LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut (EMËR+FOTO)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Athinës këtë të hënë, në zonën e Agios Panteleimonas, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri. • Sipas mediave greke, viktima u qëllua për vdekje në mes të rrugës dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. • Ai ka pësuar një plagë të rëndë në kokë nga armë zjarri.•  Gjithashtu policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. • Ndërkohë hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje. • Sipas mediave greke, viktima është i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi. • Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. • Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

3 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

U ekzekutua në mes të Athinës/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës/
Artur Bashimi

ATHINË- Vijojnë të dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 47-vjeçarit shqiptar nga Gjirokastra. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas. Forca të shumta policie greke rrethuan vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Sipas të dhënave, Bashimi kishte qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

Burime policore konfirmojnë se i ndjeri është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku. Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera.

Vrasja e Artan Cukut

Në vitin 2017 Jambelli në shenjë hakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me Kristaq Leçin për të realizuar vrasjen. Ky i fundit u takua edhe shtetasin M. Sh., të cilit iu premtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte në Gjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin.

Leçi e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojit pistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrë vëzhgim. M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë në vendngjarje pa shenja jete. Ai u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë.

11 MUAJ ME PARE

EMËR+ FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në mes të Athinës, 47-vjeçari pjesë e një organizate kriminale

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës/
Artur Turabi

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një burrë u gjet i vrarë pas një incidenti me të shtëna armësh. Sipas mediave greke, viktima është 47-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi. Ai u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjeku ligjor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij ekzekutimi.

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës/

11 MUAJ ME PARE

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë, 47-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në mes të Athinës/
pamje nga vendngjarja

ATHINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë. Mësohet se një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas mediave greke shqiptari u qëllua për vdekje në kokë dhe u gjet i shtrirë pa shenja jete në adresën Michalis Voda 200. Sakaq, policia greke ka rrethuar zonën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe mjeku ligjor. Hetimet janë duke vijuar për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të kësaj vrasjeje.

artur turabi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet