LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një punonjës policie, arrestohen 8 persona, 2 shpallen në kërkim

• Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës. • Nga sherri janë përfshirë 12 persona mes të cilëve dhe disa punonjës policie jashtë shërbimit. • Nga sherri dy persona me emrat Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.• Në këtë sherr janë përfshirë dhe 3 efektiv policie, një ish-efektiv policie dhe si një student në akademinë e Policisë. • Në sherr kanë marrë pjesë Alvaro Sulejmani, Kidi Sulejmani, Redi Sulejmani (të tre vëllezër) Ergis Sulejmani, Igli Duka, Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani. • Sherri ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërkohë që janë përfshirë dhe sende të forta. • Po ashtu në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja duke shtuar dyshimet se është qëlluar dhe me armë zjarri. • Ndërsa janë dorëzuar në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani. • Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.• Policia thotë se punonjësi i Policisë, me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. • 8 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate ku pati të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur me sende të forta në Sarandë. • Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Sherri masiv në Sarandë, arrestohen 4 punonjës policie dhe 4 persona të tjerë, 2 në kërkim

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një
Armët

SARANDA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar sot se lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate në Sarandë ku pati të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur me sende të forta, janë arrestuar 4 punonjës policie dhe 4 persona të tjerë. AMP bën me dije se 2 persona janë proceduar në gjendje të lirë ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas AMP, një nga punonjësir e policisë gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit. 

Mësohet se nga veprimet hetimore të kryera nga AMP ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” 4 punonjës policie. Ndërkohë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

Të arrestuar:

Alvaro Sulejmani

Ilkid Sulejmani (shkurt Kidi)

Mihal Sulejmani (shkurt Redi)

Ergis Sulejmani

Kejvi Sulejmani

Shemsho Sulejmani

Kristjan Sulejmani

Delars Duka

Në kërkim:

Igli Duka

Beqir Çoçka

Në gjendje të lire:

Enea Nexhipi

Albion Nexhipi

Njoftimi:

AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas, 2 shtetas referohen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Punonjësit e policisë:
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

1 VITE ME PARE

Konflikti i dhunshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, 2 shpallen në kërkim

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një
Foto ilustruese

SARANDA- 8 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate ku pati të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur me sende të forta në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie. 

Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyrë në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë. 

1 VITE ME PARE

Përplasja me përfshirjen e efektivëve në Sarandë, policia: Inspektori është pezulluar nga detyra

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një
Foto ilustruese

SARANDA- Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë.

Policia thotë se punonjësi i Policisë, inspektori me inicialet A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ U përfshinë në sherrin masiv në Sarandë, kush janë efektivët e Policisë, 3 persona vetëdorëzohen në Komisariat

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një

SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga sherri masiv mes 12 personave në Sarandë. Mësohet se sherri ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërkohë që dy persona Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur. 

Ndërkohë që deri më tani janë zbuluar se në këtë sherr janë përfshirë dhe 3 efektiv policie, një ish-efektiv policie dhe si një student në akademinë e Policisë. Mësohet se në sherr kanë marrë pjesë Alvaro Sulejmani, Kidi Sulejmani, Redi Sulejmani (të tre vëllezër) Ergis Sulejmani, Igli Duka, Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani. 

Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë

Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë

Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë

Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë

Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë

Ndërsa janë dorëzuar në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani. 

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Sherri mes 12 personave në Sarandë, gjenden gëzhoja plumbi në vendngjarje

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një

SARANDË- Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv mes 12 personave ditën e djeshme në Sarandë. Nga zënka kanë mbetur të plagosur dy persona Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja plumbi, që dyshohet se në sherr janë përdorur dhe armë zjarri. Në sherrin masiv janë përfshirë dhe punonjës të policisë jashtë shërbimit. 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ U përfshinë në sherrin masiv në Sarandë, kush janë të plagosurit që u transportuan në spital

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një
Foto Ilustruese

SARANDË- Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi janë dy personat që mbetën të plagosur nga sherri masiv në Sarandë ditën e djeshme. Mësohet se dy personat u konfliktuan me disa persona të tjerë përfshi këtu dhe punonjës policie jashtë detyrës. 

Gjatë sherrit për motive të dobta janë përfshirë 12 persona në fshatin Gjashtë. Ndërkohë që personat e përfshirë në sherr janë shpallur në kërkim nga policia. 

1 VITE ME PARE

Sherr masiv në Sarandë, të përfshirë dhe punonjës të policisë. Dy përfundojnë në spital

EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, pezullohet nga detyra një
Policia

SARANDË- Një sherr masiv ka ndodhur mes disa personave ditën e djeshme në Sarandë. Mësohet se në sherrin masiv kanë qenë pjesë dhe punonjës të policisë jashtë shërbimit. Nga sherri për motive të dobta, dy persona kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në hetimet ka marrë pjesë dhe AMP për shkak të punonjësve të policisë që kanë qenë pjesë e zënkës.  

Njoftimi i Policisë: 

Sarandë/Informacion paraprak Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

albi nexhipi enea nexhipi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet