All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

EMRI+ FOTO/ Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali! Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar, ja pista që po hetohet

• Një shqiptar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. • Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është vrarë në zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali. • Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. • Atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. • I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri. • Një nga plumbat e goditi 25-vjeçarin në qafë, plagë që rezultoi fatale. • Banorët e zonës, të zgjuar nga të shtënat, njoftuan menjëherë autoritetet. • Në vendngjarje mbërriti urgjenca mjekësore, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. • Dy miqtë që ndodheshin me të mbetën të padëmtuar, por në gjendje shoku, dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit. • Karabinierët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të gjera për zbardhjen e ngjarjes. • Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, nga larja e hesapeve deri te përfshirja e mundshme në rrethana kriminale. • Autoritetet po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë publike dhe private për të identifikuar autorët dhe itinerarin e arratisjes së tyre. • Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e • Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar.

3 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar, ja pista që po hetohet

All - Paragraf - 1

EMRI+ FOTO/ Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali!

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës. Bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.

Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe u ndalua në orët e pasdites në një autostradë, duke shkuar drejt Romës. Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të sigurisë publike dhe private në zonë dhe targave të të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.

Si ndodhi ngjarja?

25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte përfshirë i riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe dhe autori dhe viktima mund të kenë njohje me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

25-vjeçari u godit disa herë dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje. Hetuesit tani po hetojnë nëse incidenti brenda klubit mund të lidhet me vrasjen.  Muharremi jetonte në Fucecchio (Firence) dhe punonte në një lavazh makinash lokal./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate/ Ky është 25-vjeçarit që u vra në Itali, ja çfarë dëshmuan banorët (FOTO)

EMRI+ FOTO/ Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali!
Kevin Muharremi

ITALI- Personi që shihni në foto është  25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë në Montecalvoli di Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, në qendër të qytetit.

Sipas hetimeve fillestare, 25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej ne sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.

Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherrin në të cilin ishte përfshirë i riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe dhe autori dhe viktima mund të kenë njohje me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punonte në një lavazh makinash në Fucecchio.

Banorët dëgjuan të paktën tre të shtëna me armë zjarri dhe më pas bërtitën: “Ata vranë Kevinin, ata vranë Kevinin"./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

EMRI+ FOTO/ Ekzekutohet me armë zjarri i riu shqiptar në Itali!

ITALI- Një shqiptar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është vrarë në zonën e Montecalvolit, në komunën Santa Maria a Monte në Itali.

Viktima është Kevin Muharremi, 25 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. Atentati ndodhi rreth orës 05:30 në via della Repubblica, në qendër të zonës së banuar, përballë një bari dhe pranë selisë së Misericordia-s së Montecalvolit. I riu po kthehej nga një mbrëmje me dy miq, kur makinës me të cilën udhëtonin iu afrua nga një automjet tjetër, nga ku u qëllua të paktën tre herë me armë zjarri. Një nga plumbat e goditi 25-vjeçarin në qafë, plagë që rezultoi fatale.

Banorët e zonës, të zgjuar nga të shtënat, njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërriti urgjenca mjekësore, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Dy miqtë që ndodheshin me të mbetën të padëmtuar, por në gjendje shoku, dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Karabinierët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetime të gjera për zbardhjen e ngjarjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, nga larja e hesapeve deri te përfshirja e mundshme në rrethana kriminale. Autoritetet po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë publike dhe private për të identifikuar autorët dhe itinerarin e arratisjes së tyre.

Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar./Dosja.al

kevin muharremi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet