Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tronditet Vora. • Qazim Budlla, 72 vjeç ka qëlluar me sëpatë gruan e tij pas koke. • E moshuara me emrin Vasilika Budlla, 69 vjeçe, është qëlluar, pas një konflikti me motive të dobta me bashkëshortin e saj. • Fillimisht e moshuara është dërguar në qëndrën shëndetësore të Fushë Krujës dhe më pas është sjellë në Tiranë te spitali i Traumës. • 69-vjeçarja fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë që 72-vjeçari është shoqëruar në polici dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. • Kjo nuk është hera e parë që 69-vjeçarja dhunohet nga burri i saj, pasi në trup kishte shumë shenja dhune.
4 artikuj për këtë temë.
VORË- 72-vjeçari Qazim Budlla që qëlloi gruan e tij më sëpatë pas kokë është arrestuar nga policia. Mësohet se i moshuari është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërkohë që Vasilika është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe. Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
VORË- Detajë të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se 72-vjeçari Qazim Budlla dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkogë që mësohet kjo nuk është hera e parë që ai e ka dhunuar gruan e tij. Kjo pasi ajo kishte në trup shenja të shumta të dhunës. Fillimisht e moshuara Vasilika Budlla është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës.

VORË- Qazim Budlla është 72-vjeçari që qëlloi gruan e tij me sëpatë në kokë. Pas një konflikti me motive të dobta, Budlla mori sëpatën dhe qëlloi mbi gruan e tij, 69-vjeçarës Vasilika Budlla.
E moshuara është dërguar në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmë shëndetësore më të specializuar. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
VORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku një burrë ka qëlluar gruan e tij me sëpatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Breg Shkozë.
Dosja.al, mëson se burri ka qëlluar gruan e tij me sëpatë, pasi një konflikti me motive të dobta. E moshuara është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet se si është gjenda e saj.