LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i djegur "Porsche i përdorur nga autorët, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria! Vëllai i tij i dënuar për vrasje në vitin 1997

• 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Kamëz.•  Sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. • Në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash. • Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar. • Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura në vitin 2023 është gjetur i djegur në Zall Her. • Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në krim. • Ndërkohë policia ka ushtruar kontrolle në disa në Kamëz , ku në njërën prej tyre është gjetur po ashtu një pistoletë me silenciator, e cila është dërguar për kryerjen e ekspertizë. • Ka dyshime që Visha të jetë vrarë me armë me silenciator, pasi banorët e zonës ku ndodhi vrasja janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. • Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. • Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Xhami i bërë shoshë nga plumbat, del FOTOJA e makinës ku u ekzekutua Lulzim Visha

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
foto ilustruese

TIRANË- Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai punonte si postier. Siç shihet në foto xhami i përparmë i makinës është bërë shoshë nga plumbat. 

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i

Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri.

Visha dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Lulzim Vishës, në një nga banesat e kontrolluara në Kamëz gjendet një pistoletë me silenciator

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
foto e makines së lulzim vishes

KAMËZ- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçari i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë paraditen e sotme. 

Sipas informacioneve në një banesat e kontrolluara në Kamëz është gjetur një pistoletë me silenciator. Arma e zjarrit është dërguar për kryerjen e ekspertizës, ndërsa nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen e Vishës. Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 48-vjeçarit në Tiranë, policia: U gjet i djegur në Zall-Herr "Porsche" i autorëve me targa të vjedhura, brenda automjetit ishte arma e dyshuar e krimit

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
foto ilustruese

TIRANË-48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Lidhur me ngjarjen policia bën me dije se është gjetur automjeti tip "Porsche" i përdorur nga autori/ët e ngjarjes në Zall Herr. 

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se brenda makinë është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur në vrasjen e Vishës. Ndërkohë gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Vrau Refik Domin në vitin 1997, ky është vëllai i postierit Lulzim Visha që u ekzekutua sot në Tiranë (FOTO)

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Besnik Visha

TIRANË - Personi që shihni në foton e mësipërme është Besnik Visha, vëllai i postierit Lulzim Visha i cili u qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në Zall Mher. Hasmëria është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.

Besnik Vishës ishte dënuar për vrasjen e policit Refik Domit në vitin 1997, ngjarje që ndodhi për motive të dobëta pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Besnik Visha u dënua me 12 vjet burg për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sakaq lidhur me ngjarjen policia ka ngritur dhe një pistë tjetër hetimi. Pasi viktima (Lulzim Visha) dyshohet se ishte konfliktuar muajt e fundit me dy vëllezër, banues të zonës.

1 VITE ME PARE

Gjendet një makinë e djegur në Zall Herr, dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Automjeti i djegur

TIRANË - Një automjet i djegur është gjetur mesditën e sotme në Zall Herr. Dyshohet se mjeti në flakë i përket autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u ekzekutua mëngjesin e kësaj të premte brenda makinës teksa ishte duke shkuar në punë.

Autorët ende të paidentifikuar, janë arratisur në drejtim të paditur, ndërkohë policia vijon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Dyshohet se u ekzekutua me silenciator, kjo është makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha (FOTO)

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Makina ku u gjet i vrarë Lulzim Visha

TIRANË - Makina që shikoni në foton e mësipërme është mjeti ku u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm 48-vjeçari Lulzim Visha. Visha ishte punonjës në një postë private dhe është ekzekutuar brenda mjetit të punës teksa ishte nisur për të marr turnin. 

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët ende të paidentifikuar vijojnë të jenë në arrati, ndërsa dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Detaje nga vrasja e Lulzim Vishës/ 48-vjeçari punonjës në një postë private, u ekzekutua brenda mjetit të punës

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Lulzim Vishës në Zall Mner, Tiranë. Mësohet se Visha ishte punonjës në një postë private, dhe është ekzekutuar brenda mjetit të punës. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës dhe paraprakisht dyshohet se Visha është nxjerrë në pritë.

Në automjet raportohet se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete por banorët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Kjo ngre dyshimet se Visha mund të jetë ekzekutuar me silenciator.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Lulzim Vishës, policia rrethon zonën, dyshohet se autorët janë larguar me një "Porche" ngjyrë gri

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi në Tiranë ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet i vrarë me armë zjarri brenda një makine, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Policia ka rrethuar zonën, dhe kanë ngritur pika kontrolli pasi ka dyshime se autorët janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri.

Deri më tani nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie.

 

 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja misterioze e Luzim Vishës, dalin PAMJET nga vendngjarja, gjenden 12 gëzhoja në automjet

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Vrasja misterioze e 48-vjeçarit Lulzim Visha, në Tiranë vijon të jetë në hetim nga Policia ndërsa janë publikuar dhe pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja. Visha u gjet i pajetë brenda një makine mëngjesin e kësaj të premte në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. 

Nga hetimet e deritanishme thuhet se pista paraprake ku po heton policia është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Sakaq në automjetin ku i gjet i vrarë Visha, raportohet se janë gjetur edhe 12 gëzhoja plumbash. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, vëllai i tij vrau Refik Domin në vitin 1997

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria teksa mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Ndërkohë, sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. Policia bën me dije se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

1 VITE ME PARE

48-vjeçari u gjet i vrarë në automjet në Zall Mner, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Foto ilustruese

TIRANA- 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria.

1 VITE ME PARE

Gjendet i vdekur brenda një makine 48 vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri (EMRI)

Ekzekutohet me armë zjarri Lulzim Visha në Kamëz/ Gjendet i
Policia

TIRANË - Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 48-vjeçari i identifikuar si Lulzim Visha, është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. 

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

vrasje ne tirane lulzim visha refik domi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet