Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, për shkak se Komisariati numër 2 refuzoi që të marrë përsipër kallëzimin e një vajze të re. • Tik-Tokerja Kasandra Cani shkoi ditën e djeshme në komisariatin numër 2 për të bërë kallëzim penal për shoqen e saj, me të cilën kishte konflikt. • Por efektivët refuzuan që të marrin përsipër kallëzimin. • Kjo ka bërë që Cani të zgjedh të bëjë 'vetëgjyqësi' dhe së bashku me një shoqen e saj kanë shkuar në banesën e dy motrave që kishte konfliktin. • Me një thikë në dorë, Cani ka qëlluar mbi motrat Esma dhe Xhemile Verlaku, duke lënë një të plagosur. • Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes. • Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku bën me dije se Kasandra Cani, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. • Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Esma dhe Xhemile Verlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. • Motrat pas largimit nga komisariati kanë shkuar në banesë e 26-vjeçares dhe janë konfliktuar fizikisht. • Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës njërën nga motrat, konkretish Esma Verlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. • Sipas versionit të policisë në reagimin e mëposhtëm dy motrat janë larguar nga komisariati pa përfunduar procedurën e kallëzimit e tyre.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, konflikt i cili degradoi në plagosje me thikë. Kasandra Cani, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Esma dhe Xhemile Verlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç janë paraqitur në ambientet e Komisariatit Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.
Motrat pas largimit nga komisariati kanë shkuar në banesë e 26-vjeçares dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës njërën nga motrat, konkretish Esma Verlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas versionit të policisë në reagimin e mëposhtëm dy motrat janë larguar nga komisariati pa përfunduar procedurën e kallëzimit e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.
Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.
Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.
Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit.
TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autorja e ngjarjes është Tik-Tokerja Kasandra Cani, e cila ka masakruar dy motrat me thikë Esma dhe Xhemile Verlaku.
Ngjarja nisi ditën e djeshme ku Cani u paraqit për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.

Në këtë situatë, ajo zgjodhi të bëjë "vetëgjyqësi" duke marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë.
Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes.

TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.
Në këtë situatë, ajo ka zgjedhur të bëjë "vetëgjyqësi" dhe ka marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes.

Ky është një tjetër skandal që përfshin Policinë e Shtetit, pas hedhjes së Policit Azbi Spahiu nga lartësia pasi shoqëroi djalin e biznesmenit Samir Mane. Një tjetër konflikt paralelisht i lidhur me detyrën ka rezultuar në dhunimin e një efektivi të Shqiponjave. E.H., është dhunuar për shkak të detyrës pasi kishte ndaluar disa kohë më parë, djalin e Saimir Allushit, mik i Erion Veliajt. /Dosja.al