Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një sherr mes stafit të spitalit 'Shefqet Ndroqi' ka përfunduar në plagosje me armë të ftohta. • Debati ka nisur mes mjekut radiolog Dashamir Çajka dhe infermierit Mikel Osmani. • Sherri ende nuk dihet se për cilat arsye ka ndodhur. • Ndërkohë që i plagosuri është qëlluar 2 herë me thikë në pjesën e brinjës. • Ndërsa autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është e mjekut radiolog Dashamir Çajka në spitalin 'Shefqet Ndroqi'. Çajka pas një debati ditën e sotme ka qëlluar 2 herë me thikë infermierin Mikel Osmani.
Shkaku i sherrit mes tyre ende nuk dihet. Ndërkohë që pas plagosjes, Çajka është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mes stafit në spitalin 'Shefqet Ndroqi'. Mësohet se sherri ka ndodhur mes infermierit Mikel Osmani si dhe laborantit për ekografinë Dashamir Çajka.
Sherri mes tyre nisi në ambientet e spitalit dhe u përshkallëzua në përdorimin e thikës. Çajka ka qëlluar me thikë dy herë në brinjë Osmanin, i cili ndodhet te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË- Një debat mes një mjeku dhe një infermieri në spitalin 'Shefqet Ndroqi' ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta. Mësohet se një 32-vjeçar pas debatit ka qëlluar me thikë kolegun e tij 37 vjeç, duke e plagosur. Teksa i plagosuri po merr mjekim në spital, mjeku është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.