All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë në bark, shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës në Greqi, arrestohet ish-bashkëshorti

• Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në mes të rrugës. • Danaj është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët. • Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë. • 40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. • Lidhur me ngjarjen e rëndë është zbuluar dhe identiteti i autorit të dyshuar të krimit. • Bëhet fjalë për 50-vjeçarin nga Vlora, Eduart Danaj, ish-bashkëshorti i viktimës i cili ështërrestuar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes • Mësohet se 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj nga Vlora, e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. • Sipas informacioneve, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. • Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Babai vrau mamin", pa nënën të vdekur, vajza e 40-vjeçares shqiptare në Greqi shpërthen në lot: Ndoshta ai e gjeti atë rrugës për në punë

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Viktima dhe autori
All - Paragraf - 1

GREQIA- Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje të lidhen me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj me thikë. 40-vjeçarja Enkelejda Danaj ishte nënë e dy fëmijëve. Raportohet se vajza e saj ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka thënë “Ndoshta është nëna ime”. Detajet i ka dëshmuar një banore e zonës në Menidi, e cila ka treguar se vajzën e pa në gjendje shoku duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën e saj.

Ajo shpërtheu në lot dhe me një foto të nënës në celular pyeste policin nëse gruaja e vrarë ishte mamaja e saj 40-vjeçare.

"Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha 'ndoshta është nëna ime' ndërsa ajo po qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, u tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte më kanë vrarë mamanë, kanë vrarë mamanë ime, ajo ishte shumë e tronditur. Ajo po thoshte 'ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti atë rrugës për në punë'", thotë dëshmitarja.

Siç shpjegon ajo, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi ka vrarë mamin”.

2 VITE ME PARE

Vrau me thikë ish-gruan në Greqi del FOTO e shqiptarit nga Vlora, shpallet në kërkim nga Policia

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Enkelejda Danaj, Eduart Danaj

GREQI - Personi që shikoni në foton e mësipërme është Eduart Danaj autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Enkelejda Danaj në Greqi. 50-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për vendodhjen e tij. 

Enkelejda Danaj u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo është goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Ai tashmë është shpallur në kërkim, dhe deri tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

2 VITE ME PARE

Del FOTO/ Kjo është 40-vjeçarja shqiptare që u vra me thikë nga ish-bashkëshorti në Greqi

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Enkelejda Danaj

GREQI - Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, e cila u vra me thikë mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi nga ish-bashkëshorti i saj Eduart Danaj, 50 vjeç me origjinë nga Vlora.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo është goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar burrin drejt aktit ekstrem, ndërsa raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Ai tashmë është shpallur në kërkim, dhe deri tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë

2 VITE ME PARE

EMRI/ Vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ish-bashkëshorten i dyshuar kryesor, ja kush është 50-vjeçari nga Vlora

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Foto nga vendi i ngjarjes

GREQIA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u gjet e vrarë me thikë në mes të rrugës, është zbuluar dhe identiteti i autorit të dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin nga Vlora, Eduart Danaj, ish-bashkëshorti i viktimës i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Denoncimi i parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta më vonë.

Gjithashtu, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë. 

2 VITE ME PARE

EMRI/ Dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti, zbulohet identiteti i shqiptares që u gjet e pajetë në mes të rrugës në Greqi

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Foto nga vendi i ngjarjes

GREQIA- Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në mes të rrugës. Danaj është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët. Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.

Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, i cili tashmë është në shënjestër të autoriteteve dhe në kërkim.

2 VITE ME PARE

U godit me thikë në bark, shqiptarja gjendet e vrarë në mes të rrugës në Greqi

EMRAT/ "Kishte denoncuar disa herë", u godit me thikë
Policia greke

GREQIA- Një grua shqiptare, rreth 40-vjeç, është gjetur e pajetë në rrugë në Menidi, në Greqi nga kalimtarët. Mediat greke raportojnë se shqiptarja është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

40-vjeçarja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje.

Autoritetet kanë nisur kërkimet në të kaluarën, duke u munduar të gjejnë prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Pas identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo kishte bërë denoncim për dhunë në familje.

 

 

vrasja e shqiptares ne greqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet