LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Kërcënuan grupin e xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë, Policia shoqëron xhaxhallarët e kandidatit të PS

• Gazetarët e “Syri Tv” janë kërcënuar, teksa kanë qenë në qytetin e Rrogozhinës, pranë një lokal duke xhiruar një mbledhje të Partisë Socialiste në qytet. • Xhaxhai, punonjës policie i Edison Memollës, ka kërcënuar grupin e xhirimit të SYRI TV. • Siç duket edhe nga pamjet e regjistrua nga kamera, xhaxhai i kryebashkiakut ka shtyrë me dorë dhe ka kapur për krahu njërin nga pjesëtarët e grupit të xhirimit, duke i kërkuar që ta merrte me vete. • Edhe pse i pyetur nga gazetarja Marsi Korreshi se kush ishte, ai nuk ka pranuar të identifikohet. • Pas publikimit të pamjeve dhe reagimit, Policia ka bërë me dije se ka shoqëruar dy xhaxhallarët e kandidatit të Partisë Socialiste, të identifikuar si: 65-vjeçari Arif Memolla si dhe një 47-vjeçar tjetër me emrin Agim Memolla. • Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vetë Edison Memolla dhe as nga Partia Socialiste. • Më 23 korrik, do të mbahen sërish zgjedhjet lokale në Rrogozhinë, ku sërish do të garojë Memolla dhe Shkëlqim Hoxha. •Përfaqësuesit ligjorë të koalicionit "Bashkë fitojmë" kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kërcënimi i grupit të SYRI TV nga xhaxhallarët e Memollës, reagon Berisha: Të organizuara nga Erion Veliaj

EMRAT/ Kërcënuan grupin e xhirimit të SYRI TV në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit dhe kërcënimit të bërë ndaj grupit të xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë. Në rrjetet e tij sociale, kryedemokrati Berisha tha se e dënon sulmin, duke shtuar se e gjitha është e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

"Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij. Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre,"-shkruan Berisha në rrjetet e tij sociale. 

Grupi i xhirimi i SYRI TV, ndodhej në Rrogozhinë për të transmetuar informacione në lidhje me drekën që kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kishte shtruar për mjekë, mësues, e punonjës të tjerë të administratës në lokalin e tij. Filmimet kanë "shqetësuar" të afërmit e Edison Memollës, të cilët kanë kërcënuar anëtarët e grupit të xhirimit të SYRI TV, e më pas janë shoqëruar në Komisariat për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen.

3 VITE ME PARE

Kërcënuan gazetaren e Syri Tv në Rrogozhinë, shoqërohen në polici dy xhaxhallarët e Edison Memollës

EMRAT/ Kërcënuan grupin e xhirimit të SYRI TV në
Marsi Korreshi

RROGOZHINË- Dy persona që kanë kërcënuar dhe kanosur gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditën e sotme janë shoqëruar në polici. Mësohet se personat e shoqëruar janë 65-vjeçari Arif Memolla si dhe një 47-vjeçar tjetër me emrin Agim Memolla, të afërm të kandidatit socialist Edison Memolla, xhaxhallarët e kryebashkiakut aktual të Bashkisë. Këta dy persona nuk kanë lejuar që gazetarja të raportojë mbi një takim elektoral që kandidati i PS-së Edison Memolla bëri me punonjës të administratës, mësues dhe personel mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Rrogozhinë Rreth orës 11:55, Policia e Rrogozhinës ka marrë një telefonatë për ndihmë, nga ekipi i xhirimit të televizionit Syri TV, pasi gjatë kohës që po realizonin një kronikë, në qytetin e Rrogozhinës, pranë një lokali, 2 shtetas i kishin kanosur dhe iu kishin kërkuar që të largoheshin dhe të mos filmonin ambientin privat. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së telefonatës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë marrë kontakt me pjesëtarët e ekipit të xhirimit dhe i kanë këshilluar për të bërë kallëzim në Stacionin e Policisë Rrogozhinë, por ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim, por janë marrë dëshmitë e tyre mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në Stacionin e Policisë Rrogozhinë, për veprime të mëtejshme procedurale, 2 shtetasit e përfshirë, konkretisht shtetasit A. M., 65 vjeç dhe A. M., 47 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë. Policia e Shtetit e çmon shumë të vlefshme dhe të rëndësishme punën e gazetarëve, si dhe marrëdhënien e tyre me Policinë e Shtetit, prandaj në këtë kuadër i siguron gazetarët se do të kenë gjithmonë mbrojtjen e Policisë, si dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit, ndaj kujtdo që tenton të cenojë apo pengojë gazetarët në përmbushjen e misionit të tyre.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Raportuan aktivitetin e kandidatit të PS-së në Rrogozhinë, kërcënohet gazetarja gjatë Live

EMRAT/ Kërcënuan grupin e xhirimit të SYRI TV në
Marsi Korreshi

RROGOZHINË- Persona të paidentifikuar janë kërcënuar dhe sulmuar gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku gazetarja po raportonte mbi një takim të kandidatit të Partisë Socialiste Edison Memolla.

Kërcënimet janë bërë për shkak se kandidati i Ramës, Edison Memolla ka vendosur të shtrojë një drekë për mësuesit, mjekët dhe punonjës të tjerë të administratës, gjë e ndaluar në fushatë. Persona të ndryshëm, në këmbë apo dhe me makina kanë rrethuar dhe kërcënuar grupin e xhirimit, duke i kapur edhe për krahu, apo duke u kërkuar edhe që të largohen, ndyshe do ti largojnë me veprime të dhunshme.

edison memolla rrogozhine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit