ky që çoi në arrestimin e 2 shqiptarëve dhe dy grekëve. Në artikullin e "Reuters" shkruhet se arrestimet erdhën pas një hetimi një mujor të nisur nga autoritetet greke të zbatimit të drogës dhe kontrabandës në bashkëpunim me Administratën Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA). 

Po ashtu artikulli shton se në bazë të provave, autoritetet vlerësojnë se grupi kriminal synonte një fitim të paligjshëm mbi 5 milionë euro dhe se droga po transferohej nga Amerika Latine në vendet evropiane dhe në Turqi. Sipas artikullit, Greqia përdorej edhe si pikë tranziti edhe si destinacion për dërgesat.

Gjithashtu në artikull shkruhet se një nga shqiptarët, Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, u akuzua për një rol kryesor në grup. "Reuters" shkruan se 48-vjeçari ishte akuzuar më parë për operimin e një laboratori në Greqi që prodhonte pilula Captagon, një përzierje amfetaminash e njohur edhe si "kokaina e të varfërit". 

Artikulli i plotë i Reuters:

Autoritetet greke kanë çmontuar një grup ndërkombëtar kriminal që trafikonte kokainë në kontejnerë transporti nga Amerika Latine në Evropë, tha policia të enjten. Dy shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan pas një hetimi një mujor të nisur nga autoritetet greke të zbatimit të drogës dhe kontrabandës në bashkëpunim me Administratën Amerikane të Ndjekjes së Drogës (DEA). Dhjetra qese plastike me më shumë se 210 kg kokainë u gjetën dhe u konfiskuan në kontejnerë me karkaleca deti në portin e Pireut, thanë zyrtarët e policisë.

Më shumë se 130,000 euro (141,000 dollarë), një armë gjahu, plumba, telefona celularë dhe dokumente që i referohen sasive të drogës dhe fitimeve të pritshme u konfiskuan gjithashtu midis provave të tjera gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe automjetet e të dyshuarve, tha policia në një deklaratë. Në bazë të provave, autoritetet vlerësojnë se grupi kriminal synonte një fitim të paligjshëm mbi 5 milionë euro. Droga po transferohej nga Amerika Latine në vendet evropiane dhe në Turqi, thanë zyrtarët e policisë. Greqia përdorej edhe si pikë tranziti edhe si destinacion për dërgesat.

Një nga shqiptarët u akuzua për një rol kryesor në grup. Policia tha se 48-vjeçari ishte akuzuar më parë për operimin e një laboratori në Greqi që prodhonte pilula Captagon, një përzierje amfetaminash e njohur edhe si "kokaina e të varfërit". Më shumë se 634,000 pilula ishin konfiskuar në atë kohë.

Një nga shtetasit grekë ishte arrestuar më parë në Kosta Rika me një urdhër të vitit 2012 të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte dënuar për përfshirjen e tij në kontrabandën e armëve në Evropë për rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) tashmë të çmobilizuara.

2 VITE ME PARE

“Koka” e trafikut të kokainës në Greqi dhe Amerikën Latine, 320 kg drogë në Pire, ja roli i biznesmenit shqiptar në organizatën kriminale

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg
Droga

GREQIA- Kanë dalë të tjera detaje lidhur me operacionin e policisë greke ku u kapën 320 kg kokainë dhe u arrestuan 4 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Mësohet se operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi shumë mujor në bashkëpunim me Zyrën DEA të Ambasadës Amerikane në Athinë lidhur me një organizatë kriminale, me natyrë transnacionale, aktive në trafikimin nga Amerika Latine të sasive të konsiderueshme të kokainës me destinacion vendet europiane por edhe Turqinë.

Veç kësaj, bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.

Nga ana tjetër, Marsel Stafaj, si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Mërkurit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj ndërsa Ioannis Biglakis ishte ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Jasona Mërkuri u kap sot në Pire me 180 pako me kokainë. Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestrua 1 pistoletë e kalibrit 9 mm dhe një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e vogël kannabis, 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Janë sekuestruar 131 mijë e 675 euro dhe 30 paund britanikë, 2 motorrë, 17 celularë, 1 USB, 3 GPS shënime të ndryshme dore.

2 VITE ME PARE

FOTO+VIDEO/ Kafka dhe logoja e Spartës, vlera i kalonte 5 mln euro, ja pamjet e kokainës së kapur në portin e Pireut që kishte destinacion Shqipërinë

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg
Droga

GREQIA- Policia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e Pireut. Kokaina e gjetur në 2 kontejnerë të mbushur me karkaleca, vinte nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

Nga fotot dhe videoja e publikuar vërehet se mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e Spartës. Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.

Të arrestuarit lidhur me rastin janë Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç. Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. 

 

2 VITE ME PARE

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", droga me destinacion Shqipërinë në Portin e Pireut, kush janë shqiptarët e arrestuar?

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg
Foto ilustruese

GREQIA- Të tjera detaje kanë dalë nga gjetja e 320 kg drogë brenda 2 kontejnervë me karkaleca në portin e Pireut në Greqi ku mësohet se të arrestuarit janë Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç.

Bëhet me dije se Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij. Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe.

Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. 

2 VITE ME PARE

Destinacion Shqipëria, kapen 320 kg në Portin e Pireut, arrestohen 4 persona

EMRAT/ "Biznesmeni me autobusa turistik dhe me 3 identitete", 320 kg
Foto ilustruese

GREQIA- Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin e Pireut. Mësohet se sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Për këtë rast mësohet se janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë. Një prej shqiptarëve të arrestuar bëhet me dije se është një person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.

porti i pireut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet