Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Rafije Abedin, 73-vjeç është gjetur e pajetë me shenja në fytyrë pasditen e sotme në banesën e saj, në zonën e "21 dhjetorit" në Tiranë. • Sipas dëshmisë së vajzës së saj e moshuara vuante nga sëmundje të shumta, ndërsa kishte hequr edhe gjirin nga kanceri. • Ajo shton se pjesa e djathtë e fytyrës së nënës së saj ishte e nxirë, ndërsa prej një jave ka qenë e vetme në shtëpi dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte fare. • Viktima, sipas vajzës i ka pasur shenjat edhe më herët, ndërsa i janë theksuar javën e fundit. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia. • Nga veprimet hetimore nuk të kryera në vendngjarje, rezulton se 73-vjeçarja, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. • Deri tani dyshohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Rafije Abedini, 73-vjeç u gjet e vdekur në banesë, e cila sipas policisë dhe dëshmisë së vajzës së viktimës, ajo vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Gjithashtu thuhet se nga veprimet hetimore nuk të kryera në vendngjarje, rezulton se 73-vjeçarja, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. Deri tani dyshohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën "Sulejman Pitarka", ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 73-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e sotme në banesën e saj në zonën e “21 dhjetorit”. Sipas dëshmisë së vajzës Rafije Abedini vuante nga sëmundje të shumta, ndërsa kishte hequr edhe gjirin nga kanceri.
Ajo shton se pjesa e djathtë e fytyrës së nënës së saj ishte e nxirë, ndërsa prej një jave ka qenë e vetme në shtëpi dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte fare.
Viktima, sipas vajzës së saj i ka pasur shenjat edhe më herët, ndërsa i janë theksuar javën e fundit.
TIRANË- Një grua është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek rruga "21 Dhjetori". Nga informaciconet e para bëhët me dije se viktima është Rafije Abedini.
Ajo është gjetur pa jetë në banesë, ndërsa ka pasur edhe gërvishtje në fytyrë. Policia po heton ngjarjen.