LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Dhunohet efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona i zënë pritë me shkopinj bejsbolli, arrestohet një prej autorëve

• Një efektiv policie dhe vëllai i tij janë dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. • Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. • Efektivi është dhunuar nga 4 persona me shkopinj bejsbolli. Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës. • Një nga autorët e ngjarje është vënë në pranga dhe është Blerim Bulica, ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj. • Bulica në polici ka deklaruar se arsyeja e ngjarjes ka qenë një borxh që efektivi i kishte dhe se asnjëherë nuk ia ka kthyer.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U arrestua pasi dhunoi policin dhe vëllain e tij në Tiranë, Blerim Bulica: Njihesha me ta, s'më ka kthyer paratë

EMRAT/ Dhunohet efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona i zënë
Policia

TIRANË- 29-vjeçari Blerim Bulica i arrestuar për dhunimin e një efektivi police dhe vëllain e tij ka deklaruar se shkaku i ngjarjes është për një shumë parash. Sipas Bulicës, efektivi i ka marrë një shumë parash më parë atij dhe nuk ia ka kthyer. 

Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, pasi ata njiheshin që në Kukës. Po ashtu ai ka theksuar se sa herë që janë takuar më para, kanë përfunduar në fyerje.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Dhunoi efektivin së bashku me 4 persona të tjerë, arrestohet 29-vjeçari, i gjenden jelekë antiplumb

EMRAT/ Dhunohet efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona i zënë
Sekuestrimet

TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për dhunimin e dy personave gjatë orëve të para të mëngjesit. I riu së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim kanë dhunuar efektivin e policisë në makinën e tij së bashku me një të afërm i tijin. 29-vjeçari i arrestuar është Blerim Bulica, ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Shkak për dhunën, dyshohet se është bërë një borxh që kishte vëllai i autorëve. Ndërkohë që nga aksioni i policisë, u sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Direction", nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kapet dhe vihet në pranga pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, 29-vjeçari që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, goditi ditën e sotme dy shtetas (njëri prej tyre punonjës Policie). Sekuestrohen 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti disa persona kanë goditur shtetasit E. F., dhe B. F., dhe automjetin e tyre, dhe më pas janë larguar, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Direction". Pas një ndjekje intensive nga shërbimet e Policisë, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç.

29-vjeçari, në bashkëpunim me 4 shtetasit e tjerë, rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën "Besim Alla", për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasit E. F., (punonjës Policie) dhe B. F., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Dhunimi i efektivit në Tiranë, autorët i zunë pritë, të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli gjuajnë makinën

EMRAT/ Dhunohet efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona i zënë
Pamje nga ngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të të afërmit të tij, nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Dyshohet se efektivi është dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli. Siç duket nga pamjet e siguruara nga News24, efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.

Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.

2 VITE ME PARE

Sherr në Tiranë/ Dhunohen dy punonjës policie, në kërkim autorët (DETAJET)

EMRAT/ Dhunohet efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona i zënë
foto ilustruese

TIRANË- Një grup personash në rrethana ende të paqarta kanë goditur një punonjës policie dhe shokun e tij në Tiranë. Gjatë konfliktit efektivit i ra arma e shërbimit në tokë, e cila është gjendur më pas në vendngjarje. 

Punonjësi i policisë dhe personi tjetër i plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën "Besim Alla", gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.

blerim bulica dhunohet nje efektiv ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet